Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Formulimi nuk është figurativ: Një ulërimë u dëgjua në tërë vendin. Çfarë ndodhi? Ekipi i kombëtares gjermane të futbollit pati dalë në fushë 70 vjet me radhë me bluzat e prodhuara nga kompania Adidas. Por shumë shpejt kjo do të marrë fund. Më 22 mars, Liga Gjermane e Futbollit (DFB) bëri të ditur se pas vitit 2027, do të jetë Nike nga SHBA kompania që për shtatë vjet me radhë do të pajisë me uniforma ekipin gjerman të futbollit. Ky biznes do të sjellë të paktën dyfishin e parave që sillte partneriteti me Adidas-in, bëri të ditur DFB.
Me futjen në përdorim në Kampionatin Botëror të 1954-ës, të këpucëve të futbollit, Adidas-i pati dhënë kontribut të madh për fitoren e ekipit gjerman në ndeshjet që u zhvilluan në Zvicër.

Me këpucët e këtij lloji, të reja për atë kohë, gjermanët patën avantazhe më të mëdha sesa ekipi hungarez, që ishte ekipi që pritej të fitonte në ndeshjen e zhvilluar në barin e lagur nga shiu të stadiumit të Bernës. Në dekadat që pasuan partneriteti i DFB me Adidas-in u kthye gati në partneritet simbiotik.
Shumë miq të futbollit mbetën pa fjalë, në rrethet e sipërmarrjeve sundoi mungesa e mirëkuptimit, anëtarë të qeverisë gjermane kritikuan DFB. Ministri i shëndetësisë Lauterbach (Partia Socialdemokrate) tha për X (ish-"Twitter"-in) se „Unë mendoj se është një vendim i gabuar, ku tregtia shkel një pjesë tradite dhe një copë atdheu."
Ministri i ekonomisë, Habeck, akuzoi se "Adidas-i dhe ngjyrat e zezë-e kuqe dhe e verdhë kanë qenë njësh për një kohë të gjatë. Ato kanë qenë pjesë e identitetit gjerman. Unë do të doja që të kishim pak më shumë patriotizëm për këtë gjë."
Pak javë më vonë ndodhi shoku tjetër për tradicionalistët: Prodhuesi kinez i automobilëve, BYD, do të jetë një nga sponsorizuesit kryesorë të Kampionatit Europian të Futbollit për meshkuj dhe ka vënë që tani në dispozicion një flotë automobilësh elektrikë. BYD – dhe jo Mercedesi ose VW! Në fakt jo ndonjë sensacion i madh, sepse që gjatë ndeshjeve të zhvilluara në fushën e vet për Kampionatin Botëror të 2006-ës, ishte kompania koreane Hyundai ajo që ua zuri vendin prodhuesve gjermanë të automobilëve.
Nuk është e thjeshtë të mësosh për arsyet që kanë bërë të merret një vendim i tillë. DFB refuzoi të kthente përgjigje për pyetjet e bëra nga "Deutsche Welle" dhe tha se pyetjet i duhen drejtuar organizatorit të kampionatit, Ligës Europiane të Futbollit, UEFA që ka selinë në Nyon të Zvicrës. Por as atje nuk donte askush të kthente përgjigje për pyetjet e "Deutsche Welle"-s.

Ata dërguan një listë të shkurtër me pesë partnerët që marrin pjesë në biznes: Adidas-i prodhon „topat e lojës dhe pajisjet për vullnetarët dhe punonjësit", automobilët janë përgjegjës për teknologjinë e informacionit gjatë ndeshjeve dhe BYD ka vënë në dispozicion „që tani një flotë automobilësh elektrikë". Po ashtu radhiten edhe Coca Cola („që kujdeset që tifozët, vullnetarët dhe zyrtarët të mos dehidratohen") dhe sipërmarrja gjermane e transportit hekurudhor, Deutsche Bahn, që ofron bileta me „çmim special" për kampionatin.
Një studim i bërë nga Universiteti i Hoffenheim-it nën drejtimin e Profesorit Markus Voeth, publikuar në muajin qershor, thotë se Adidas-i njihet më shumë nga gjithë sponsorizuesit e tjerë: Rreth 56 për qind e gjermanëve e dinë se prodhuesi i artikujve sportivë është sponsorizues i kampionatit. Ndërsa „shumë më pak të njohur janë sipërmarrjet si Betano dhe Atos, që sponsorizojnë me nga rreth 3 për qind të kampionatit, por që njihen pak nga gjermanët si të tillë."
Për të mësuar diçka më të rëndësishme lidhur me sponsorët, pyesim profesor Henning Vöpel. Ky ekonomist, drejtor i Qendrës për Politikën Evropiane, mendon se thirrja që për një aktivitet që zhvillohet në Gjermani, siç është Kampionati Europian, sponsorë të jenë firmat gjermane është e çuditshme. Ai tha për "Deutsche Welle"-n: "Mallrat e konsumit janë tregje të zgjeruara globale dhe futbolli ka përhapje globale, sidomos gjatë një aktiviteti të tillë siç është Kampionati Europian. Është shumë e qartë se edhe tregu i sponsorizuesve funksionon në mënyrë globale. Globalizimi i ekonomisë dhe komercializimi i futbollit ecin paralelisht me njëri-tjetrin.”
Por Vöpel thotë se jo të gjithë partnerët e UEFA-s vijnë nga përtej detit. Dhe për arsyen e duhur: „Sidoqoftë krah sponsorizuesve nga bota ka edhe sponsorizues kombëtarë. Nëpërmjet këtij diferencimi UEFA është në gjendje të marrë maksimumin e fitimit nga sponsorizimi dhe njëkohësisht të ruajë „ndjenjën" e frymës kombëtare."
Dhe si merret vendimi nga organizatorët e aktivitetit për të pranuar ose mos pranuar një sponsorizues? „Në parim UEFA merr vendim sipas dy kritereve," thotë Vöpel: "Kush ofron më shumë? Dhe kush është më interesant nga pikëpamja strategjike?" Prandaj nuk është çudi që pesë sponsorizues globalë të vijnë nga Kina: "Ata janë më të interesuar dhe si pasojë ofrojnë gatishmëri më të madhe për të paguar në një sponsorizim të tillë."
Sponsorizimi i sportit nuk është biznes që fillon e mbaron brenda një dite, por është një investim strategjik. Henning Vöpel thotë se: "Sponsorizim nuk do të thotë se pagesa bëhet menjëherë me derdhje parash në dorë. Bëhet më shumë fjalë për pozicionim strategjik, njohje në treg dhe vëmendje mediatike."
Dhe koncernet e pijeve ose prodhuesit e artikujve sportive „vijnë shpesh nga tregje oligopolesh, ku pak sipërmarrje kanë monopolin në treg. Atje krijohet një joshje e madhe, që të mos trembesh nga ata pak konkurentë të mëdhenj. Ajo që kërkohet është prezenca në vend. Synimi është që të durosh konkurencën."

Prandaj duhet folur edhe një herë për shembullin e Adidasit, kompanisë që ka qenë simbol i DFB, por edhe anasjelltas. Një lidhje e caktuar strategjike mund të jetë me kuptim, „sepse kështu zhvillohen më mirë besimi dhe vlerat në treg. Por vjen një ditë që këto efekte zvogëlohen. Kështu në tregje krijohen sërish lëvizje të reja."
Një nga çështjet mbetet e hapur: Pse nuk flasin pjesëmarrësit për paratë që marrin? Një nga shpjegimet për këtë gjë është se fjalët e shumta lidhur me paratë mund të dëmtojë bazën me të cilin hyjnë në bisedime funksionarët e futbollit. Nga njëra anë, klubet e futbollit shpesh janë me organizim jo fitimprurës prandaj paguajnë taksa të ulta. Gjatë kampionateve të mëdha, si ai që zhvillohet tani në Gjermani, shpesh ndodh që të ardhurat gjatë kampionatit nuk kanë nevojë të taksohen në vendin e organizatorit.
Nga ana tjetër shumë tifozë mund të indinjohen po të dëgjojnë sa të mëdha janë shumat e parave që shkojnë në numrin e llogarive të klubeve. Po të bëhen të ndërgjegjshëm sa para jepen faktikisht për një lojë dhe sidomos për gjërat e tjera që rrethojnë lojën, atëherë mund të ndihen të mashtruar. Të dyja këto gjëra nuk janë mirë për marrëdhëniet me klientët.
Duke folur për televizionin gjerman WDR, eksperti për çështjet e marketingut, Dr. Peter Rohlmann e shpjegon kështu çmimin e lartë të devotshmërisë së tifozëve: „Emocionaliteti bën që racionaliteti i çmimit të kalojë në plan të dytë". Këtë gjë e dinë mirë klubet dhe organizatat e futbollit dhe kompanitë, që bashkëpunojnë me to.
Ato kërkojnë për produktet e tyre aq para sa janë të gatshëm tifozët të paguajnë. Po Rohlmann mendon se është arritur maksimumi, më shumë se kaq nuk mund të shtrenjtohet: "Nuk duhet kapërcyer kufiri. Ajo që dihet është se ngadalë kufiri është duke u tejkaluar.”
Gjysma e parave që jepen për reklama, janë para që hidhen nga dritarja, ka thënë dikur industrialist Henry Ford. Vetëm se ai nuk e dinte mirë cila gjysmë është ajo që hidhet. Të njëjtën gjë thotë edhe studimi i bërë në Universitetin e Hohenjahmit (Hohenheim). Shkencëtarët thonë në të se: „Sot mbetet më shumë se kurrë pa përgjigje pyetja nëse ia vlen për sipërmarrjet që të sponsorizojnë."
Markus Voeth, i cili ka analizuar në një sondazh online të dhënat e nxjerra nga 1000 persona që janë pyetur thotë në fund se : „Ndikim direkt tek shitja e produkteve nuk ka. Vetëm 12 përqind e të pyeturve shikojnë firmat që sponsorizojnë Kampionatin Europian, kur blejnë produkte ose shërbime."/ DW
Ata duken si fqinjë të mirë, janë miqësorë. Disa kanë ...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i...
Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Kri...
Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës ...
Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga K...
Tronditja në Evropë është e madhe: në vendet më të rëndësi...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Hungaria është ...
Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur një seancë solemne ...
Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo ...
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terror...
Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, u shpall ...
Hunter Biden u shpall fajtor të martën për tre vepra p...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Në Berlin filloi sot një konferencë dy ditore për rimëkëmb...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani ë...
Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të ...
Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Bid...
Dy vëllezër nga Kosova kanë falsifikuar të gjitha letr...
Një prokuror tha të hënën se “askush nuk është mbi lig...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...