Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për armëpushimin në Rripin e Gazës, u pranua nga Këshilli i Sigurimit. Forumi më i fuqishëm i OKB-së votoi në Nju Jork (10.06.2024) rezolutën përkatëse. 14 vende anëtare e miratuan atë, ndërsa Rusia, si fuqi me të drejtë vetoje, abstenoi.
"Sot ne votuam për paqen", tha ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield në përfundim të seancës së votimit. Këshilli i Sigurimit gjithashtu dërgoi "një mesazh të qartë në adresë të Hamasit: Prano këtë marrëveshje armëpushimi, që është parashtruar në tryezë". Izraeli ndërkohë e ka pranuar marrëveshjen, "dhe luftimet mund të përfundojnë sot, nëse Hamasi bën të njëjtën gjë", tha Thomas-Greenfield.
Plani parashikon fundin e luftimeve në Rripin e Gazës në tri faza si dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga milicët terroristë të Hamasit në këmbim me palestinezë të burgosur. Sipas SHBA-së deri tani Hamasi nuk e ka pranuar këtë plan. Në një miratim të qartë publik deri tani nuk ka pasur as nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Rezoluta është e detyrueshme në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ajo shpjegon që Izraeli e ka pranuar planin dhe i kërkon Hamasit militant-islamik të bëjë të njëjtën gjë. Në tekst të gjitha palëve u bëhet thirrje me këmbëngulje që ta zbatojnë planin "pa vonesë dha pa kushte".
Është hera e njëmbëdhjetë qëkurse ka nisur lufta në Rripin e Gazës, që Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për një rezolutë lidhur me këtë konflikt. Vetëm katër projektrezoluta janë pranuar.
Projekti ambicioz për një marrëveshje i propozuar në fund të majit nga presidenti amerikan Biden parashikon fillimisht një armëpushim të plotë dhe të pakufizuar fillimisht për gjashtë javë, Në këtë periudhë duhet të lirohen një grup i caktuar i pengjeve. Në këmbim do të lirohen edhe palestinezë, që janë burgosur në Izrael.
Në fazën pasuese luftimet do të mbyllen në afatgjatë dhe do të lirohen edhe pengjet e tjera. Në fazën e fundit, sipas projekrezolutës, duhet të nisë puna për rindërtimin e Rripit të Gazës.
Në rezolutën Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksohet, se do t'i përmbahet vizionit për zgjidhjen me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në paqë krahas njëri-tjetrit. Për këtë është e rëndësishme Jordani Perëndimor dhe Rripi i Gazës sërish të bashkohen nën drejtimin e udhëheqjes së autoritetit palestinez të autonomisë. Qeveria e Izraelit aktualisht e refuzon prerazi këtë./ DW
Dy vëllezër nga Kosova kanë falsifikuar të gjitha letr...
Një prokuror tha të hënën se “askush nuk është mbi lig...
Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe e...
"Ne kërkojmë një vote-besimi dhe zgjedhje të reja," u ...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beler...
Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende ...
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të h...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bul...
Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, libe...
Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë...
Më 31 maj, trupat amerikane përfunduan stërvitjet e para t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur zgj...
Ministri izraelit Benny Gantz njoftoi sot dorëheqjen n...
Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar r...
Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë në Kosovë vle...
Një kandidat grek për deputet në Parlamentin Evropian ...
Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po...
Analistët në Malin e Zi e vlerësojnë mbështetjen e Komisio...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligji...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...