Kërcënimi rus krijon një mentalitet të ri në Lituani
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka n...

Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshpejtojnë dërgesat e furnizimeve me artileri dhe të blejnë më shumë municion për t’i ndihmuar Ukrainës, por ende duhet të punojnë se si t’i kthejnë këto synime në realitet.
Sipas një plani të përpiluar nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, shtetet e BE-së do të marrin stimuj financiarë prej 1 miliard eurosh për të dërguar më shumë artileri që ata kanë në Kiev, ndërkaq 1 miliard euro të tjera do të përdoren në blerjen e përbashkët të municioneve.
“Ka pasur një pajtim të përgjithshëm për këtë procedurë, por ende ka pyetje që nuk kanë përgjigje. Gjithçka duhet të diskutohet në detaje”, tha Borrell, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Stokholm, mbledhje në të cilin mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Borrell tha se shpreson që plani të finalizohet gjatë takimit të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes më 20 mars.
Reznikov u bëri thirrje ministrave në Stokholm që të mbështesin planin estonian për shtetet e BE-së, në mënyrë që ato të bëhen bashkë dhe të blejnë 1 milion fishekë 155-milimetërsh këtë vit me një kosto prej 4 miliard eurosh, në mënyrë që forcat ukrainase të mund të nisin kundërofensivë ndaj forcave ruse.
Plani i Borrellit është më i vogël në shkallë, por gjithsesi paraqet një hap të madh për BE-në pasi prokurimet e mbrojtjes gjerësisht shihen si çështje individuale të qeverive të shteteve anëtare.
Zyrtarët e BE-së thanë se blloku do të bëjë një porosi të madhe në emër të të gjitha qeverive anëtare, në mënyrë që të blejë armë me çmim më të lirë.
Megjithatë, zyrtarët ende po punojnë në detajet se si do të financohet e gjithë kjo procedurë dhe kush do ta udhëheqë procesin e blerjes së armatimeve nga kompanitë që i prodhojnë ato.
Ukraina po shpenzon më shumë fishekë sesa aleatët mund t’i prodhojnë, thanë zyrtarët, duke thënë se kjo gjë ka shtyrë BE-në që të shikojë mënyrat se si mund të rritet prodhimi./ REL
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë në vitin e dytë, ka n...
Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar ...
Kina do të vazhdojë të punojë me Rusinë, duke vazhduar për...
Ministrja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, tha s...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të...
Gruaja më e vjetër në botë ka vdekur në Afrikën e Jugut në...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)...
Një vit pas miratimit të direktivës për strehim të përkohs...
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Europian ka anuluar san...
Sipas një deklarate të publikuar nga misioni i OKB-së në A...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)...
Ushtria ukrainase thotë se ka identifikuar një nga ushtarë...
Për botën e jashtme, e drejta e gruas për shkollim ësh...
Burokrati antikorrupsion, Kemal Kilicdaroglu, shpreson...
Afrika ka pasuri minerare me lëndë të para të ndryshme...
Ukraina nuk është i vetmi vend europian, sovraniteti i të ...
Gratë në Gjermani fitojnë në orë thuajse një të pestën...
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, do të...
Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata...
Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbas...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...