Përpjekje për "Zegjinezimin" e PD-së
“Zegjinezimi" i partisë po kthehet në një fenomen në skenë...
“Zegjinezimi" i partisë po kthehet në një fenomen në skenë...

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar e ka quajtur “gabim” vendimin e disa shteteve për ta njohur shtetësinë palestineze, dhe ka paralajmëruar se diçka e tillë mund të nxisë përgjigje unilaterale të paspecifikuar, pas raportimeve se Izraeli planifikon t’i aneksojë disa pjesë të Bregut Perëndimor.
Disa shtete, përfshirë Francën dhe Britaninë, janë zotuar për ta njohur shtetin palestinez në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet këtë muaj.
Marrëdhëniet francezo-izraelite janë tensionuar dukshëm javëve të fundit, prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se shteti i tij planifikon të jetë nikoqir i një konference të organizuar bashkë me Arabinë Saudite për të diskutuar në OKB zgjidhjen me dy shtete.
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë muajin e kaluar se Britania do ta njohë shtetësinë palestineze nëse Izraeli nuk arrin armëpushim për luftën në Gazë, të nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite në tetor të vitit 2023.
Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.
“Shtetet sikurse Franca dhe Britania, të cilat kanë çuar përpara të ashtuquajturën njohje, kanë bërë gabim të madh”, ka thënë Saar në një konferencë për media me homologun e tij danez, Lars Lokke Rasmussen.
Sipas tij, çuarja përpara e këtyre planeve e bën arritjen deri te paqja “më të vështirë”.
“Do të destabilizohet rajoni. Izraeli do të detyrohet të marrë vendime të njëanshme”.
Deklaratat e tij vijnë pasi Izraeli e ka miratuar një plan për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, përfshirë një projekt madhor në lindje të Jerusalemit.
Komuniteti ndërkombëtar, në anën tjetër, ka thënë se një veprim i tillë e rrezikon shtetin e ardhshëm palestinez.
Të gjitha vendbanimet izraelite në territorin e pushuar palestinez konsiderohen ileagale sipas ligjit ndërkombëtar.
Ndërkohë, Izraeli e vazhdon ofensivën e nisur në Gazë, pas sulmeve të Hamasit të vitit 2023, që kanë rezultuar me vrasjen e rreth 1.200 njerëzve, kryesisht civilë.
Prej rreth 240 pengjeve të kapura në sulm, 49 po mbahen ende në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite beson se kanë vdekur.
Sulmet hakmarrëse izraelite kanë vrarë mbi 62.000 njerëz në Gazë, shumica prej tyre civilë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë kredibile.
Një ditë më parë, ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës – zona më e madhe urbane në Gazë – meqë ushtria është duke operuar në qytet.
Forcat ushtarake izraelite janë duke kryer ofensivë në paralagje të qytetit që disa javë, pas vendimit të marrë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, për kapjen e asaj zone.
Netanyahu beson se Qyteti i Gazës është selia e Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – dhe pushtimi i tij është hap i domosdoshëm për t’i mposhtur militantët.
Situata humanitare është përkeqësuar rëndë në Gazë, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë thënë se palestinezët po përballen me zi të bukës./REL
Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka njoftuar se do...
Kujdestarë, mjekë, inxhinierë – punonjës të kualifikuar po...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur në ...
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar kryetarin e saj, Albin K...
Zyrtarët portugezë që kanë hetuar daljen vdekjeprurëse të ...
Zëvendëspresidenti JD Vance nuk e konfirmoi një kandidim p...
Të paktën dy persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plago...
Incidente të dhunshme shpërthyen sonte në qendër të Athinë...
Raporti i ardhshëm i Sekretarit amerikan të Shëndetësisë R...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi një paralajmë...
Qindra njerëz hynë në dhomën e homazheve të ngritur në Tea...
Parisi ndodhet përballë një krize të re politike, pasi qev...
Rusia e ka goditur sërish Ukrainën me një valë raketash, d...
Google është gjobitur me 2.95 miliardë euro (2.5 miliardë ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urd...
Policia serbe ka sulmuar me gaz lotsjellës dhe granata tym...
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka folur për politikën e ...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, bëri ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të premten se...
Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka dërguar t...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...