Greva të shumta në aeroportet e Gjermanisë
Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërb...

Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bëri thirrje për paqe të dielën pasi qindra vetë u vranë në dhunën më vdekjeprurëse në 13 vitet e luftës civile, duke vënë përballë përkrahësit e presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad kundër sundimtarëve të rinj islamikë të vendit.
Përleshjet, për të cilat një grup që monitoron luftën tha se kishin shkaktuar vdekjene 1,000 vetëve, kryesisht civilë, vazhduan për të katërtën ditë në qendrën e mbështetësve të Asadit.
Një burim sirian i sigurisë tha se ritmi i luftimeve ishte ngadalësuar rreth qyteteve Latakia, Jabla dhe Baniyas, ndërsa forcat e sigurisë kontrollonin zonat malore përreth ku fshiheshin rreth 5,000 kryengritës pro-Asad.
Presidenti i përkohshëm Sharaa u bëri thirrje sirianëve të mos lejojnë që tensionet sektare të destabilizojnë më tej vendin.
"Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen në vend, ne mund të jetojmë së bashku," tha zoti Sharaa në një video, duke folur në një xhami në lagjen e tij të fëmijërisë Mazzah, në Damask.
“Të jeni të sigurt për Sirinë, ky vend mund të mbijetojë... Ajo që po ndodh aktualisht në Siri është një sfidë e pritshme”.
Shtetet e Bashkuara dënuan "terroristët radikalë islamikë, përfshirë xhihadistët e huaj" për dhunën dhe u bënë thirrje autoriteteve të përkohshme të Sirisë që të mbajnë përgjegjës autorët e "masakrave kundër komuniteteve pakicë të Sirisë".
"Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah pakicave fetare dhe etnike të Sirisë, duke përfshirë komunitetet e saj të krishtera, druze, alavite dhe kurde, dhe u ofron ngushëllimet viktimave dhe familjeve të tyre", tha në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Rebelët e udhëhequr nga grupi islamik sunit i Sharaas, Hayat Tahrir al-Sham rrëzuan qeverinë e Asadit në dhjetor. Assadi u arratis në Rusi, duke lënë pas disa nga këshilltarët dhe mbështetësit e tij më të afërt, ndërsa grupi i Sharaas emëroi një qeveri të përkohshme dhe mori drejtimin e forcave të armatosura të Sirisë. Përmbysja e Asadit i dha fund dekadave të sundimit të familjes së tij, që u karakterizua nga një shtypje e ashpër dhe një luftë civile shkatërruese që filloi si një kryengritje paqësore në vitin 2011.
Lufta - në të cilën vendet perëndimore, ato arabe dhe Turqia mbështetën rebelët, ndërsa Rusia, Irani dhe milicitë besnike të Teheranit mbështetën Assadin - u kthye në një teatër për konflikte mes fraksioneve të armatosura, me besnikëri dhe axhenda të ndryshme. Ajo ka shkaktuar vdekjen e qindra-mijëra njerëzve dhe ka zhvendosur miliona sirianë.
RRITJA E KRYENGRITJES
Pas muajsh qetësie relative pas rrëzimit të Asadit, dhuna u rrit këtë javë pasi forcat e lidhura me drejtuesit e rinj islamikë filluan një goditje ndaj një kryengritjeje në rritje nga sekti alavit i Asadit në provincat mesdhetare të Latakisë dhe Tartous. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani, tha të shtunën se më shumë se 1,000 vetë ishin vrarë në dy ditë luftime.
Ai tha se 745 ishin civilë, 125 anëtarë të forcave siriane të sigurisë dhe 148 luftëtarë besnikë të Asadit.
Rami Abdulrahman, kreu i organizatës, tha se civilët përfshinin gra dhe fëmijë alavitë. Zoti Abdulrahman i tha agjencisë Reuters të dielën se numri i të vdekurve ishte një nga më të lartët që nga një sulm me armë kimike nga forcat e Asadit në vitin 2013, i cili shkaktoi vdekjen e rreth 1,400 vetëve në një periferi të Damaskut.
Bashkimi Evropian, zyrtarët e të cilit kanë bërë bisedime me Sharaan që kur ai u bë udhëheqës de fakto i Sirisë, dënoi "të gjithë dhunën kundër civilëve" dhe "çdo përpjekje për të minuar stabilitetin dhe perspektivat për një tranzicion të qëndrueshëm paqësor" në Siri./ VOA
Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërb...
Shërbimi Sekret amerikan gjatë një konfrontimi ka qëlluar ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë ...
Mediat ndërkombëtare duke iu referuar grupit monitorres...
Një incident ajror në aeroportin "Ronald Reagan" të Uashingt...
Dy 20-vjeçarë shqiptarë u arrestuan në Piacenza për trafik...
Ligjvënësit republikanë paraqitën një projektligj për shpe...
Telefonata e famshme e 2019-ës, që Donald Trumpi nuk ia ka f...
CDU konservatore e fituesit të zgjedhjeve Friedrich Merz, ...
Rebelët jemenas, Huthi, kërcënuan se do të rinisin sulmet ...
Vijojnë protestat dhe trazirat në Greqi. Sheshi “Sintagma”...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një b...
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me s...
Protestat në Serbi kanë vijuar dhe këtë të premte. Në krye...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parala...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se dë...
Deputeti amerikan i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i...
Shefi i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ...
Gjykata Supreme në Amerikë hodhi poshtë vendimin e adminis...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...