“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Ukraina nuk është i vetmi vend europian, sovraniteti i të cilit kërcënohet nga Rusia. Të kërcënuar janë gjithashtu Moldavia dhe Kosova, dy vende të vogla properëndimore. Sigurisht, ato nuk kanë pësuar llojin e sulmeve vdekjeprurëse siç po përjetohet aktualisht në Ukrainë - të paktën ende jo - por kërcënimi mbi të ardhmen e tyre është ogurzi.
Kremlini i ka shfrytëzuar tensionet në të dyja vendet për t’i destabilizuar ato dhe për ta shmangur kësisoj vëmendjen dhe burimet perëndimore nga Ukraina. Moska duket veçanërisht e interesuar ta ndëshkojë Moldavinë, një vend i vogël që gjendet mes Ukrainës dhe Rumanisë, për shkak të pavarësisë së saj politike dhe refuzimit për të ndjekur qasjen e Moskës.
Më 21 shkurt, Vladimir Putin shfuqizoi një dekret që njihte pavarësinë e Moldavisë. Reagimet përshkallëzuese të Putinit ndaj rreshtimit të vazhdueshëm properëndimor të Moldavisë, kanë ngritur shqetësimet se ai mund të planifikojë një pushtim tjetër.
Si një nga vendet më të varfra europiane, Moldavia e ka pasur të vështirë t’u kundërvihet provokimeve ruse. Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, dha dorëheqjen kohët e fundit, duke përmendur si arsye “krizat e shumta të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë”. Po ashtu ajo theksoi se pas “shantazhit energjetik” ndaj Europës nga ana e Kremlinit, Moldavia përjetoi një rritje me 7 herë të çmimit të gazit dhe një rritje të inflacionin prej 35 për qind.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, zbuloi se vendi i tij “ka zbuluar një plan të shërbimit sekret rus për shkatërrimin e Moldavisë”. Presidentja moldave, Mala Sandu, e konfirmoi ekzistencën e këtij komploti, duke folur për një skemë që përfshin “njerëz të trajnuar ushtarakisht, të maskuar si qytetarë” nga një sërë vendesh proruse që sulmojnë ndërtesat qeveritare dhe marrin pengje.
Kremlini ka organizuar prej kohësh operacione të rreme për ta portretizuar veten si viktima. Javën e kaluar Moska akuzoi Ukrainën dhe Perëndimin për provokimin e një situate në Moldavi. Ministria e Jashtme e Rusisë i hodhi poshtë pretendimet e Moldavisë si “të pabaza” dhe si pjesë të “mashtrimeve të vjetra” të Perëndimit.
Por fushata e presionit të Moskës kundër Moldavisë ka qenë gjithçka tjetër veçse jo delikate. Javën e kaluar, Moldavia miratoi një kryeministre të re properëndimore, e cila shpalli hapur planin e saj për ta integruar Moldavinë në Bashkimin Europian. Po ashtu, Moldavia është e rrethuar nga sfidat e sigurisë që lidhen me Rusinë.
Më 10 shkurt, një raketë ruse shkeli hapësirën ajrore të Moldavisë. Moldavia e mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore disa ditë më vonë, pasi një “objekt i ngjashëm me një balonë meteorologjike” u pikas teksa fluturonte mbi territorin e saj.
Ndërkohë, Transnistria, një rajon separatist në Moldavi, dhe i drejtuar nga udhëheqës prorus, strehon 1500 forca “paqeruajtëse” ruse. Si një nga vendet më të varfra në Europë, Moldavia e ka pasur shumë të vështirë t’i kapërcejë këto sfida, të cilat vetëm sa përkeqësohen nga politikanët prorusë dhe mbështetësit e tyre, që argumentojnë se lidhjet më të ngushta me Kremlinin do ta përmirësonin gjendjen e ekonomisë moldave.
Ilan Shor, një udhëheqës prorus i partisë opozitare Shor, që është dënuar për mashtrim dhe pastrim parash dhe që po jeton aktualisht në mërgim, mobilizoi vjeshtën e vitit të kaluar mijëra protestues që kërkonin dorëheqjen e Presidentit Sandu.
Megjithatë, gazetarët moldavë zbuluan se shumë protestuesve iu sigurua transporti dhe një pagesë ditore për t’u paraqitur në ato demonstrata. Putin po zbaton në Ballkanin Perëndimor, teknika të ngjashme nga manuali i tij i kaosit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi në një intervistë për britaniken “The Guardian” në fillim të këtij muaji se Rusia po përdor mercenarë nga grupi famëkeq Vagner si dhe grupet paramilitare serbe për të nxitur luftën në Kosovë dhe ndoshta për të pushtuar një pjesë të territorit të saj.
Kjo vjen pas disa muajsh të tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës, që u duk se arritën kulmin në dhjetor 2022, kur Serbia i vendosi trupat e saj në gatishmëri të lartë, dhe kur kryeministrja serbe Ana Brnabiç i përshkroi të dyja vendet si “në prag të konfliktit të armatosur”.
Ndonëse Serbia dhe Kosova pranuan së fundmi një propozim të Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre, Moska nuk do të heqë dorë nga aftësia e saj për të ndezur flakët e konfliktit në Ballkan nëpërmjet mbështetësve të saj në rajon.
Rusia e kupton se Kosova është një çështje e ndjeshme për Serbinë, e cila refuzon që ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Moska ka lidhje të forta kulturore dhe politike me Beogradin përmes institucioneve të tilla si Kisha Ortodokse. Ajo ka pasur prej vitesh në Serbi një degë të "Sputnik News", dhe kohët e fundit ka hapur stacionin e saj televiziv atje.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duket i kënaqur me sjelljet dashakeqe të Rusisë në Kosovë, pasi ato e forcojnë pozicionin e tij si një shtyllë e stabilitetit në rajon. Meqenëse NATO ka një mision paqeruajtës në Kosovë (KFOR), ndërhyrja e Rusisë, qoftë edhe përmes palëve të treta, është e pacipë.
Është më se e qartë se Kremlini dëshiron që ta ekspozojë aleancën perëndimore si një “tigër prej letre”. Ndaj, NATO duhet të provojë se Rusia e ka gabim, dhe ta forcojë besueshmërinë e saj tek aleatët në rajon. Aleanca shfaqi një qëndrim të fortë në janar të këtij viti kur KFOR shpalli synimin e tij për të kundërshtuar serbët që të bllokonin rrugët në veri të Kosovës “për të rivendosur lirinë e lëvizjes”.
Dhe Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s që u takuan këtë muaj, njoftuan synimin e tyre për të “rritur” masat për të ndihmuar Moldavinë. Ndërsa humbjet e Rusisë në Ukrainë vazhdojnë të rriten, Vladimir Putini do të përdorë gjithnjë e më shumë mjete asimetrike për ta sfiduar dhe shpërqendruar Perëndimin. Udhëheqësit perëndimorë duhet të kuptojnë rëndësinë e kundërshtimit të këtyre teknikave në të njëjtën mënyrë të vendosur siç e kanë treguar në mbështetje të Ukrainës.
Shënim: Ivana Stradner, studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.
Gratë në Gjermani fitojnë në orë thuajse një të pestën...
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, do të...
Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata...
Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbas...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha të martën se em...
Qeveria gjermane tha të martën se kishte marrë shënim një ...
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 7 mars është arres...
Sekretarja e Brendshme britanike ka zbuluar projektligjin e ...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri th...
Një zyrtar meksikan thotë se dy shtetas amerikanë, të ...
Inteligjenca e re që është analizuar nga zyrtarët amerikan...
Polonia do të dërgojë edhe 10 tanke të prodhimit gjerm...
Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shu...
Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “...
Dy avionë stërvitorë ushtarakë, "Siai Marchetti 208" u për...
Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg...
Një delegacion parlamentar nga Hungaria tha më 7 mars ...
Tre shtetas kroatë u arrestuan në pikën kufitare Bezdan, m...
Kievi ka nisur bisedimet "online" me partnerët për zgjatje...
Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...