Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha sot se propozimi i qeverisë për të ndaluar pothuajse të gjithë emigrantët që duan të kërkojnë azil në Britani është i ligjshëm. Qeveria britanike paraqiti një projektligj të ri dje, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Kritikët e kanë kundërshtuar projektligjin si shkelje të Konventës Ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut duke e krahasuar me masat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve ’30.
Ministrja e brendshme britanike Suella Braverman, e mbrojti projektligjin e ri, i cili i ndalon emigrantët e paligjshëm të kërkojnë azil, u mohon në të njejtën kohë të drejtën për të ankimuar vendimin e dëbimit dhe nuk i lejon më të rikthehen në Britani.
Agjencia e OKB-së për refugjatët tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga propozimet, të cilat do t'u mohonin njerëzve të drejtën për azil “pa marrë parasysh sa të vërteta dhe bindëse” mund të jenë rastet individuale.
Në tekstin e projekt-ligjit, qeveria britanike e pranon se ai mund të mos jetë në përputhje me detyrimet e Britanisë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që do të thotë se ligji mund të përballet me sfida ligjore.
“Unë besoj se masat tona janë në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare të cilave ne përmbahemi. Deklarata që ka të bëjë me shkeljen e mundshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është përfshirë për të qenë tejmase të kujdesshëm pasi po provojmë argumente juridike të reja për çështjen e emigracionit dhe nga kujdesi i shtuar, kemi lëshuar një deklaratë të tillë se ligji mund të bjerë ndesh me detyrimet ligjore ndërkombëtare. Nuk ka asgjë të papërshtatshme për këtë”, tha ministrja e brendshme britanike, Suella Braverman.
Projektligji kërkon që personat të cilët arrijnë në mënyrë të jashtligjme me varkë në Britani të ndalohen për 28 ditë dhe më pas të deportohen, me përjashtime vetëm për fëmijët, ata që nuk janë të aftë për të fluturuar për arsye mjekësore dhe njerëzit në rrezik të dëmtimit serioz, dhe me arsye të kufizuara për apel. Emigrantët, që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, nuk do të mund të përdorin ligjet egiztuese në Britani për të parandaluar dëbimin.
Ish futbollisti britanik, Gary Lineker që tani punon si komentator tek BBC, e krahasoi projektligjin me rregullat kundër të huajve në Gjermaninë e viteve 1930.
“Nuk ka një fluks të madh emigrantësh. Ne pranojmë shumë më pak refugjatë se vendet e tjera të mëdha evropiane. Kjo është thjesht një politikë jashtëzakonisht mizore e drejtuar ndaj njerëzve në rrezik me një gjuhë që nuk është e ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30….”, shkroi zoti Lineker në Twitter.
Zonja Braverman tha se ishte e “zhgënjyer” me kritikat e bëra nga zoti Lineker.
“Jam e zhgënjyer nga ky vlerësim. Mendoj se është e padobishme të krahasohen masat tona të ligjshme, proporcionale dhe me të vërtetë të mëshirshme, me Gjermaninë e viteve 1930. Unë gjithashtu mendoj se ne jemi në anën e popullit britanik. Është e qartë për këdo se populli britanik është lodhur nga kjo situatë e mijëra njerëzve që vijnë këtu ilegalisht me një kosto të madhe për taksapaguesit”, tha zonja Braverman.
Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e anijeve me emigrantë një nga pesë përparësitë e tij kryesore pasi numri i emigrantëve që mbërrijnë në bregun jugor të Anglisë u rrit në mbi 45,000 vitin e kaluar, një rritje prej 500% në dy vitet e fundit.
Sipas kryeministrit Rishi Sunak, i cituar nga shtypi britanik në 13 dhjetor të vitit të kaluar, përgjatë vitit 2022 në Britaninë e Madhe kishin mbërritur 13 mijë shqiptarë, sa 1/3 e emigrantëve që kishin hyrë në Britani përmes kanalit të La Manshit./VOA
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të...
Gruaja më e vjetër në botë ka vdekur në Afrikën e Jugut në...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)...
Një vit pas miratimit të direktivës për strehim të përkohs...
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian ka anuluar san...
Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në A...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)...
Ushtria ukrainase thotë se ka identifikuar një nga ushtarë...
Për botën e jashtme, e drejta e gruas për shkollim ësh...
Burokrati antikorrupsion, Kemal Kilicdaroglu, shpreson...
Afrika ka pasuri minerare me lëndë të para të ndryshme...
Ukraina nuk është i vetmi vend europian, sovraniteti i të ...
Gratë në Gjermani fitojnë në orë thuajse një të pestën...
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, do të...
Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata...
Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbas...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha të martën se em...
Qeveria gjermane tha të martën se kishte marrë shënim një ...
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 7 mars është arres...
Sekretarja e Brendshme britanike ka zbuluar projektligjin e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...