Gjykata e Lartë e Kolorados: Trump nuk mund të jetë në fletën e votimit për shkak të rolit në trazirat në Kapitol
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën që emri i is...

Rusia ishte furnizuesi kryesor i Kinës me naftë në nëntor, pavarësisht rritjes së çmimit të lëndës djegëse të papërpunuar, tregojnë të dhënat, ndërsa Arabia Saudite vazhdon uljen e furnizimeve.
Të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave tregojnë se importet e Kinës nga Rusia, përfshirë furnizimet përmes tubacioneve dhe dërgesave me anije cisternë, arritën në 2.19 milionë fuçi në ditë.
Dërgesat ruse u rritën 9% nga 2.01 milionë fuçi në ditë gjatë muajit tetor, krahasuar me rëniet në shtator dhe tetor dhe shënuan një rritje me 15.2% nga një vit më parë.
Importi i naftës së papërpunuar ruse për 11 muajt e parë të vitit 2023 u rrit me 22.2%, tregojnë të dhënat.
Eksportet e naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite arritën në 1.61 milionë fuçi në ditë, rreth 0.2% më pak se një vit më parë. Nga korriku në nëntor, Arabia Saudite i rriti çmimet për rafineritë aziatike.
Tendenca bëri që disa rafineri kineze të pakësojnë importet saudite dhe të blejnë naftë më të lirë në tregje të tjera.
Shkurtimet e njëanshme të prodhimit të naftës nga Riadi, me rreth 1 milion fuçi në ditë, do të vazhdojnë deri në fund të vitit. Moska gjithashtu është zotuar të zgjasë shkurtimin e eksportit me rreth 300,000 fuçi në ditë deri në fund të vitit.
Këto shkurtime u zgjeruan dhe u thelluan edhe më tej gjatë takimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të saj (OPEC+) në muajin nëntor.
Arabia Saudite njoftoi se shkurtimet e prodhimit të naftës së saj do të vazhdonin edhe gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, ndërsa Rusia tha se shkurtimi i prodhimit do të shkonte në 500,000 fuçi në ditë.
Nafta e papërpunuar ruse, ndaj së cilës Perëndimi ka vënë sanksione, vazhdoi të tërheqë blerës në nëntor ndërsa Kina konkurron me Indinë. Shtatë vendet më të industrializuara po përpiqen të ruajnë efektshmërinë e kufirit të naftës ruse me 60 dollarë për fuçi, ndërsa shumëfishohen alternativat e transportit dhe sigurimeve.
Rafineritë kineze përdorin tregtarë ndërmjetës për transportin dhe sigurimin e naftës së papërpunuar ruse për të anashkaluar sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.
Pavarësisht tensioneve gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashingtonit, rritja e prodhimit të naftës së papërpunuar amerikane do të thotë se Kina vazhdon të importojë sasi më të larta të naftës amerikane. Kina importoi në nëntor 1.06 milionë ton naftë të papërpunuar amerikane, një rritje prej 82.4% krahasuar me një vit më parë./ VOA
Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi të martën që emri i is...
Votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi një rezo...
Victoria Beckham foli për operacionin më të madh plast...
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të mart...
Një ish-lider i grupit ekstremist të krahut të djathtë...
Rizgjedhja e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në ...
Gjykata e Apelit Svea e Suedisë shqyrtoi të martën një ven...
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ...
Një fustan mbrëmjeje i veshur nga princesha e ndjerë Diana...
Katërmbëdhjetë anëtarë të një rrjeti spiunazhi në Polo...
Një nënshkrim historik. Gjermania dhe Lituania nënshkr...
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar ...
Presidenti i Ukrainës Voladymyr Zelensky thotë se usht...
Ngrënia e lëkurës së portokallit është krejtësisht e s...
Danimarka ka thënë se ka rënë dakord të rrisë bashkëpu...
Një tregtar mund të fitonte 4.2 milionë euro të ardhur...
Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Serbisë t’i sh...
Rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin ...
Ishte prej kohësh e qartë se në Berlin duhej të përsërites...
Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...