Vrau me thikë fqinjin/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot nis vizitën dyditore në Prishtinë, që synim ka përgatitjet për rundin e ri të dialogut. Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë pritet të takohet me krerët e institucioneve shtetërore dhe me ata të partive opozitare. Sipas BE-së, pas qëndrimit në Kosovë, më 13 dhe 14 mars, Lajçak do të vizitojë Beogradin.
Vizita e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd vjen pas takimit të 27 shkurtit, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranuan planin europian për normalizimin e raporteve. Bartësit e dialogut po ashtu u shprehën të gatshëm të punojnë në planin për zbatimin e këtij propozimi.
Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe të modaliteteve për zbatimin e propozimit europian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 8 mars, se po vazhdojnë përgatitjet për takimin në Ohër.
“Do të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit të dakorduar europian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha ai.
Pavarësisht se e pranuan planin, që Kosovës dhe Serbisë fillimisht u ishte dorëzuar vitin e kaluar, Kurti dhe Vuçiq nuk e nënshkruan dokumentin gjatë takimit të 27 shkurtit.
Kurti ka deklaruar se ishte i gatshëm ta nënshkruante propozimin europian - Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, sipas tij, këtë gatishmëri nuk e pati pala serbe.
Një zyrtar i Bashkimit Europian, gjatë një takimi me gazetarë më 2 mars në Bruksel ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara Propozimin Europian - Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin ose planin e zbatimit.
BE-ja ka thënë se Lajçak përmes vizitave në Kosovë dhe Serbi, do të ndihmojë palët që të finalizojnë diskutimet për planin e zbatimit të propozimit europian.
Blloku europian ka thënë se pret që puna për zbatimin e propozimit të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Europian, që mbahet më 23-24 mars.
Propozimi europian synon që të çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dokumenti prej 11 nenesh – që u bë publik më 27 shkurt nga BE-ja – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.
Megjithatë, në nenin 2 të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi po ashtu përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Ky dokument, që fillimisht njihej si propozimi franko-gjerman, ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.
Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së. Por, palët kanë pikëpamje të ndryshme rreth marrëveshjes përfundimtare. Përderisa Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./ Rel
Ditën e sotme pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave...
Pas disa ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet, Q...
Rusia lëshoi breshëri raketash mbi gjithë territorin e...
Presidenti rus Vladimir Putin e ka përdorur gjithmonë ...
Portugalia kërkon t’i japë fund “vizës së artë” për të...
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në bot...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është de...
Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë ...
Propozimi i Presidentit Joe Biden për buxhetin synon të ul...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se është në fav...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumi "Bechtel En...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgim...
Policia në Republikën Çeke po kërkon informacion për një k...
Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshp...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka n...
Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar ...
Kina do të vazhdojë të punojë me Rusinë, duke vazhduar për...
Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha s...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të...
Gruaja më e vjetër në botë ka vdekur në Afrikën e Jugut në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...