Gjykata e BE-së heq nga lista e sanksioneve nënën e shefit të Wagner-it
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian ka anuluar san...

Një vit pas miratimit të direktivës për strehim të përkohshëm nga Bashkimi Europian – e cila shmang pengesat administrative për regjistrimin e ukrainasve që largohen nga lufta - Komisioni Europian tha se brenda kësaj periudhe mbi 4 milionë ukrainas janë vendosur në vendet e BE-së.
Publikimi i të dhënave nga KE u bë një vit pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës.
Këtë direktivë, BE-ja e kishte miratuar më 4 mars të vitit të kaluar. Sipas saj, ata që ikin nga lufta në Ukrainë nuk duhet të kërkojnë azil politik, apo t’i ndjekin procedurat e rregullta të strehimit të refugjatëve, por mund të regjistrohen menjëherë.
Gjithashtu, ata kanë qasje të menjëhershme në asistencë sociale, tregun e punës, shërbime shëndetësore dhe sistem të shkollimit.
“Përgjigjja e BE-së ndaj luftës në Ukrainë edhe një herë dëshmon se çfarë mund të bëjë BE-ja kur vepron e bashkuar. Direktiva u dëshmua si instrumenti kyç për dhënien e asistencës direkte në BE dhe kjo mundësi do të duhej të mbetej si paketë e instrumenteve të BE-së edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Komisionit.
KE-ja tha se mbi një milion shtetas të Ukrainës, të cilët kanë gjetur strehim në BE, kanë arritur edhe të punësohen, ku një numër i madh kanë kryer edhe trajnime të veçanta, të cilat janë financuar nga programet e BE-së për t'u kualifikuar për disa vende pune.
Përmes platformës së posaçme “Solidariteti me Ukrainën”, deri më tani BE-ja ka ndarë një ndihmë financiare në vlerë prej 13.6 miliardë eurosh. Njëkohësisht është rritur bashkëpunimi edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizatat ndërkombëtare që të ndihmohen edhe personat e zhvendosur brenda territorit të Ukrainës.
Nënkryetarja e Komisionit Europian për demokraci dhe demografi, Dubravka Shuica, ka thënë se kujdes i veçantë do t’u kushtohet fëmijëve nga Ukraina.
“Kjo gjeneratë e fëmijëve të Ukrainës e ka përjetuar një vit lufte, dhune, frike, humbje, dhimbje dhe tragjedie. E tashmja dhe e ardhmja e tyre ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme. Tashmë kemi arritur shumë kur është fjala për strehimin, shkollimin dhe mbrojtjen e tyre dhe do të kujdesemi që kjo të vazhdojë”, tha ajo.
Pasi direktiva për strehim të përkohshëm mund të skadojë, Komisioni Europian ka shprehur gatishmërinë që ta vazhdojë atë sipas nevojës - për momentin deri në vitin 2024 – por më vonë me gjasë edhe deri në vitin 2025.
Ukrainasit janë strehuar nëpër të gjitha vendet e BE-së, por numri më i madh, rreth gjysma e tyre, pra dy milionë, janë strehuar në Gjermani dhe Poloni.
KE-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhë ka ndihmuar strehimin edhe të shtetasve të vendeve të treta, të cilën kanë pasur qëndrim në Ukrainë dhe nuk kanë pasur mundësi të largohen drejt shteteve të tyre amë.
Modeli i strehimit të përkohshëm në BE ishte përdorur për herë të parë në vitin 1998 dhe 1999 gjatë luftës në Kosovë./REL
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian ka anuluar san...
Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në A...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)...
Ushtria ukrainase thotë se ka identifikuar një nga ushtarë...
Për botën e jashtme, e drejta e gruas për shkollim ësh...
Burokrati antikorrupsion, Kemal Kilicdaroglu, shpreson...
Afrika ka pasuri minerare me lëndë të para të ndryshme...
Ukraina nuk është i vetmi vend europian, sovraniteti i të ...
Gratë në Gjermani fitojnë në orë thuajse një të pestën...
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, do të...
Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata...
Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbas...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha të martën se em...
Qeveria gjermane tha të martën se kishte marrë shënim një ...
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se më 7 mars është arres...
Sekretarja e Brendshme britanike ka zbuluar projektligjin e ...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri th...
Një zyrtar meksikan thotë se dy shtetas amerikanë, të ...
Inteligjenca e re që është analizuar nga zyrtarët amerikan...
Polonia do të dërgojë edhe 10 tanke të prodhimit gjerm...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...