OKB: Regjimi taliban për gratë afgane, më represivi në botë
Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në A...

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian ka anuluar sanksionet e vendosura ndaj nënës së Yevgeny Prigozhin, aleatit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, njëherësh shefit të grupit të mercenarëve Wagner, që po marrin pjesë në luftën në lindje të Ukrainës.
Sanksionet e BE-së, që fillimisht ishin vendosur pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia më 2014, përfshinin ndalim të udhëtimeve dhe ngrirjen e mundshme të aseteve të personave të përfshirë në veprimet e Moskës.
Violetta Prigozhina iu shtua listës së sanksioneve më 23 shkurt të vitit të kaluar, një ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës. Ajo u fut në listën e sanksioneve së bashku me anëtarët e Qeverisë ruse, bankat, biznesmenët dhe ligjvënësit.
Prigozhina ishte ankuar për këtë vendim dhe gjykata e dytë më e lartë e bllokut europian më 8 mars vendosi se përfshirja e saj në listën e sanksioneve, duke u bazuar vetëm në faktin se ka lidhje familjare me Prigozhinin, nuk ishte dëshmi e mjaftueshme që ajo ishte bashkëfajtore në rolin që djali i saj ka luajtur në luftën në Ukrainë.
Prigozhin, oligarku që njihet edhe si “Kuzhinieri i Putinit” për shkak të bizneseve në fushën e gastronomisë, është pronar i grupit famëkeq të mercenarëve, Wagner, dhe ka qenë prapa fushatave "online" që synonin të ndërhynin në zgjedhjet amerikane.
Mercenarët e Prigozhinit kanë qenë jashtëzakonisht të përfshirë në pushtimin e Ukrainës, kryesisht në ofensivën që po vazhdon në qytetin lindor të Bahmutit, ku për muaj të tërë po zhvillohen luftime të ashpra.
BE-ja, sipas gjykatës, e futi nën sanksione Prigozhinën, 83-vjeçare, duke thënë se ajo ishte pronare e kompanisë Concord Management and Consulting LLC, që është pjesë e grupit Concord, të themeluar nga djali i saj më 2019. Ajo po ashtu ka biznese të tjera që janë të lidhura me bizneset e djalit të saj.
Gjykata tha se Prigozhina, edhe pse ka aksione në Concord, nuk ka qenë pronare e kompanisë që nga viti 2017. BE-ja po ashtu, sipas gjykatës, ka dështuar që të dëshmojnë se Prigozhina ka pasur në pronësi biznese të tjera të lidhura me djalin e saj, kur janë vendosur sanksionet.
“Edhe nëse [Prigozhin] është përgjegjës për veprimet që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, lidhja midis zonjës Prigozhina dhe djalit të saj, që u krijua në kohën kur u miratuan sanksionet, bazohet vetëm në faktin se ata kanë lidhje familjare. Prandaj, kjo nuk është e mjaftueshme që ajo të përfshihet në listën e sanksioneve", u tha në deklaratën e gjykatës./REL
Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në A...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)...
Ushtria ukrainase thotë se ka identifikuar një nga ushtarë...
Për botën e jashtme, e drejta e gruas për shkollim ësh...
Burokrati antikorrupsion, Kemal Kilicdaroglu, shpreson...
Afrika ka pasuri minerare me lëndë të para të ndryshme...
Ukraina nuk është i vetmi vend europian, sovraniteti i të ...
Gratë në Gjermani fitojnë në orë thuajse një të pestën...
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, do të...
Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata...
Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbas...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha të martën se em...
Qeveria gjermane tha të martën se kishte marrë shënim një ...
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 7 mars është arres...
Sekretarja e Brendshme britanike ka zbuluar projektligjin e ...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri th...
Një zyrtar meksikan thotë se dy shtetas amerikanë, të ...
Inteligjenca e re që është analizuar nga zyrtarët amerikan...
Polonia do të dërgojë edhe 10 tanke të prodhimit gjerm...
Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...