SHBA: Pas vrasjeve masive, Shtëpia e Bardhë bën përpjekje për forcimin e kontrolleve për armët
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të mërkurën se deri në muajin mars do të dihet nëse do të ketë përparim lidhur me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve dhe kush do të jetë përgjegjës, nëse kjo nuk ndodhë.
Ai i bëri këto komente në një intervistë për Televizionin Klan Kosova në Prishtinë, ku po qëndron në kuadër të përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e të dyja palëve për propozimin.
“Nuk jam në favor të përcaktimit të afateve artificiale sepse përvoja tregon se asnjëherë nuk funksionon, por njëkohësisht do thosha se kemi afat natyror, sepse deri në muajin mars do ta dimë a jemi duke përparuar apo jo. Edhe nëse nuk përparojmë, do ta dimë pse nuk po përparojmë, kush është përgjegjës për këtë. Kuadri logjik kohor na tregon që ky vit është viti nëse dëshirojmë të arrijmë diçka. Pas nënshkrimit të marrëveshjes prapë na duhen disa muaj për zbatim, prandaj nuk do të duhej të humbim kohë”, tha zoti Lajçak, duke theksuar se po punohet ndaras me palët, “por kur t’i bashkojmë do të presim natyrisht që ta pranojnë planin, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë atë natyrisht”.
Zoti Lajçak tha se nënshkrimi i marrëveshjes do t’u jepte një shtytje shumë të madhe aspiratave evropiane të të dyja vendeve. Bashkësia ndërkombëtare, tha ai, ka për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur dhe do ta mbështesë njërën palë më shumë nëse e pranon propozimin ndërsa do të zvogëlojë mbështetjen për palën që nuk e pranon.
“Të gjitha llojet e mbështetjes, politike, ekonomike, financiare, mbështetjet për integrim në organizata tjera ndërkombëtare, mbështetjes në sjelljen e investimeve. Ne të gjithë jemi pjesë e komunitetit të gjerë ndërkombëtarë dhe është shumë e rëndësishme që të shiheni si pjesë e zgjidhjes apo pjesë e problemit, sepse kështu pastaj trajtoheni nga bashkësia ndërkombëtare”, tha zoti Lajçak.
Ai tha se propozimi mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfshirë edhe ato që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës si dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Ai tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje për integrimin e serbëve të Kosovës në institucione para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të caktuara për muajin prill në komunat në veriun e Kosovës. Ai tha se pret që qeveria e Kosovës të krijojë kushte për kthimin e serbëve të Kosovës në vendet e punës dhe nga Beogradi që të inkurajojë kthimin sepse sipas tij “kjo nuk është situatë normale”.
Vizita e zoti Lajçak në Prishtinë pason takimet e së premtes së kaluar në Prishtinë dhe në Beograd së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Diplomatët perëndimorë po u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Propozimi evropian parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i bëri thirrje të martën Kosovës që të pranojë propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.
Në një postim në rrjetin Twitter, zoti Chollet tha se bisedoi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe diskutoi “për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë”, shkroi ai
Qeveria e Kosovës e cila ka thënë se propozimi është bazë e mirë për diskutime, por ende nuk ka folur pas takimeve të së premtes së kaluar./ VOA
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e...
Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të ma...
Deri më sot është shkruar dhe diskutuar shumë për problemi...
Ministri i Jashtëm i Finlandës sugjeroi të martën se vendi...
Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë s...
Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gje...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha so...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të mart...
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se S...
Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se k...
Autoritetet verikoreane kanë paralajmëruar për mot ekstrem...
Jo shumë anëtarë talibanë mund ta takojnë atë, ndërsa edhe...
Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtar...
Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombev...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...