Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Presidenti Joe Biden përsëriti paralajmërimet e tij për ndryshimin klimatik dhe premtoi ndihma federale për Kaliforninë, pas sasisë së madhe të reshjeve kohët e fundit që kanë shkaktuar përmbytje në shkallë të gjerë. Por siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Anita Powell, kritikët thonë se ai nuk ka bërë sa ç’duhet, ndërkohë që ata që lavdërojnë politikat dhe iniciativat e tij ligjore për klimën thonë se ndryshimi nuk do të vijë brenda natës.
Qiejt gri mbi Kaliforni, të ashtuquajturin shteti i artë, janë shembulli më i fundit i motit ekstrem që Presidenti Joe Biden thotë se është shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
Moti ekstrem i shkaktuar nga ndryshimet klimatike krijon stuhi më të mëdha dhe më të shpeshta.
Presidenti Biden e vizitoi Kaliforninë të enjten për të vlerësuar dëmin e shkaktuar nga përmbytjet e fundit, për të premtuar ndihma federale dhe për të dhënë një mesazh:
“Duhet të investojmë tek një infrastrukturë më e fortë për të zvogëluar ndikimin e këtyre katastrofave, pasi në një kuptim ato i shtohen njëra-tjetrës. Kemi caktuar tashmë fondet nga ligji për infrastrukturën që firmosa një vit më parë”, tha Presidenti Biden.
Ai tha se ka marrë edhe masa të tjera me ligjin e miratuar së fundmi për uljen e inflacionit, që cakton rreth 400 miliardë dollarë fonde federale për energjinë e pastër, me qëllim përmbushjen e detyrimeve të Shteteve të Bashkuara në kuadrin e Marrëveshjes së Parisit për uljen e ngrohjes globale nën nivelin 2 gradë Celcius.
Presidenti Biden ka mbështetur gjithashtu teknologjitë e reja amerikane për energjinë e pastër me qëllim uljen e nivelit të gazrave ndotës, që shkencëtarët thonë se shkaktojnë ndryshimet klimatike.
Sherri Goodman nga Programi për Ndryshimin dhe Sigurinë Mjedisore të Qendrës Wilson thotë se qeveria amerikane e ka parë ndryshimin klimatik prej kohësh si një kërcënim.
“Duhet t’i shohim si rreziqe komplekse dhe në rritje, pasi njëri rrezik – furtunat e ushqyera nga zjarret në pyje – kanë në vazhdim ndikim te faza e ardhshme e zhvillimeve klimatike, te ngjarjet ekstreme, tek ndryshimet e vrullshme atmosferike; ato ndërveprojnë”, thotë zonja Goodman.
Barra financiare duhet të përballohet nga qeveria dhe sektori privat së bashku, thotë ajo. Ky mesazh iu dha edhe pjesëmarrësve në Forumin Botëror Ekonomik.
Presidenti Biden dërgoi në këtë forum në Davos të Zvicrës përfaqësuesin e tij më të lartë për klimën, John Kerry.
Drejtuesi i grupit financiar Zurich Insurance Group thotë se organizatat e ndryshme duhet të bashkojnë forcat për të luftuar ndryshimin klimatik.
“Zgjidhja e ndryshimeve klimatike i ngjason një pune në ekip. Nuk vjen nga vetëm një sektor, pra duhet të jenë të përfshira qeveritë. Bizneset, sektori financiar duhet të punojnë së bashku për të trajtuar këto çështje vërtet komplekse dhe në sistem”, thotë John Scott, drejtues për riskun financiar në “Zurich Insurance Group”.
Zonja Goodman thotë se ndryshimi do të kërkojë kohë.
“Nuk mund të heqim dorë menjëherë nga karburanti. Do të përdorim naftë dhe gaz edhe për disa kohë”, thotë ajo.
Por kritikët thonë se udhëheqësit duhet të jenë më agresivë, në veçanti kur bëhet fjalë për t’u përballur me industritë që ndotin mjedisin.
“Nuk mundemi ta ndreqim këtë problem pa veprim të fortë nga qeveria. Dhe kjo duhet të fillojë duke u përballur me kompanitë e hidrokarbureve që janë në epiqendër të problemit dhe që janë përpjekur prej kohësh të çorientojnë vëmendjen, të mohojnë dhe t’i shtyjnë gjërat”, thotë Kassie Ziegel, nga Qendra për Diversitet Biologjik, në Institutin për Legjislacionin Klimatik.
Disa nga kundërshtarët politikë të Presidentit Biden, madje edhe disa kolegë demokratë, kanë kundërshtuar miratimin e ligjeve më të forta, duke argumentuar se këta sektorë industrialë krijojnë vende të vlefshme pune.
A po bën pra Presidenti Biden më shumë se ç’duhet, apo jo mjaftueshëm? Vetëm koha, dhe temperaturat, do ta tregojnë./ VOA
Finlanda ka njoftuar një paketë të re prej më shumë se 400...
Grevat e fundit që po mbahen në Francë për të kundërshtuar...
Jacinda Ardern ka thënë se “nuk pendohet” pse ka dhënë dor...
Mediat amerikane janë duke raportuar se drejtori i Agjenci...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet nd...
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i ka bërë të ditura p...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se “nuk ka keqar...
Hyrja në Shengen nuk i ka hequr menjëherë në tërësi ra...
Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve am...
Është konfirmuar të enjten në Mal të Zi rasti i parë i inf...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Kievi thotë se aleatët perëndimorë duhet të përshpejto...
PARIS (AP) – Qindra mijëra vetë protestuan në rrugët e Par...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Ndërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Sht...
Gjermania po përballet me trysni në rritje për të furn...
Një ditë më parë, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Bli...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas raportimeve të njëjt...
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...