Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.
“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai.
Duke folur në një panel të samitit “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë, Hovenier theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.
Dy vendet janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar.
Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie.
Hovenier theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me një deklaratë - të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Srpska - në të cilën Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.
“Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur demokratik dhe kjo nuk mund të diskutohet”, tha Hovenier.
Të njëjtën gjë ai e tha edhe një ditë më herët, duke kujtuar se SHBA-ja e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se ajo do të mbetet prapa këtij qëndrimi “me krenari”./ REL
Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani ë...
Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të ...
Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Bid...
Dy vëllezër nga Kosova kanë falsifikuar të gjitha letr...
Një prokuror tha të hënën se “askush nuk është mbi lig...
Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe e...
"Ne kërkojmë një vote-besimi dhe zgjedhje të reja," u ...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beler...
Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende ...
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të h...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bul...
Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, libe...
Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë...
Më 31 maj, trupat amerikane përfunduan stërvitjet e para t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur zgj...
Ministri izraelit Benny Gantz njoftoi sot dorëheqjen n...
Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar r...
Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë në Kosovë vle...
Një kandidat grek për deputet në Parlamentin Evropian ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...