Lajçak, në Prishtinë: Kemi pritur më shumë mirëkuptim për propozimin europian
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet nd...

Mediat amerikane janë duke raportuar se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, ka udhëtuar javën e kaluar në Ukrainë për të zhvilluar bisedime sekrete me presidentin e shtetit, Volodimir Zelenski.
As zyra e Zelenskit, dhe as zyrtarë të Qeverisë ukrainase, nuk i kanë komentuar publikisht raportimet për udhëtimin e Burns-it.
Të përditshmet amerikane, "The Washington Post" dhe "New York Times", kanë thënë më 19 janar se udhëtimi është bërë në mënyrë që Burns të informojë zyrtarët ukrainas për synimet e ushtrisë ruse në muajt e ardhshëm.
Komandantët ushtarakë ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një ofensivë të re.
Vetë Ukraina besohet se është duke krijuar terren për kundërofensivën e saj.
Të dyja palët janë aktualisht të përfshira në luftime të ashpra për të fituar kontrollin e qytezave ukrainase në lindje, përfshirë Bahmutin dhe Soledarin.
“Drejtori Burns ka udhëtuar në Kiev, ku është takuar me homologë ukrainas të inteligjencës, si dhe me presidentin Zelenski për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën në mbrojtje, kundër agresionit rus”, ka raportuar "Post", duke u bazuar në një zyrtar amerikan të paidentifikuar.
Burnsit i janë dhënë merita të veçanta për ofrimin e informacioneve shumë të rëndësishme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Shefi i CIA-s, është ndër zyrtarët e shumtë amerikanë që kanë udhëtuar në Kiev.
Më herët gjatë kësaj jave, në kryeqytetin ukrainas kanë qenë: Wendy Sherman, zëvendëssekretare amerikane e Shtetit, Colin Kahl nënsekretari amerikan i Mbrojtjes dhe Jon Finer, zyrtar i lartë për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Po këtë javë, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhny është takuar me homologun e tij amerikan, gjeneralin Mark Miller në Poloni, për të diskutuar më shumë hollësi rreth luftës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet nd...
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i ka bërë të ditura p...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se “nuk ka keqar...
Hyrja në Shengen nuk i ka hequr menjëherë në tërësi ra...
Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve am...
Është konfirmuar të enjten në Mal të Zi rasti i parë i inf...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Kievi thotë se aleatët perëndimorë duhet të përshpejto...
PARIS (AP) – Qindra mijëra vetë protestuan në rrugët e Par...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Ndërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Sht...
Gjermania po përballet me trysni në rritje për të furn...
Një ditë më parë, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Bli...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas raportimeve të njëjt...
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë ...
Bashkimi Europian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të ...
A do ta sulmojë Bjellorusia Ukrainën? Kjo pyetje rikthehet...
Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pra...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po synon që të zgja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...