Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Nëse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shpresoi se Robert Fico do ta mbështeste kursin e tij pengues në samitin e BE-së, është zhgënjyer. Kryeministri i ri sllovak iu bashkua shumicës dërrmuese të shteteve të BE në Bruksel dhe mbështeti nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, megjithëse me rezerva. "Ne nuk do të pengojmë vendimin e Bashkimit Evropian, për të nisur negociatat me Ukrainën", tha Fico para gazetarëve, pasi mbërriti në Bruksel.
Vëzhguesit kishin pasur dyshime, se ai mund të ndiqte kursin e homologut të tij hungarez, edhe për faktin se gjatë fushatës zgjedhore kishte mbajtur një qëndrim rigoroz antiukrainas. Orban mbeti i vetmi kryetar shteti, që nuk deshi të pranonte fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. Para votimit vendimtar ai u largua nga salla, kështu që të gjithë krerët e tjerë të shteteve dhe qeverive vendosën unanimisht për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Megjithatë Orban insistoi në veton kundër ndihmës 50 miliardë euroshe për Ukrainën. Edhe për këtë çështje nuk mundi ta tërhiqte Ficon në anën e tij. "Më vjen mirë që 26 shtete arritën të merren vesh për këtë propozim kompromisi. Është një kompromis i mirë", tha kryeministri çek, Petr Fiala të premten (15 dhjetor 2023). Për shkak të marrëdhënieve historikisht të ngushta çeko-sllovake Fiala është në kontakt shumë të ngushtë me Ficon.
Pak gjë ka mbetur nga deklaratat e ashpra antiukrainase të kryeministrit sllovak para zgjedhjeve. Përkundrazi ai shfaqi dëshirën për marrëdhënie të mira me vendin e madh fqinj. Qeveria e tij lejon që shitjet komerciale të armëve nga Sllovakia në Ukrainë të vazhdojnë dhe i ka ofruar Kievit ndihmë për largimin e minave. Përveç kësaj Fico njoftoi në samitin në Bruksel, se në janar do të zhvillojë bisedime me kryeministrin ukrainas Denys Smyhal në kufirin e përbashkët.
Ndërsa Fico përkundër retorikës së tij parazgjedhore nuk po ndjek kurs konfrontues me Kievin, në vendin e tij Sllovaki ai po kryen një spastrim rigoroz në polici. Përmes ndryshimit të menjëhershëm të ligjit ai synon të likuidojë organet më të fuqishme të shtetit ligjor, prokurorinë speciale dhe gjykatën speciale penale. Ato u krijuan në 2005 për të ndjekur penalisht krimet e rënda dhe korrupsionin.
Në më shumë se tri vitet e fundit prokuroria speciale paditi dhe në disa raste dënoi gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie dhe disa politikanë të lartë të lidhur me partinë Smer të Ficos. Ish-ministri i Brendshëm dhe ministri aktual i Mbrojtjes, Robert Kalinak u dërgua në paraburgim. Dhjetëra persona të tjerë, ndër ta edhe ish-prokurori special Dushan Kovacik, u dënuan. Edhe vetë Fico u akuzua dhe vetëm imuniteti i tij parlamentar dhe vendimi i parlamentit për të mos ia nënshtruar atë ndjekjes penale e mbrojti nga paraburgimi.
"Prokuroria speciale është një vatër e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, thotë tani Fico. Ajo është ngritur së bashku me gjykatën speciale dhe policinë për të zhvilluar një betejë politike kundër partisë së tij dhe atij personalisht.
Në 2018 Fico dha dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciakdhe partneres së tij Martina Kusnirova. Në atë kohë pati një valë të madhe demonstratash në Sllovakinë me rreth pesë milionë banorë. Personi që urdhëroi vrasjen ende nuk është kapur dhe gjyqi ende nuk ka përfunduar. Megjithatë një lidhje e drejtpërdrejtë me Ficon dhe qeverinë e tij nuk mundi të vërtetohej.

Por hetimet lidhur me vrasjen zbuluan një rrjet të gjerë korrupsioni mes gjyqtarëve, prokurorëve, policëve, biznesmenëve dhe politikanëve, edhe nga partia Smer e Ficos. Megjithatë Smer fitoi nën udhëheqjen e tij zgjedhjet e parakohshme në fund të shtatorit dhe arriti të formojë qeverinë. Menjëherë pas ardhjes në pushtet Fico bëri hapat e parë për shfuqizimin e menjëhershëm të prokurorisë dhe gjykatës speciale. Procedura duhet të kalojë me shpejtësi në parlament para fundit të vitit. Ky vendim i nxori sllovakët ditët e fundit sërish në rrugë për të protestuar. "Ai deshi të na tradhtojë", tha Michal Simecka, kryetar i partisë më të fortë opozitare Sllovakia Progresive më 12 dhjetor 2023, përpara mijëra demonstruesve në Bratislavë. "Ai donte ta bënte shpejt, ai donte të vidhte shtetin ligjor para Krishtlindjeve duke shfuqizuar prokurorinë speciale dhe duke reduktuar dënimet për korrupsion”.
Javën e kaluar lufta për shtetin ligjor në Sllovaki u dërgua deri në Parlamentin Evropian. Të mërkurën e kaluar (13 dhjetor 2023) për këtë temë u zhvillua në Strasburg një debat mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe eurodeputetëve. "Komisioni nuk do të ngurrojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar respektimin e ligjit të BE", i siguroi eurodeputetët komisioneri i drejtësisë i BE, Didier Reynders, duke përmendur mundësinë e kufizimit të pagesës së fondeve të BE për Sllovakinë.
Qeveria Fico dëshiron ta parandalojë këtë, duke koordinuar paraprakisht hapat me Komisionin Evropian. "Ne nuk bëjmë politikë duke ardhur dhe përplasur grushtin në tavolinë”, tha për DW ministri i Jashtëm Juraj Blanar. "Ne duam të komunikojmë, nuk duam të bëjmë asgjë në fshehtësi, sepse jemi të interesuar për marrëdhënie të mira”.
Kjo u mirëprit nga Komisioni Evropian, që i bëri thirrje Sllovakisë të mos marrë masa të nxituara kundër prokurorisë speciale dhe institucioneve të tjera. "Komisioni Evropian duhet të presë, derisa ligjet në fjalë të miratohen në Sllovaki, përpara se ai të mund të kundërshtojë diçka”, tha për DW zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova.
Debati në Parlamentin Evropian dhe paralajmërimet nga Komisioni Evropian e kanë zemëruar Fico-n. Ai akuzoi opozitën sllovake se po nxit në Bruksel një frymë kundër qeverisë në Bratislavë. "As minjtë nuk e bëjnë diçka të tillë," tha ai për mediat sllovake. Deputetët e opozitës i kundërshtuan akuzat e Ficos./ DW
Qeveria pro-perëndimore e Polonisë ka thënë të mërkurën se...
Rritja e pagave nuk i ka bindur mjekët që të qëndrojnë...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka para...
Parlamenti francez e ka miratuar një legjislacion që ashpë...
Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshm...
Ushtria ukrainase synon të mobilizojë edhe 500.000 ushtarë...
Rusia ishte furnizuesi kryesor i Kinës me naftë në nëntor,...
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën që emri i is...
Votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi një rezo...
Victoria Beckham foli për operacionin më të madh plast...
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të mart...
Një ish-lider i grupit ekstremist të krahut të djathtë...
Rizgjedhja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në ...
Gjykata e Apelit Svea e Suedisë shqyrtoi të martën një ven...
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ...
Një fustan mbrëmjeje i veshur nga princesha e ndjerë Diana...
Katërmbëdhjetë anëtarë të një rrjeti spiunazhi në Polo...
Një nënshkrim historik. Gjermania dhe Lituania nënshkr...
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar ...
Presidenti i Ukrainës Voladymyr Zelensky thotë se usht...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...