“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse në orët e para të së mërkurës për të shpërndarë një protestë para parlamentit kundër një projektligji për "agjentët e huaj".
Dëshmitarët okularë në kryeqytetin e vendit ish-sovjetik, Tbilisi, panë policinë të bënte arrestime përgjatë rrugës kryesore që kalon në qendër të qytetit, Rustaveli.
Orë më parë policia ishte përleshur me demonstruesit, disa prej të cilëve hodhën bomba me benzinë dhe gurë. Më pas turma u mblodh jashtë parlamentit, ku disa vetë hoqën barrierat e lehta prej metali që ishin vendosur për të mos lejuar publikun t’i afrohej ndërtesës.
Ministria e brendshme tha përmes një deklarate, se kishte të lënduar nga të dyja palët pas asaj që e quajti një protestë jashtëzakonisht të dhunshme dhe tha se policia do të merrte masa për shkeljen e ligjit.
Protestat shpërthyen pasi ligjvënësit dhanë mbështetjen e tyre fillestare për projektligjin, për të cilin kritikët thonë se përbën një kthesë autoritare dhe mund të dëmtojë përpjekjen e vendit për t'u bashkuar me Bashkimin Europian.
Duke folur në Berlin më herët të martën, kryeministri gjeorgjian, Giorgi Garibashvili, ripohoi mbështetjen e tij për projektligjin, duke thënë se dispozitat e propozuara për agjentët e huaj përmbushnin "standardet europiane dhe globale".
Por shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se projektligji ishte një "zhvillim shumë negativ" për vendin dhe mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në.
Mijëra njerëz, disa prej të cilëve valëvitnin flamujt e BE-së dhe Ukrainës, u mblodhën para Parlamentit për të dëgjuar kritikët që denonconin projektligjin, sipas së cilit çdo organizatë që merr më shumë se 20% të financimit nga jashtë duhet të regjistrohet si "agjente e huaj", ose të përballet me gjoba të konsiderueshme.
Kritikët thonë se ai është i ngjashëm me një ligj të vitit 2012 në Rusi që atëherë është përdorur për të goditur disidencën.
Presidentja gjeorgjiane, Salome Zourabichvili, e cila ka thënë se do të vërë veton ndaj ligjit nëse vjen mbi tryezën e saj, tha se ishte në anën e protestuesve.
"Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, një Gjeorgji që e sheh të ardhmen e saj në Perëndim dhe që nuk do të lejojë askënd t’ia marrë këtë të ardhme," tha ajo në një fjalim të regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.
Mbrëmjen e së martës protestuesit u përplasën me zemërim me policinë, e cila më pas përdori gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë ata.
Disa bërtisnin: "Jo ligjit rus" dhe "Ju jeni rusë" ndaj politikanëve brenda parlamentit.
Rusia shihet si një vend armik nga shumë gjeorgjianë, pasi Moska mbështeti separatistët në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në vitet 1990.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për këtë projektligj që "do të shkelte disa nga të drejtat që janë thelbësore për aspiratat e popullit të Gjeorgjisë"./ VOA
Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbas...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha të martën se em...
Qeveria gjermane tha të martën se kishte marrë shënim një ...
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 7 mars është arres...
Sekretarja e Brendshme britanike ka zbuluar projektligjin e ...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri th...
Një zyrtar meksikan thotë se dy shtetas amerikanë, të ...
Inteligjenca e re që është analizuar nga zyrtarët amerikan...
Polonia do të dërgojë edhe 10 tanke të prodhimit gjerm...
Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shu...
Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë pikëpamjen e “...
Dy avionë stërvitorë ushtarakë, "Siai Marchetti 208" u për...
Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg...
Një delegacion parlamentar nga Hungaria tha më 7 mars ...
Tre shtetas kroatë u arrestuan në pikën kufitare Bezdan, m...
Kievi ka nisur bisedimet "online" me partnerët për zgjatje...
Shumica e trenave u ndalën, rafineritë e naftës u bllokuan...
Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas p...
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se një hetues i ...
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me rendin ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...