Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re" të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Evropian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.
Zoti Beleri ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet për blerje votash.
Ai ishte kandidati i opozitës në Himarë, dhe doli fitues me një diferencë të ngushtë votash. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar atë me dy vjet heqje lirie.
Zoti Beleri, i cili ka hedhur poshtë akuzat, e ankimoi vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Procesi ndaj tij është shtyrë dy herë për shkak të mungesës së avokatëve të tij, një lëvizje e cila duket se kërkonte të shmangte një vendim të formës së prerë, para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Në një reagim pas rezultatit, Fredi Beleri tha përmes një mesazhi nga burgu i Fierit se "lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane”.
Legjislacioni shqiptar parashikon se një kryetar bashkie nuk mund të mbajë funksione të tjera dhe nëse Fredi Beleri shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit ai duhet të zgjedhë mes postit të eurodeputetit apo kryetarit të Bashkisë së Himarës.
Por nëse dhe Apeli do të konfirmojë dënimin e tij, atëherë ai praktikisht humbet mundësinë për të drejtuar Bashkinë e Himarës, ku do të duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme.
Konstituimi i zotit Beleri si eurodeputet do t’u nënshtrohet rregullave të Bashkimit Evropian. Sipas rregullores së Parlamentit Evropian përpara se të mblidhet seanca e parë e Parlamentit kryhet verifikimi i eurodeputetëve të rinj.
Rregullorja e Parlamentit Evropian, përcakton se pasi rezultatet e zgjedhjeve të jenë zyrtare, shtetet anëtare komunikojnë emrat e atyre që kanë fituar një vend në Parlamentin Evropian dhe Presidenti, nga ana tjetër, u kërkon autoriteteve përgjegjëse të vendeve anëtare të marrin masat e nevojshme për të shmangur çështjet që lidhen me papajtueshmërinë e marrjes së detyrës.
Zoti Beleri bën dallim nga eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Evropian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.
Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Evropian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të Parlamentit Evropian duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare./ VOA
Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende ...
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të h...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bul...
Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, libe...
Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë...
Më 31 maj, trupat amerikane përfunduan stërvitjet e para t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur zgj...
Ministri izraelit Benny Gantz njoftoi sot dorëheqjen n...
Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar r...
Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë në Kosovë vle...
Një kandidat grek për deputet në Parlamentin Evropian ...
Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po...
Analistët në Malin e Zi e vlerësojnë mbështetjen e Komisio...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligji...
Narenda Modi, lideri i partisë nacionaliste hinduse, Bhara...
Koreja e Jugut rifilloi transmetimet propagandistike me me...
Irani ka bërë të ditur emrat e gjashtë kandidatëve – kryes...
Ballkani Perëndimor është duke u përballur me dezinfor...
Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...