Grupi rus “Wagner” do t’i dërgojë Kievit trupat e ushtarëve të vrarë në Soledar
Grupi privat ushtarak rus “Wagner” do të dërgojë trupa...

E pranoj, e kam ndryshuar mendimin. Për një kohë të gjatë e kuptoja shumë mirë hezitimin e kancelarit Scholz për të mos dërguar armë të rënda në Ukrainë. Dhe mund ta kuptoj shumë mirë shqetësimin, se Gjermania apo e gjithë NATO-ja përmes dorëzimit të armatimeve të caktuara përfshihen në luftë. Të mos harrojmë se politikanët rusë kanë kërcënuar me këtë, dhe presidentin Putin ka luajtur madje edhe me mundësinë nukleare. Pra ka arsye për të vepruar me mençuri ndaj Rusisë.
Problemi është: Putini e di këtë, më shumë se kaq, ai e ka llogaritur këtë që nga fillimi. E në një kohë kur Ukraina lufton për jetën dhe lirinë me dëshpërim, ushtria ruse shkatërron sistematikisht shtëpi dhe infrastukturë civile. Po kryhen krime lufte para derës sonë!
Frika nga një luftë që harrohet
Parë nga shifrat e larta të superioritetit ushtarak rus apo shfrenimin se si zhvillohet lufta nga Rusia, duhet thënë se ushtria ukrainase ia ka dalë shumë mirë të mbrohet, madje të marrë edhe territore. Kjo ka ndodhur falë ndihmës ushtarake perëndimore. Por kundërofensiva ukrainase me sa duket po mbërrin në kufijtë e saj, ndërkohë ka filluar një luftë mbrojtëse në fronte. Rusia mund të durojë më gjatë me këtë formë lufte. Por edhe pa luftime të rënda të përditshme, çdo ditë është një ditë vuajtjeje për popullatën civile, të mos harrojmë edhe një ditë në të cilën bota mund t'u drejtohej problemeve më urgjente, për shembull luftën kundër urisë, që ka marrë përmasa të mëdha me luftën në Ukrainë.
Tani nuk është koha për negociata
Në kohën e një situate ushtarake për momentin, në kohën e ngushticave të furnizimit me energji dhe inflacionit në shumë vende mbështetëse të Ukrainës janë shtuar thirrjet për aktivizimin e diplomacisë: Duhet që të negociohet për paqen! Një gjë është e qartë: Nëse Ukraina negocion tani atëherë ajo do të marrë një paqe të diktuar nga Rusia. Siç tha edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në intervistë me Deutsche Wellen. "Kur presidenti Putin të ndalë veprimet luftarake ka paqe. Nëse Ukraina ndal së luftuari, ajo nuk do të ekzistojë më si shtet i pavarur." Prandaj diplomacia dhe ndihma ushtarake nuk janë kundërthënëse, por plotësojnë njëra-tjetrën. Ukraina duhet të negociojë nga një pozicion i fortë, këtë ajo nuk e ka ende.
Putin e intepreton çdo gjë si të dojë
Sipas ekspertëve ushtarakë, tanket luftarake perëndimore do të bënin dallimin e madh, pasi me to Ukraina në vend që të ruajë vetëm pozicionet e saj mund të hynte në zonat e pushtuara ukrainase. Sipas Putinit, këto territore janë ndërkohë rajone të Rusisë, Çfarë do të ndodhte, nëse Rusia ndërhyrjen ukrainase me tanke perëndimore do ta shihte si hyrje në luftë të vendeve që i kanë dërguar këto tanke. Përgjigja është: Putini mund ta interpretojë çdo gjë si të dojë. Ai mund të interpretojë si fillim lufte edhe gjëra të tjera. Por perëndimi nuk duhet të bëhet i varur prej kësaj, e drejta ndërkombëtare është në anën e ukrainasve dhe mbështetësve të saj, sepse ky vend po mbrohet kundër një agresori.
Asgjë nuk është pa rreziqe
Po, kjo rrugë nuk është pa rreziqe. Por rruga tjetër, ajo e përmbajtjes dhe hezitimit është edhe më e rrezikshme. Putinit dhe imituesve të tij potencialë ajo do t'u tregonte, se ajo mund të fillojë një sulm kundër një vendi dhe nuk ka pasoja. Atëherë objektivat e ardhshëm të tij do të ishin Moldavia dhe shtetet baltike.
Ndaj hezitimi në dërgimin e tankeve luftarake nuk është më me vend, nëse ka qenë ndonjëherë qëndrimi i duhur. Për sa kohë që asnjë vend tjetër perëndimor nuk do të dërgojë tanke luftarake, Scholz mund të thoshte, se ai nuk do veprime të veçuara gjermane. Tani Britania e Madhe del në pararojë me dërgimin e tankeve Challenger, pavarësisht se kush e ndjek pas. Shtete të tjera si Polonia dhe Finlanda do të dërgonin menjëherë tanke Leopard, nëse Gjermania i lejon, sepse Berlini ka të drejtën e dhënies së lejes për tanket e tij luftarake. Dhënia e një lejeje të tillë do të ishte më e pakta që mund të bënte qeveria federale. Por ajo ende refuzon. Kundër dërgimit të tankeve nga Gjermania mund të vlejë si argument vetëm aftësia mbrojtëse e vendit, por asnjë arsye tjetër diplomatike, strategjike dhe morale.
Dërgimi i tankeve luftarake duhet kryer për arsye ushtarake, ai mbështetet nga e drejta ndërkombëtare dhe është sinjali vendimtar ndaj Putinit dhe aleatëve të tij, që vendet perëndimore qëndrojnë të bashkuara për lirinë. Qeveria federale nuk mund të presë shumë gjatë, ndryshe ajo rrezikon të humbë besueshmërinë./ Dw
Grupi privat ushtarak rus “Wagner” do të dërgojë trupa...
Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën d...
Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gja...
Në fillim të javës, presidenti bullgar, Rumen Radev kishte...
Ambasadori i Kievit në Londër, Vadym Prystaiko, tha se eki...
Mosdhënia e detajeve nga takimet e ndërmjetësuesve perëndi...
Para 24 shkurtit, Said Ismagilov ia dedikonte shërbimin e ...
Ministri i Arsimit i Zelandës së Re do të bëhet kryeminist...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John...
Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë ...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor...
Kundërshtarët e abortit mbajtën marshimin e parë për jetën...
Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksi...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s dhe 50 vendeve janë mbledh...
Presidenti Joe Biden përsëriti paralajmërimet e tij pë...
Finlanda ka njoftuar një paketë të re prej më shumë se 400...
Grevat e fundit që po mbahen në Francë për të kundërshtuar...
Jacinda Ardern ka thënë se “nuk pendohet” pse ka dhënë dor...
Mediat amerikane janë duke raportuar se drejtori i Agjenci...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...