Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

OKB: Paralajmërim nga urrejtja dhe racizmi
Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përmes Rezolutës 60/7 shpalli 27 Janarin Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit (International Holocaust Remembrance Day). Ajo deklaron, se "Holokausti, gjatë të cilit u vranë një e treta e popullit hebre si dhe një numër i madh pjesëtarësh të pakicave të tjera, në të gjitha kohërat duhet t'u shërbejë të gjithë njerëzve si paralajmërim nga rreziqet e urrejtjes, intolerancës, racizmit dhe paragjykimit". Gjermania dhe vende të tjera e kishin aplikuar kohë më parë këtë ditë përkujtimore.
Më 27 Januar 1945 forcat e armatosura sovjetike, Ushtria e Kuqe, çliruan Kampin nacoionalsocialist të Përqendrimit dhe Shfarrosjes Auzhvic-Birkenau. Ushtarët hasën pak të mbijetuar, rënojat e dhomave të gazit, kufoma dhe hirin e të vrarëve. Vetëm në Auzhvic janë vrarë rreth 1,1 milionë njerëz, shumica rreth 90 përqind e tyre ishin hebrej – e Auzhvici ishte vetëm një ndër kampet e shumta të përndjekjes dhe varsjeve masive në Europë nga Gjermania nacionalsocialiste.
Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në Maj 1945 vdiqën mbi gjashtë milion hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz, që përndiqeshin si homoseksualë, si kriminelë, dëshmitarë të Jehovait dhe shumë njerëz të tjerë, kundër të cilëve drejtohej terrori nacionalsocialist.
Në ditën e parë përkujtimore mbarëbotërore të Holokaustit më 27 Janar 2006 Sekretari i Përgjithshëm asokohe i OKB-së, Kofi Annan, theksoi: "Përkujtimi është edhe një sigurim për të ardhmen. Humnera që u arrit në kampet naziste të vrasjes, nisi me urrejtjen, paragjykimet dhe antisemitizmin. Përkujtimi i këtyre zanafillave mund të na ndërgjegjësojë që vazhdimisht t'i kemi parasysh këto shenja paralajmëruese."
Parandalim i gjenocideve në të ardhmen

27 Janari është një mandat ndaj të gjitha vendeve anëtare të OKB-së, të kujtojnë burrat, gratë e fëmijët e përndjekur e të vrarë. Rezoluta 60/7 ndalon çdo formë të përgënjeshtrimit të Holokaustit. Ajo mbështet zhvillimin e programeve kualifikuese për përkujtimin e Holokaustit dhe do të kontribuojë për parandalimin e gjenocideve në të ardhmen.
Duke iu referuar Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut rezoluta dënon të gjitha format e "intolerancës fetare, kryengritjes, ngacmimit apo dhunës kundër personave ose bashkësive bazuar në prejardhjen e tyre etnike apo bindjen fetare" në të gjithë botën.
Përkujtimi në Izrael: Yom HaShoa
Në Izrael nuk është 27 Janari dita qendrore përkujtimore, por Yom HaShoa, që shumicën e rasteve është në prill. Dy minuta në mbarë vendin gjëmojnë sirenat: autobusët, makinat e gjithçka ndalon. Njerëzit heshtin, përkujtojnë viktimat. Koncepti që përdoret zakonisht në nivel ndërkombëtar Holokaust vjen nga greqishtja dhe do të thotë "tërësisht i djegur". Në Izrael bëhet fjalë për Shoa, "katastrofë".
Për herë të parë u përcaktua "Dita e Përkujtimit ndaj Shoa-së dhe heroizmit hebre" më 1951, ndërsa me ligj kjo ditë u rregullua më 1959. Kjo ditë bie në muajin Nisan të kalendarit hebre. Si orientim u mor kryengritja në geton e Varshavës në prill 1943. Sipas traditës hebreje dita përkujtimore fillon mbrëmjen përpara. Në ditët përkujtimore ndizen gjashtë pishtarë, që simbolizojnë gjashtë milionë viktimat hebreje. Të nesërmen pasojnë veprimtaritë përkujtimore në memorialin Yad Vashem.
Në Yom HaShoa gjithashtu tradicionalisht zhvillohet në Poloni një marshim përkujtimor midis kampit qendror Auzhvic dhe rreth një kilometër më tutje kampit të shfarrosjes Auzhvic-Birkenau, ku u vranë shumica e njerëzve. Në këtë "marshim të të gjallëve" (March of the Living) marrin pjesë mijëra hebrej të reja e të rinj. Gjatë kohës së pandemisë korona përkujtimi u zhvillua në mënyrë virtuale.
Dita përkujtimore e Holokaustit në Gjermani
Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore me fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë së Hitlerit kaloi edhe një gjysmë shekulli: Në vitin 1996 ish-presidenti Roman Herzog shpalli 27 Janarin Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Nacionalsocializmit. Në godinat publike në Gjermani qysh atëherë në këtë ditë flamujt vendosen në gjysmë-shtizë. Shumë shkolla e trajtojnë këtë temë në orët e mësimit.

Që nga viti 1996 gjithashtu organizohet më 27 Janar ose një ditë afër saj një seancë përkujtimore në Bundestag për viktimat e nacionalsocializmit. Ndërsa në vitet e para kryesisht mbanin fjalime përkujtimore politikanë gjermanë, gjithnjë e më shumë në vitet pasuese gjatë kësaj seance mbajnë fjalime shumë të mbijetuar të Holokaustit dhe politikanë nga vende të tjera, të cilët tregojnë për përvojat e tyre si: nga Izraeli, SHBA, Polonia, Franca, Spanja, Holanda, Çekia, Hungaria, Rusia apo Britania e Madhe. Ata rrëfejnë përvoja emocionuese dhe tërheqin vëmendjen. "Kurrë më! Kurrë më!", apeloi më 2022 presidenti i Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy.
Më 2011 për herë të parë me Zoni Weisz mbajti fjalim në Bundestag një pjestar i pakicës sinti dhe rome, më 2017 për herë të parë folën dy të afërm të viktimave të së ashtuquajturës eutanazi - vrasja e planifikuar e njerëzve me sëmundje të rënda ose aftësi të kufizuara.
Në qendër të seancës përkujtimore sivjet më 27 Janar 2023 për herë të parë do të flasin njerëz, që janë përndjekur gjatë nacionalsoclializmit për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Rozette Kats nga Holanda do të flasë si e mbijetuar e Holokaustit, e cila angazhohet për pakicat e përndjekura seksuale./DW
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Ma...
Të enjten, forcat ruse filluan një seri sulmesh me raketa ...
Ministrat e migracionit të Bashkimit Evropian po takoh...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardh...
As Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu falënderimi...
Gjatë natës, Guardia di Finanza e Brescias, me departament...
Dokumentet e klasifikuara vazhdojnë të shfaqen aty ku nuk ...
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social "Faceboo...
Traktati i Elizesë u nënshkrua rreth dy dekada pas Luftës ...
Gjermania është një vend emigrantësh dhe punëtorët e kuali...
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nx...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedime...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e...
Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të ma...
Deri më sot është shkruar dhe diskutuar shumë për problemi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...