Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...

Një nënshkrim historik. Gjermania dhe Lituania nënshkruajnë një udhërrëfyes për vendosjen e një brigade gjermane të Bundeswehr-it në shtetin baltik.
Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, ushtria gjermane do të stacionojë në mënyrë të përhershme ushtarë jashtë vendit.
Forcat e Armatosura Gjermane vendosen në mënyrë të përhershme në një vend tjetër evropian
Arsyeja? Rusia përbën një kërcënim për të gjithë Evropën, jo vetëm për Ukrainën. Rreth 4800 ushtarë gjermanë dhe 200 civilë do të përbëjnë brigadën lituaneze. Ideja është të pengojë Rusinë nga ndërmarrja e një sulmi ndaj shteteve më të vogla baltike.
Ky është një kërcënim potencial që aleanca ushtarake perëndimore, NATO, e merr shumë seriozisht. Me brigadën lituaneze, Gjermania synon të ndihmojë në forcimin e krahut lindor të NATO-s.

Për herë të parë, Forcat e Armatosura Gjermane do të vendosen në mënyrë të përhershme në një vend tjetër evropian. Kjo do të thotë se jo të gjithë ushtarët gjermanë do të jenë në rotacion të rregullt, por do të qëndrojnë në Lituani për vite me radhë. Prandaj ata do ta zhvendosin pikërëndesën e jetës, të paktën për një kohë, në shtetet baltike.
Miliona euro shpenzime për infrastrukturën dhe trupat
Për ta arritur me sukses këtë, Lituania krijoi një komision të posaçëm qeveritar javën e kaluar. Nën udhëheqjen e kryeministres Ingrida Simonyte, kjo përfshin planifikimin e infrastrukturës për gjermanët, të cilët do të vendosen në dy vende pranë qyteteve Vilnius dhe Kaunas.
Lituania dëshiron të përfundojë deri në fund të vitit 2026 përveç akomodimit, edhe dy shkolla dhe kopshte gjermane. Për këtë vend të vogël, ky është një projekt financiar i madh, financimi afatgjatë i të cilit ende nuk është siguruar. Ministri lituanez i Mbrojtjes Anusauskas pranon hapur se duhet të kërkohen ende burime shtesë financimi.
Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, Bundeswehr-i i ka ripërcaktuar objektivat e tij. Theksi tani është te mbrojtja kombëtare dhe forcimi i NATO-s.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius i tha DW: "Dita e sotme është një pikë kthese, ky projekt është krejt i ri dhe shumë mbresëlënës. Sot nënshkruam udhërrëfyesin. Kjo është absolutisht e re për Gjermaninë, absolutisht e re për Bundeswehr-in. Është hera e parë që e bëjmë këtë".
Pistorius i tha më tej DW se bëhet fjalë për "një sfidë të madhe, por ne jemi vërtet të gatshëm ta përballojmë dhe duam të kemi sukses së bashku me miqtë tanë lituanezë".
Gjermania tashmë drejton grupin e betejës shumëkombëshe të NATO-s në Lituani, i cili ka rreth 1000 ushtarë që do të integrohen në brigadën e re.
Ministri gjerman i Mbrojtjes shfrytëzoi rastin të falënderojë edhe ushtarët gjermanë të stacionuar tashmë në Lituani, në kuadër të festës tradicionale të Krishtlindjeve.
Shpresohet se brigada e re gjermane do të ndihmojë në sigurimin e kufirit lindor të NATO-s. Pritet që ajo të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2027./ DW
Në luftën kundër Ukrainës, Rusia mund të mos ketë krijuar ...
Presidenti i Ukrainës Voladymyr Zelensky thotë se usht...
Ngrënia e lëkurës së portokallit është krejtësisht e s...
Danimarka ka thënë se ka rënë dakord të rrisë bashkëpu...
Një tregtar mund të fitonte 4.2 milionë euro të ardhur...
Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Serbisë t’i sh...
Rrugët dhe sheshet e Vjenës janë ndriçuar për sezonin ...
Ishte prej kohësh e qartë se në Berlin duhej të përsërites...
Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të ...
Tim Lochner quhet njeriu, emri i të cilit do të hyjë n...
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se par...
Një tërmet 6.2 shkallësh i Rihterit ka goditur zonën verio...
Policia boshnjake arrestoi të hënën kryetarin e gjykatës s...
Përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për Lirinë e Medias, T...
Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar të hënën n...
Oerd Bylykbashi ka folur në lidhje me seancën e sotme ...
Katër persona janë shpallur fajtorë për vepra penale që li...
Një shpërthim dhe zjarr në depon kryesore të karburantit t...
Partia populiste e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç f...
Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka fituar...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...