Ministrat e BE-së miratojnë edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën
Flamuri i Bashkimit Europian, pranë flamurit të Kosovë...

Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, duke iu referuar flotës prej 11 avionësh që u tërhoq nga përdorimi verën e kaluar. Por, jo të gjithë këta avionë janë në gjendje operacionale.
“Mendoj se është koha që të marrim një vendim”, shkroi Nad në "Facebook".
“Njerëzit po vdesin në Ukrainë, ne vërtetë mund t’iu ndihmojmë, nuk ka vend për të bërë politikë”, shtoi ai.
Nad tha se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Polonisë gjatë takimit të Bashkimit Europian të mërkurën dhe tregoi se i është thënë se Polonia do t’i bashkohej procesit për t’i dërguar Ukrainës avionët MiG-29.
Shtetet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës armë, por deri më tani kanë refuzuar që t’i dërgojnë avionë luftarakë. Polonia ka shprehur vullnet që të dërgojë avionë nëse formohet një koalicion shtetesh për këtë çështje.
Të enjten, shefi i zyrës së presidentit të Polonisë, Pawel Szort, i tha "Radio Puls" se numri i avionëve do të ishte më i ulët sesa 14 tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman, që Polonia ka premtuar se do t’i dërgojë në Ukrainë.
“Sigurisht se nuk do të korrespondojë me numrin e Leopardëve që janë dërguar. Ne sigurisht se do ta bëjmë këtë përmes një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar”, tha Szrot.
Shtetet që janë në krahun lindor të NATO-s, sikurse Polonia dhe Sllovakia, kanë qenë mbështetëse të fuqishme të Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin vitin e kaluar.
Përkushtimi i Varshavës për fqinjët e saj ka kontribuar që të shtyjë edhe shtetet e tjera europiane t’i japin Ukrainës armë të rënda, përfshirë tanke, që deri pak kohë më parë ishin kundërshtuar nga disa qeveri, përfshirë atë gjermane.
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, muajin e kaluar deklaroi se shteti i tij do të nisë diskutimet për dërgimin e avionëve, pas kërkesës së Kievit.
Ekzekutivi i Heger është Qeveri në detyrë deri në zgjedhjet që do të mbahen në shtator, dhe Nad tha se ishte i gatshëm që ta përfshijë edhe Parlamentin në vendimin për planin e dërgimit të avionëve në Ukrainë./REL
Flamuri i Bashkimit Europian, pranë flamurit të Kosovë...
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosov...
Ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave...
Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Q...
Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e...
Presidenti rus Vladimir Putin e ka përdorur gjithmonë ...
Portugalia kërkon t’i japë fund “vizës së artë” për të...
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në bot...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është de...
Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë ...
Propozimi i Presidentit Joe Biden për buxhetin synon të ul...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se është në fav...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumi "Bechtel En...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgim...
Policia në Republikën Çeke po kërkon informacion për një k...
Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshp...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka n...
Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar ...
Kina do të vazhdojë të punojë me Rusinë, duke vazhduar për...
Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...