Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Portugalia kërkon t’i japë fund “vizës së artë” për të pasurit nga vende joeuropiane. Zyrtarisht kjo bëhet për shkak të gjendjes kritike në tregun e banesave. Por edhe sepse BE ka kohë që bën presion.
500.000 euro për një leje qëndrimi në zonën europiane të Shengenit ka qenë oferta e qeverisë portugeze për të huajt e pasur, bërë që prej vitit 2012. Kjo ofertë është pranuar nga 12 mijë investitorë, që i kanë siguruar vetes dhe familjes së tyre hyrjen në Europë. Tani “programit të vizave të arta” të Portugalisë, do t’i vijë fundi edhe për shkak të presionit që ushtron Bashkimi Europian. Kryeministri António Costa, ka bërë të ditur se programi do të mbyllet më 16 mars.
"Është mirë që Viza e Artë po hiqet, ajo nuk duhet të ishte futur asnjëherë,” thotë e gëzuar ish-deputetja socialiste, Ana Gomes, e cila e ka luftuar këtë program që nga fillimi. “Ato kanë qenë ftesë për të larë para dhe u kanë mundësuar organizatave kriminele dhe terroriste që të futen në zonën e Shengenit legalisht." Më shumë se gjysma e kërkesave kanë ardhur nga vende, ku rreziku për larje parash është i lartë, dhe Portugalia nuk është kujdesur kurrë për burimin e parave të atyre që bëjnë kërkesën.
Biznese të mira për tregtarët e pasurive të patundshme
Kur filloi programi, që u bë për të nxitur ekonominë e Portugalisë, e cila ishte në gjendje të keqe, ai u përdor kryesisht për bizneset e pasurive të patundshme: Në vend që të përdorej për të krijuar ndërmarrje të reja dhe vende të reja pune, ai u përdor kryesisht nga kinezë të pasur që blenë banesa luksoze në Lisbonë dhe rrethina pasuar nga brazilianët, turqit, afrikano-jugorët dhe rusët.
Nga rreth shtatë miliardë eurot e marra, 90 për qind e tyre shkuan për blerjen e banesave. Vetëm 22 viza u dhanë për krijimin e vendeve të punës, mësohet nga shifrat e policisë për të huaj, SEF. Rezultati: vetëm 280 vende të reja pune në gjithsej dhjetë vjet program.
Megjithatë, Hugo Santos Ferreira, kryetar i shoqatës portugeze të pasurive të patundshme, e kritikon ndërprerjen e e lejeqëndrimeve “të arta”: “Kjo është ndërhyrje ndaj investitorëve të huaj, që duan t’i investojnë paratë e tyre në Portugali. Portugalia kështu nuk është më e besueshme dhe humbet reputacionin si vend me kushte të favorshme për investime." Portugalisë i duhen më shumë investitorë të huaj për të forcuar ekonominë e saj, ajo nuk mund të heqë dorë nga ky instrument i rëndësishëm, që i sjell vendit më shumë se 600 milionë euro çdo vit.”
"Përveç kësaj programi ka krijuar mijëra vende pune në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme,” thotë Santos Ferreira.
Krizë banesash dhe pastrim parash
Por pikërisht këtu qëndron problemi: Vitet e kaluara çmimet e pasurive të patundshme janë rritur shumë në Portugali, sidomos në dy qytetet më të mëdha në Lisbonë dhe Porto.
Kjo edhe për shkak të programit të "vizave të arta" edhe sepse gjithnjë e më shumë qytetarë të BE-së blejnë banesa dhe shtëpi në Portugali me çmime që portugezët nuk janë më në gjendje t’i paguajnë. “Sidomos në segmentin më të lartë të tregut, "vizat e arta" kanë shkaktuar rritje të madhe të çmimit të pasurive të patundshme,” thekson ish- deputetja europiane, Ana Gomes.
Një argument, të cilin e përdor edhe qeveria për të argumentuar dhënien fund të "vizave të arta". Ky është pretekst, thotë Gomes, sepse përgjegjëse për dhënien fund të programit të vizave janë kritikat gjithnjë e më të ashpra të BE-së, për programin portugez të vizave.
Sidomos për burimin shpesh të dyshimtë të parave të atyre që bëjnë kërkesën për vizë. Sidoqoftë, që me fillimin e luftës në Ukrainë, rusët e kanë pasur të ndaluar të investojnë në Portugali. Ata janë përjashtuar nga programi i "vizave të arta".
Por vendet si Kina ose Vietnami, nuk karakterizohen nga transparenca, thotë ish-deputetja europiane, Gomes. Kurse Hugo Santos Ferreira, president i shoqatës së pasurive të patundshme, mendon se të gjitha transaksionet që bëhen me Portugalinë kontrollohen mirë. Dele të zeza ka kudo, por kjo nuk është arsye për të hequr "vizat e arta": "Askush nuk thotë që të mbyllen bankat, megjithëse është e njohur se edhe atje mund të pastrohen para.”
Çfarë do të bëhet me ata që kanë marrë vizat?
Megjithëse Santos Ferreira shpreson ende që qeveria të kthejë mendje momentin e fundit dhe të vazhdojë me "vizat e arta" mbase në një formë tjetër, duket se në Porgutali i ka ardhur fundi biletës 500 mijë euroshe të hyrjes në zonën e Shengenit. “Programi ka qenë thjesht jotransparent dhe i rrezikshëm," thotë Ana Gomes. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me ata që kanë marrë vizën. Thuhet se lejeqëndrimi i tyre do të zgjatet nëse ata jetojnë vërtet përherë në Portugali./ DW
Organizata Freedom House tha të enjten se liria në bot...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është de...
Beteja gjashtëmujore për qytetin ukrainas Bakhmut ka qenë ...
Propozimi i Presidentit Joe Biden për buxhetin synon të ul...
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se është në fav...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumi "Bechtel En...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgim...
Policia në Republikën Çeke po kërkon informacion për një k...
Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshp...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka n...
Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar ...
Kina do të vazhdojë të punojë me Rusinë, duke vazhduar për...
Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha s...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të...
Gruaja më e vjetër në botë ka vdekur në Afrikën e Jugut në...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)...
Një vit pas miratimit të direktivës për strehim të përkohs...
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian ka anuluar san...
Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në A...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...