Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Inteligjenca e re që është analizuar nga zyrtarët amerikanë sugjeron se një grup pro-ukrainas, që me gjasë përbëhet nga shtetas ukrainas ose rus, ka kryer sulmin ndaj gazsjellësit Rrjedha Veriore vitin e kaluar. Por, inteligjenca amerikane nuk ka arritur në një përfundim të qartë, raportoi New York Times (NYT) më 7 mars.
Nuk ka dëshmi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, apo ushtarakët më të lartë ukrainas kanë qenë të përfshirë apo nëse keqbërësit kanë vepruar nën direktivat e ndonjë zyrtari qeveritar ukrainas, raportoi gazeta, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Zyrtarët amerikanë nuk janë përgjigjur menjëherë në interesimin e mediave për të konfirmuar apo mohuar këto raportime. Përfaqësuesit në Kiev dhe Moskë po ashtu nuk kanë komentuar për këtë rast.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja i quajtën sulmet e shtatorit të vitit 2022 ndaj gazsjellësit nën Detin Baltik, “akt të sabotimit”, përderisa Moska fajësoi Perëndimin. Asnjëra palë nuk ofroi dëshmi për akuzat e tyre.
I ndërtuar nga kompania e kontrolluar nga shteti rus, Gazprom, gazsjellësi Rrjedha Veriore lidh Rusinë me Gjermaninë. As Gazprom nuk ka komentuar lidhur me raportimet e gazetës amerikane.
Rishikimi i inteligjencës sugjeroi se ata që kryen sulmet kundërshtojnë presidentin rus, Vladimir Putin, “por nuk specifikohen anëtarët e grupit, apo se kush i ka urdhëruar apo paguar për operacionin”, shkroi New York Times.
“Zyrtarët amerikanë refuzuan të tregonin natyrën e inteligjencës apo se si e morën atë, detajet dhe fuqinë e provave që kishte. Ata thanë se nuk ka pasur përfundime të fuqishme për këtë çështje”, citohet të kenë thënë zyrtarët e paidentifikuar.
“Zyrtarët që kanë rishikuar inteligjencën thanë se besojnë që sabotatorët kishte të ngjarë të ishin shtetas ukrainas apo rus, apo nga të dy shtetet. Zyrtarët amerikanë thanë se asnjë amerikanë apo britanikë nuk ka qenë i përfshirë”, raportoi gazeta amerikane.
Shtetet evropiane nëpër të cilat kalon gazsjellësi janë duke e hetuar këtë ngjarje dhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nuk është pjesë e hetimeve për këtë rast.
Rusia muajin e kaluar kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të kryejë një hetim të pavarur.
Që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës një vit më parë, Evropa ka reduktuar në mënyrë drastike importet e energjisë nga Rusia./ REL
Polonia do të dërgojë edhe 10 tanke të prodhimit gjerm...
Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shu...
Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “...
Dy avionë stërvitorë ushtarakë, "Siai Marchetti 208" u për...
Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg...
Një delegacion parlamentar nga Hungaria tha më 7 mars ...
Tre shtetas kroatë u arrestuan në pikën kufitare Bezdan, m...
Kievi ka nisur bisedimet "online" me partnerët për zgjatje...
Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan...
Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas p...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se një hetues i ...
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me rendin ...
Franca po lufton me një krizë mbiprodhimi në sektorin e ve...
"Panther" konsiderohet si një nga tanket më moderne në...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana...
Ligjvënësit amerikanë do të ndërmarrin një hap të rënd...
Spanja vazhdon të mos e ndryshojë pozicionin e saj sa i pë...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrj...
Ligjvënësit gjeorgjianë janë përleshur me grushte pas një ...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të hënën s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...