Aludimet: Jeff Bezzos shet “Washington Post” për "Commanders"
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...

Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan (23.01.2023) në Bruksel një ndihmë të mëtejshme prej 500 milionë eurosh, përmes së cilës do të financohen blerjet e përbashkëta të armëve dhe municionit, bëjnë të ditur diplomatët. Kësisoj që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës shuma e vënë në dispozicion arrin në 3,6 miliardë euro.
Këto para dalin nga një fond i posaçëm në buxhetin e BE-së, i ashtuquajturi fond për facilitetin e paqes, në të cilin Gjermania si ekonomia më e madhe në grupin e 27 vendeve financon rreth një të pestën e fondit. Përveç kësaj ministri i Jashtëm Ukrainas Dmytro Kuleba i lidhur përmes video-konferencës u ka kërkuar homologëve të tij në BE tanke, sanksione të mëtejshme kundër rusëve dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, sikurse shkruan ai vet në rrjetin e komunikimit "Twitter". "Ne na duhen hapa të guximshëm e me vendosmëri, për të siguruar fitoren e Ukrainës më 2023", thekson ai.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u konsultuan gjithashtu për paketën e 10-të sanksioneve kundër Rusisë, që do të miratohet në njëvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt. Sipas diplomatëve është parashikuar ndër të tjera që të vendoset një tavan për çmimin e naftës dhe derivateve të saj. Për këtë është i nevojshëm një vendim unanim mes vendeve anëtare.
Polonia do të paraqesë kërkesë zyrtare për transferimin e tankeve gjermane "Leopard"
Në debatin për furnizimin e Ukrainës me tanket gjermane të tipit "Leopard" po bëhen lëvizje: Polonia do t'i kërkojë lejen qeverisë gjermane, që të miratojë dërgimin nga Varshava të tankeve "Leopard" nga arsenali i saj në Ukrainë. Këtë e vuri në dukje kryeministri polak, Mateusz Moraviecki. Ai nuk përmendi një datë konkrete se kur do të shtrohet kjo kërkesë.
Më parë erdhi deklarata e ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock, sipas së cilës qeveria gjermane nuk do ta pengojë furnizimin e tankeve Leopard në Ukrainë përmes Polonisë. Duke folur në intervistë me televizionin francez LCI, Baerbock tha se "nëse na pyesin, nuk do të nxjerrim pengesa", por "deri tani nuk na kanë pyetur për këtë". Krahas Polonisë edhe Finlanda është shprehur e gatshme të dërgojë tanke Leopard nga arsenali i saj në Ukrainë. Por meqënëse këto tanke janë prodhim gjerman, është i nevojshëm miratimi i qeverisë gjermane për furnizimin e këtyre arsenaleve në vende të treta.
BE rrit presionin ndaj Berlinit
Në BE po rritet presioni ndaj Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me tanket "Leopard". I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel tha, se preferon furnizimin. "Ne jemi këtu për të diskutuar mbi këtë çështje", tha ai përpara një bisede përmes videos me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Megjithatë, vendimi është në kompetencën e Berlinit.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha se kancelari Olaf Scholz ka "një përgjegjësi të madhe, për të ndërmarrë një hap". Europianët përara ofensivës ruse që pritet në pranverë duhet të garantojnë, se "edhe materiali i duhur është në dispozicion (...), në mënyrë që Ukrainë të mund të mbrohet".
Sipas Asselborn-it Kievit i duhen të paktën 300 tanke, Eshtë fakt, "që vetëm tanket "Leopard" janë kaq të pranishëm në Europë", tha ai duke iu referuar rreth 2000 tankeve të këtij tipi në arsenalet europiane.

Ushtria gjermane (Bundeswehr) fillon me zhvendosjen e sistemeve të mbrojtjes nga ajri Patriot në Poloni. Këto bateri mbrojtëse, sipas Ministrisë së Brendshme, do të zhvendosen nga Gnoien në Mecklenburg-Poremani në juglindje të Polonisë në kufirin me Ukrainën. Fjala është për dy nga tri sistemet patriot, që do të kontribuojnë për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake dhe do të përforcojnë mbrojtjen nga ajri në krahun lindor të NATO-s.
Sistemet e mbrojtura nga toka Patriot janë të lëvizshme dhe pedalet e qitjes mund të montohen në kamionë për t'u transportuar. Një Bateri Patriot mund të mbajë në shënjestër deri në 50 objektiva dhe mund të luftojë pesë objekte fluturuese njëkohësisht. Gjermania i ofroi sistemet Patriot, pasi në mes të nëntorit në territorin e kufirit polak goditi një raketë nga Ukraina./DW
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë krim...
Ministrat e Bashkimit Europian ranë dakord për një paketë ...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
Kompania shtetërore suedeze e minierave LKAB njoftoi së fu...
Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve l...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të dielë...
Një alarm për bombë në një avion të “Ryanair”, që ishte ni...
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore ap...
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare ...
Ligjvënësi amerikan George Santos vazhdon të shmangë p...
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka gjetur dokumente t...
Një hetim i Observer, zbulon se dhjetëra fëmijë azilkë...
Dhjetë persona u vranë gjatë një sulmi me armë zjarri ...
18 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore të dyja vend...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...