SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...

Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar epërsi ushtarake në terren, por ka qenë e suksesshme në luftën elektronike. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Mariia Prus, Moska tani po përdor modelet e reja të teknologjisë së informacionit për të çaktivizuar dronët ukrainas dhe armët perëndimore me precizion të lartë.
Një video tregon forcat e Ukrainës teksa shkatërrojnë një sistem ‘Pol-21’që Rusia e përdor në kuadër të luftës elektronike ndaj Ukrainës. Sistemi rus bllokon sinjalet nga satelitët e navigimit, duke përfshirë sistemin e pozicionimit global GPS, tek i cili mbështetet ushtria ukrainase për të përmbushur synimet e saj për t’i bërë ballë flotës ajrore të Rusisë, raketave dhe artilerisë së saj.
Eksperti ushtarak amerikan Philip Karber vizitoi Ukrainën në nëntor dhe ishte në vijën e parë të frontit.
“Rusët kanë zhvilluar dhe po përdorin një sistem të ri të luftës elektronike. Dhe në të paktën një pjesë të vijës së frontit, është rreth 40% efektive. Në thelb sistemi jep informacion të rremë për vendndodhjen e rusëve. Pra, ushtria nuk po godet aty ku gjenden realisht trupat ruse”, shprehet Phillip Karber President i Fondacionit Potomac.
James Lewis nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Rusia – historikisht ka patur aftësi të mira në luftën elektronike.
“Të gjitha gjërat që keni dëgjuar për Rusinë janë të vërteta. Trupat e tyre janë të stërvitura keq; janë të pajisura keq; nuk kanë aftësi të mira planifikuese. Megithatë, për një element ato që keni dëgjuar nuk qëndrojnë. Dhe është lufta elektronike. Rusët janë të fortë në luftën elektronike”,thotë James Lewis .
Bryan Clark nga Instituti Hudson thotë se Rusia filloi përdorimin e luftës elektronike rreth gjashtë muaj pasi sulmoi Ukrainën.
“Duke bllokuar GPS-in, komunikimet radiofonike, rusët po krijojnë vështirësi për trupat ukrainase, që këto të fundit të mos jenë në gjendje të koordinohen, sepse radiot e tyre ndonjëherë nuk funksionojnë. Dhe dëmi më i madh i bëhet sistemit GPS, sepse shumica e armëve ukrainase janë të telekomanduara”, u shpreh Clark.

“Ukraina ka përdorur të njëjtat teknika në mënyrë shumë efektive kundër Rusisë dhe ata po ndërtojnë sisteme të reja për të patur rezultate më të mira”, shprehet Bryan Clark nga Instituti Hudson.
Ekspertët thonë se sanksionet po e detyrojnë Rusinë të përdorë teknologjitë e saj, ndërsa Ukraina ka qasje në bizneset e reja private, kompanitë e huaja dhe teknologjitë perëndimore.
Sipas një studimi britanik vitit 2022, në muajt e parë të luftës, përmes luftës elektronike Rusia çaktivizoi rreth 90% të të gjithë dronëve ukrainas dhe ndërhyri në mënyrë të konsiderueshme në aktivitetin e aviacionit. Dhe për më tepër, sulmi rus ndaj Ukrainës e ka kthyer vëmendjen e botës te lufta elektronike.
"Të paktën në pikëpamjen ushtarake, ekziston vetëdija se në këtë aspekt duhet të jemi në gjendje të luftojmë dhe të tejkalojmë kundërshtarët tanë, të tejkalojmë Rusinë", shprehet James Lewis nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Në paketat e fundit të ndihmës për Ukrainën, vendet perëndimore e kanë furnizuar Ukrainën me sisteme të luftës elektronike. Megjithatë, ekspertët këshillojnë Ukrainën dhe NATO-n që të investojnë më shumë në zhvillimin e sistemeve elektronike që mund të rrëzojnë ato të Rusisë.
“Është një situatë shumë dinamike ku teknologjia ndryshon me të vërtetë mjaft shpejt, dhe unë mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjnë Ukraina dhe partnerët e saj është të vazhdojnë të përshtaten, të vazhdojnë të investojnë në identifikimin, analizimin dhe më pas kundërpërgjigjen për pajisjet ruse", thekson zoti Lewis.
Sipas tij zhvillimet lidhur me lufën elektronike ndiqen nga afër, jo vetëm nga NATO-ja, por edhe nga Kina./ VOA
Presidenti i Ukrainës Voladymyr Zelensky thotë se usht...
Ngrënia e lëkurës së portokallit është krejtësisht e s...
Danimarka ka thënë se ka rënë dakord të rrisë bashkëpu...
Një tregtar mund të fitonte 4.2 milionë euro të ardhur...
Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Serbisë t’i sh...
Rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin ...
Ishte prej kohësh e qartë se në Berlin duhej të përsërites...
Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të ...
Tim Lochner quhet njeriu, emri i të cilit do të hyjë n...
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se par...
Një tërmet 6.2 shkallësh i Rihterit ka goditur zonën verio...
Policia boshnjake arrestoi të hënën kryetarin e gjykatës s...
Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, T...
Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën n...
Oerd Bylykbashi ka folur në lidhje me seancën e sotme ...
Katër persona janë shpallur fajtorë për vepra penale që li...
Një shpërthim dhe zjarr në depon kryesore të karburantit t...
Partia populiste e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç f...
Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka fituar...
Filip Svarm, kryeredaktor i revistës serbe "Vreme", ës...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...