Nis spërkatja e kulturave të misrit në Maliq, trajtohen rreth 100 hektarë
Ka nisur procesi i spërkatjes së kulturave të misrit në Ba...
Ka nisur procesi i spërkatjes së kulturave të misrit në Ba...

Presidenti Donald Trump njoftoi se udhëheqësit europianë do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të hënën ose të martën për të diskutuar mënyrat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan shtoi se do të fliste edhe me presidentin rus Vladimir Putin “së shpejti”, si dhe sinjalizoi se administrata e tij ishte gati të kalonte në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Moskës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u shpreh se sanksionet ishin "ideja e duhur" dhe u bëri thirrje vendeve europiane të ndalojnë blerjen e energjisë ruse. Kjo vjen në një kohë kur Rusia nisi bombardimet e saj më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës gjatë luftës deri më tani, duke vrarë katër persona dhe duke goditur për herë të parë ndërtesën kryesore qeveritare të Ukrainës në Kiev.
Pas sulmit, gjatë të cilit Rusia lëshoi të paktën 810 dronë dhe 13 raketa drejt Ukrainës, Trump tha se nuk ishte “i kënaqur me të gjithë situatën”.
“Disa udhëheqës europianë do të vijnë individualisht në vendin tonë të hënën ose të martën”, tha Trump.
Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës që kur Trump dhe Putin mbajtën një samit në Alaska muajin e kaluar. Duke folur për "ABC News", Zelensky tha se vazhdimi i blerjes së naftës dhe gazit rus nga partnerët europianë nuk është “i drejtë”.
Zelensky gjithashtu përshëndeti planet e Trump për të vendosur tarifa dytësore për vendet që tregtojnë me Rusinë - që synojnë të pengojnë aftësinë e Moskës për të financuar luftën.
“Ne duhet të ndalojmë blerjen e çdo lloj energjie nga Rusia, dhe meqë ra fjala, çdo gjë, çdo marrëveshje me Rusinë. Nuk mund të kemi asnjë marrëveshje nëse duam t’i ndalojmë ato. Mendoj se ideja për të vendosur tarifa ndaj vendeve që vazhdojnë të bëjnë marrëveshje me Rusinë, është ideja e duhur”, tha ai.
Rusia ka shitur rreth 985 miliardë dollarë (729 miliardë paund) naftë dhe gaz që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022, sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër. Blerësit më të mëdhenj kanë qenë Kina dhe India. BE-ja ka ulur ndjeshëm - por jo ka ndaluar plotësisht - blerjet e energjisë ruse. Në qershor, Brukseli paraqiti plane për t'u dhënë fund të gjitha blerjeve deri në vitin 2027.
Muajin e kaluar, SHBA-ja vendosi tarifa prej 50% për mallrat nga India si ndëshkim për vazhdimin e blerjes së naftës ruse. Qeveria indiane ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë "marrëveshjen më të mirë" për blerjen e naftës për interesat ekonomike të popullsisë së saj. Dhe në një takim në Pekin javën e kaluar, Rusia tha se do të rriste furnizimet me gaz për Kinën.
Ndërhyrja e Zelensky-t vjen në një kohë kur grupi OPEC+ i vendeve prodhuese të naftës, që përfshin Rusinë, ka rënë dakord përsëri për të rritur prodhimin, një veprim që do të ushtrojë presion në rënie mbi çmimet e naftës. Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, i tha emisionit “Meet the Press” të NBC-së se SHBA-të po kërkonin më shumë mbështetje nga BE-ja për të vendosur tarifa dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse.
Bessent tha se nëse vendet e BE-së do të rrisnin sanksionet dhe tarifat dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse.
Ai shtoi: “Ne jemi në një garë tani midis sa gjatë mund të rezistojë ushtria ukrainase dhe sa gjatë mund të rezistojë ekonomia ruse”./ CNA, përkthyer nga "BBC"
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sugje...
Përfaqësuesi special i SHBA-së, Keith Kellogg, iu përgjigj...
Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të diel se është...
Të gjithë personat në Mbretërinë e Bashkuar me akses 4G os...
E ardhmja e kryeministrit francez François Bayrou varet në...
Uragani Kiko po dobësohet, por mbetet një uragan i mad...
Kjo fundjavë në Prishtinë mbart një rëndësi të veçantë, pa...
Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë gjatë natës ndaj ...
Në prani të rreth shtatëdhjetë mijë njerëzve në Sheshin e ...
Qeveria e Koresë së Jugut thotë se ka përfunduar bisedimet...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar e ka quajtur “g...
Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka njoftuar se do...
Kujdestarë, mjekë, inxhinierë – punonjës të kualifikuar po...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur në ...
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin K...
Zyrtarët portugezë që kanë hetuar daljen vdekjeprurëse të ...
Zëvendëspresidenti JD Vance nuk e konfirmoi një kandidim p...
Të paktën dy persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plago...
Incidente të dhunshme shpërthyen sonte në qendër të Athinë...
Raporti i ardhshëm i Sekretarit amerikan të Shëndetësisë R...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...