Zelensky: Ushtria ukrainase kërkon 500.000 ushtarë shtesë
Ushtria ukrainase synon të mobilizojë edhe 500.000 ushtarë...

Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshme në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit. Rezultati i këtyre sulmeve, si gjithmonë në raste të tilla, interpretohet ndryshe: organizata terroriste Hamas dhe Ministria e tyre e Shëndetësisë pretendojnë se mbi 60% e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë dhe se tashmë 19 mijë banorë humbën jetën, kryesisht gra dhe të mitur. Ndërsa ushtria izraelite, nga ana tjetër, pretendon se tashmë ka zbuluar dhe shkatërruar disa tunele dhe bastione terroriste, e sipas saj, ato pothuajse pa përjashtim ndodheshin në institucione të mbrojtura civile - spitale, institucione arsimore ose fetare, dhe se Hamasi po kryen sistematikisht krime lufte, duke i përdorur civilët si "mur të gjallë” për mbrojtjen e bastioneve të tyre ushtarake.

Por ushtria izraelite konfirmon se tashmë ka sulmuar mbi 22 mijë objektiva në Rripin e Gazës, ndaj edhe presidenti amerikan Biden akuzoi Izraelin për "bombardime arbitrare”, megjithëse Izraeli pretendon se sulmet po kryhen me "precizitet të lartë” ndaj objektivave të përzgjedhur.
Por si i zgjedh Izraeli objektivat? Në konfliktet ushtarake, kjo zakonisht bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës dhe zbulimin e njësive në terren. Por Liran Antebi i Institutit për Kërkime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit pretendon se ushtria izraelite po përdor në shkallë të gjërë programet e inteligjencës artificiale për të zbuluar dhe për të përcaktuar objektivat e goditjeve ajrore ose ato të goditjeve me artileri. Vlerësimi i tij është se këto janë programe që kanë autonomi relativisht të lartë dhe analizojnë mjedisin e një objektivi të mundshëm sulmi. Kështu, ata shumë shpejt zbulojnë dinamikën që mund të jetë një kërcënim dhe e klasifikojnë atë si objektiv të një sulmi.
Në vitin 2019, ushtria e Izraelit themeloi Qendrën e Targetit, ku sipas deklaratës së ish-shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi, punojnë qindra ushtarë. Në përshkallëzimin e vitit 2021 në Rripin e Gazës, ushtria izraelite filloi të përdorte inteligjencën artificiale në përzgjedhjen e objektivave. Antebi pretendon se vetë udhëheqja ushtarake e pranoi këtë.
Arsyeja kryesore për përdorimin e programeve të tilla është shpejtësia. Dy vjet më parë, 200 objektiva të një rëndësie të madhe u përcaktuan në këtë mënyrë brenda vetëm 12 ditëve, më parë ushtrisë i duheshin 360 ditë për të zbuluar një numër të tillë objektivash.

Gazetari izraelit Yuval Abraham konfirmon se ushtria po përdor inteligjencën artificiale, por dëshmon edhe për zyrtarët izraelitë që nuk janë të bindur për efektivitetin e një metode të tillë: "Njerëzit me të cilët bisedova ngritën pyetje serioze në lidhje me dobinë ushtarake të disa objektivave specifike. Nëse çdo ditë vendosen qindra apo edhe mijëra objektiva, atëherë mundësia që ndonjë person prej mishi e gjaku të kontrollojë dhe të përcaktojë saktësinë e një informacioni të tillë, zvogëlohet në mënyrë drastike.
Kryeministri izraelit Netanyahu ka deklaruar vazhdimisht se qëllimi tani është "shkatërrimi i plotë" i Hamasit - gjë që këtij gazetari i duket si një detyrë e kotë. Hamasi ka mobilizuar rreth 30 deri në 40 mijë luftëtarë, e nëse programi kompjuterik nuk përzgjedh vetëm objektiva të rëndësishëm, pra poste komanduese dhe zyrtarë të rëndësishëm të organizatës terroriste, atëherë në mënyrë të pashmangshme do të ketë shumë viktima civile dhe "dëm kolateral"./ DW
Ushtria ukrainase synon të mobilizojë edhe 500.000 ushtarë...
Rusia ishte furnizuesi kryesor i Kinës me naftë në nëntor,...
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën që emri i is...
Votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi një rezo...
Victoria Beckham foli për operacionin më të madh plast...
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të mart...
Një ish-lider i grupit ekstremist të krahut të djathtë...
Rizgjedhja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në ...
Gjykata e Apelit Svea e Suedisë shqyrtoi të martën një ven...
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ...
Një fustan mbrëmjeje i veshur nga princesha e ndjerë Diana...
Katërmbëdhjetë anëtarë të një rrjeti spiunazhi në Polo...
Një nënshkrim historik. Gjermania dhe Lituania nënshkr...
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar ...
Presidenti i Ukrainës Voladymyr Zelensky thotë se usht...
Ngrënia e lëkurës së portokallit është krejtësisht e s...
Danimarka ka thënë se ka rënë dakord të rrisë bashkëpu...
Një tregtar mund të fitonte 4.2 milionë euro të ardhur...
Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Serbisë t’i sh...
Rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...