Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Filip Svarm, kryeredaktor i revistës serbe "Vreme", është i frustruar me rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Tani vjen një raund i ri i "pushtetit pa limit të SNS", thotë ai për DW. Pas shkurtesës SNS qëndron partia progresive e Aleksandar Vuçiç-it, Srpska Napredna Stranka. Sërish partia e 53-vjeçarit u bë forca më e madhe në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të dielën (17 dhjetor 2023) dhe mund të sundojë pa ndihmën e ndonjë partie tjetër.
Opozita në vendin e dytë
Me gjithë dominimin e madh të Vuçiç-it, aleanca opozitare pro-evropiane, "Serbia kundër dhunës", e përbërë nga 15 parti nga e majta, të gjelbrit e deri te qendra e djathtë, pati një sukses të respektueshëm. Opozita pro-evropiane arriti së paku të merrte 23 për qind, thotë politologu Dushan Milenkoviç në një intervistë për DW. Partitë civile demokratike kanë pasur gjithmonë një kohë të vështirë në Serbi. Ky rezultat duhet parë si një nga më të mirët në historinë e pluralizmit partiak, mendon ai.
Aleanca u formua në vazhdën e protestave masive kundër qeverisë që filluan pas dy sulmeve amok në shkolla në pranverën e këtij viti. Protestat dhe përshkallëzimi gjithnjë e më i dhunshëm në marrëdhëniet me Kosovën e shtynë Vuçiç-in që të dilte në zgjedhje të parakohshme.
Akuza për manipulim zgjedhor
Siç pritej, vëzhguesit e zgjedhjeve dhe organizatat joqeveritare raportuan një sërë rastesh të dyshuara për manipulim zgjedhor. Mendohet se rreth 40,000 votues janë dërguar nga jashtë në Beograd dhe komuna të tjera për të votuar për SNS duke përdorur pasaporta false. Shumica prej tyre thuhet se kanë mbërritur me autokolona nga Republika Srpska, një republikë kjo e Federatës së Bosnje-Hercegovinës, e populluar kryesisht nga serbët etnikë. Serbët etnikë që jetojnë këtu janë boshnjakë - dhe nuk u lejohet të votojnë në zgjedhjet në Serbi. Opozita tashmë ka bërë një ankesë dhe tani po bën thirrje për protesta të hënën në mbrëmje (18 dhjetor 2023).
"Sistemi Vuçiç”
Suksesi i SNS mund të ketë të bëjë pothuajse tërësisht me vetë Vuçiç-in. Shtatlarti prej dy metrash gjatësi, që e drejton Serbinë si autokrat, nuk ishte as kandidat. Megjithatë, vetëm ai vendosi tonin në fushatën zgjedhore. Lista e tij "Aleksandar Vuçiç - Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend" u sugjeroi votuesve sikur nuk po votonin për parlamentin dhe komunat, por për vetë presidentin. Nuk është çudi, pra, që sipas sondazheve të organizatës joqeveritare CRTA, një në katër qytetarë në Serbi besonin se Vuçiç do të kandidonte vetë në zgjedhje. Rreth 60 për qind madje besonin se Vuçiç ishte kandidati kryesor për partinë e tij.
Pse SNS-ja e Vuçiç-it dominon vendin? Shkaku është një kombinim i disa arsyeve. Njëra syresh është "Sistemi Vuçiç” sepse, pothuajse dhjetë për qind e të rriturve janë anëtarë të SNS. Vuçiç-i preferon t'i shpërblejë mbështetësit e tij në parti dhe votat elektorale me diçka në këmbim - përfshirë vende pune ose para.
Për sa i përket politikës së brendshme, Vuçiç rregullisht shërben pjesë të elektoratit të tij me tone nacionaliste për çështjen e Kosovës. Dhe kështu përcjell në mënyrë retorike atë që duan të dëgjojnë nacionalistët serbë: "Kosova duhet të mbetet serbe" - një pikë kjo që përbën shqetësim për BE-në.
Serbia mes Rusisë dhe BE-së
Raporti i progresit për procesin e pranimit të Serbisë në BE është i dobët. Burrit të fortë nga Beogradi i pëlqen të duket antiperëndimor dhe të shërbejë preferencat pro-ruse që priten mirë nga një pjesë e madhe e popullsisë. Megjithatë, Vuçiç, i cili ka qenë ministër që nga koha e Slobodan Millosheviçit, shihet si një garantues i stabilitetit dhe prandaj trajtohet me doreza të buta, edhe nga ana e BE-së: Vuçiç ruan miqësinë historike serbo-ruse dhe këtë BE e ka halë në sy, por kjo nuk e pengon BE-në që të tregohet bujare me Serbinë. Një lojë e rrezikshme.
Pikërisht për këtë paralajmëron një ish-ministër serb. Në ditën e zgjedhjeve, tabloidi më i madh gjerman "Bild" citoi Rade Bastan, dikur kryetar i departamentit të ekonomisë, me fjalët: "Putin-i po synon Ballkanin për të destabilizuar BE-në", tha Basta. "Putin-i është në tryezën e negociatave sa herë që Brukseli negocion Vuçiç-in". Këshilla e tij për Brukselin dhe Berlinin: "Pranoni vendet e Ballkanit në BE sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të ndaloni ndikimin e Moskës në rajon."/DW
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka hapur rrugë ...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka para...
Dy balona kineze fluturuan në veri të Tajvanit, tha Minist...
Persona të armatosur sulmuan një grup njerëzish që ish...
Luftimet e ashpra kanë vazhduar në të gjithë Rripin e Gazë...
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit e Malit të ...
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Pa...
Mëngjesin e kësaj të hëne, Komisioni Zgjedhor në Serbi ka ...
Një 72-vjeçar ka humbur jetën teksa po udhëtonte me mj...
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamber...
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, anëtare e Partisë Përpa...
Izraeli njoftoi të dielën se kishte goditur objektiva të H...
Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndeti qasjen e...
Bill O’Reilly, ikona e konservatorizmit amerikan ka d...
Ashtu si shumë të diplomuar të tjerë të kolegjit, Mike...
Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jasht...
Pika kufitare mes Izraelit dhe Gazës, Kerem Shalom, ës...
Qytetarët gjermanë vetëm 2 vjet pas mbajtjes së zgjedh...
Regjisori gjeorgjian, Otar Iosseliani, i njohur për fi...
Një biznesmen britanik është rrëmbyer nga rreth 15 burra n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...