Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Para 24 shkurtit, Said Ismagilov ia dedikonte shërbimin e tij myslimanëve të Ukrainës. Që nga 24 shkurti e deri më sot, shërbimi i tij është zhvendosur në vijën e parë të frontit të luftës. I lindur në Donjck, Ismagilov ishte Myftiu i Administratës Shpirtërore të Myslimanëve të Ukrainës (UMMA).
Vendimi i tij për të dalë vullnetar në front (aktualisht po lufton në një nga brigadat para-mjekësore në Bakhmut në Ukrainën Lindore), që lidhet me origjinën e tij. “Rusët e kanë përndjekur familjen time për një shekull, duke shkatërruar gjithçka që kemi dhe vlerësojmë”- thotë 44-vjeçari.
Së fundmi, në rrjetet sociale u shfaq një video ku Said lexon suren 48 të Al-Fath, një nga kapitujt e Kuranit kushtuar fitores. Klipi tregonte rrënojat e Bakhmutit, në sfondin e xhamisë së papërfunduar së ndërtuari, një vonesë e diktuar nga pushtimi rus. Një ndër motivet e shumta pse Ismagilov ka marrë armën, është një motiv personal që mishëron historinë e Ukrainës.
“Në vitin 2014, të njëjtët moskovitë erdhën në Donbas dhe më persekutuan. U detyrova të shkoja në Kiev, dhe u vendosa me banim në Buça. Por vjet moskovitët erdhën atje dhe e grabitën shtëpinë time. Jam shumë i zemëruar me ta. Ne duhet ta shkatërrojmë perandorinë e tyre”- shprehet ai. Në një intervistë për gazetën ukrainase, Pravda, Said Ismagilov foli për zbrazëtinë shpirtërore të Rusisë, motivimin e ukrainasve në këtë luftë dhe armën më të fuqishme njerëzore.
Spiritualiteti rus

“Para luftës, unë kam qenë myfti. Takohesha rregullisht me mbretër, presidentë, ministra dhe deputetë. Tani jetoj në të ftohtë, pa ngrohje apo energji elektrike dhe në baltë deri në gjunjë. Nuk kam qenë kurrë në një situatë të tillë. Është e vështirë të parashikosh se si do të sillesh kur shkon në luftë.
Shumë njerëz janë në panik. Dikush është i hutuar. Të tjerët, përkundrazi, janë shumë të përqendruar dhe e bëjnë mirë punën e tyre. Ata thonë se Putini premtoi se do ta merrte Bakhmutin deri në Vitin e Ri. Rusët përdorën këtu të gjitha forcat dhe burimet e tyre.
Ata po përparojnë si të çmendur, pa llogaritur humbjet. Putin ka një dëshirë fanatike për ta pushtuar Bakhmut, pasi dikur kryqtarët kalonin vazhdimisht nga Evropa në Lindjen e Mesme për të pushtuar Jerusalemin për hir të një ideje. Por spiritualiteti i rusëve është bosh. Unë nuk kam asnjë simpati për armikun.
Sepse po e shoh me sytë e mi se po sillen në mënyrë çnjerëzore. Kjo është tronditje për ukrainasit dhe të gjithë njerëzit normalë. Por për vetë rusët, kjo është normale. Ata kanë një nivel morali aq patetik sa të bëjnë krime të tmerrshme dhe të mos e vrasin mendjen për to.
Kur flasin për spiritualitetin rus, është i njëjti mit si mitet për “ushtrinë e dytë të botës” dhe “kulturën ruse”.
Në studimet fetare, ekziston një term, ritualizëm, pra kur një person nuk beson në Zot, virtyte morale apo vlera; por kur gjëja më e rëndësishme është kryerja e saktë e ritit. Putin vari një kryq në qafë, shkoi në Kishë, ndezi një qiri dhe dhuroi diçka, dhe ja u bë! Por të gjitha këto rite formale nuk kanë asnjë domethënie. Pasi i njëjti person në jetë mund të sillet si krimineli dhe mëkatari më i keq. Prandaj them se spiritualiteti i rusëve është bosh.
Putin si Ivani i tmerrshëm

Said Ismagilov thotë se ka shumë motive personale në këtë luftë. Kryesori është se myslimanët e Ukrainës nuk e duan pushtimin rus. Rusia nuk është miqësore apo tolerante ndaj Islamit. Që nga koha e Ivanit të Tmerrshëm, myslimanët kanë pësuar humbje të mëdha nga moskovitët.
Cari organizoi një masakër në Kazan, dhe urdhëroi vrasjen e të gjithë burrave, madje edhe të djemve të vegjël. Që nga ajo kohë , myslimanët janë shfarosur vazhdimisht në të gjithë Rusinë. Në Ukrainë, kjo shihet tek historia tragjike e tatarëve të Krimesë. Tani moskovitët në Krimenë e pushtuar vazhdojnë të pësojnë të njëjtin represion.
“Myslimanët e Ukrainës e dinë se të gjitha të drejtat, liritë, jeta fetare dhe ringjallja jonë shpirtërore do të përfundojnë nëse Rusia vjen këtu. Shumica e myslimanëve në Rusinë moderne, pavarësisht se çfarë u bëhet atyre apo si u shkatërrohet gjuha, kultura dhe feja e tyre, durojnë gjithçka. Ata nuk kanë vullnet të rezistojnë.
Në këtë aspekt dallojnë vetëm myslimanët e Kaukazit të Veriut, të cilët e kanë kundërshtuar vazhdimisht skllavërinë, rusifikimin dhe shkatërrimin e identitetit kombëtar. Në Kaukaz, vetëdija është më e lartë. Në rajone të tjera të Federatës Ruse, situata është e tmerrshme. Shohim që disa myslimanë janë bërë më rusë se vetë rusët”- thotë kleriku mysliman.
Uniteti është fitore
“Të gjithë duhet të kuptojmë një gjë: Ukraina do të fitojë vetëm në unitet dhe për hir të vetëdijes se kush jemi dhe për çfarë po luftojmë. Kjo frymë vëllazërimi, vlerat e lirive demokratike dhe parimet morale duhet të ruhen edhe pas luftës. Nuk mund të ketë pajtim
me bashkëpunëtorët që kanë punuar me Rusinë në territoret e pushtuara.
Pas luftës do të duhet të jetojmë për një kohë të gjatë me atë që kemi përjetuar. Gjëja kryesore është që këto kontradikta të mos shndërrohen në një pretekst për konflikte të brendshme. Prandaj pas fitores na duhet një dialog kombëtar. Unë nuk dyshoj tek fitorja jonë.
Për të gjithë ushtarët, mbrojtësit, vullnetarët dhe ata që punojnë për Ukrainën në një mënyrë ose në një tjetër, fitorja nuk fillon me armë. Ajo nis gjithmonë tek koka dhe zemra. Kur je i sigurt tek vetja dhe vendi yt, kur kupton se për çfarë lufton dhe nuk ankohesh për mungesën e energjisë elektrike, je tashmë fitues”- thotë ai.
Ministri i Arsimit i Zelandës së Re do të bëhet kryeminist...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John...
Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë ...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor...
Kundërshtarët e abortit mbajtën marshimin e parë për jetën...
Shtetet e Bashkuara do të vendosin javën e ardhshme sanksi...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s dhe 50 vendeve janë mbledh...
Presidenti Joe Biden përsëriti paralajmërimet e tij pë...
Finlanda ka njoftuar një paketë të re prej më shumë se 400...
Grevat e fundit që po mbahen në Francë për të kundërshtuar...
Jacinda Ardern ka thënë se “nuk pendohet” pse ka dhënë dor...
Mediat amerikane janë duke raportuar se drejtori i Agjenci...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet nd...
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i ka bërë të ditura p...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se “nuk ka keqar...
Hyrja në Shengen nuk i ka hequr menjëherë në tërësi ra...
Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve am...
Është konfirmuar të enjten në Mal të Zi rasti i parë i inf...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Kievi thotë se aleatët perëndimorë duhet të përshpejto...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...