Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në Berlin filloi sot një konferencë dy ditore për rimëkëmbjen e Ukrainës. gjatë së cilës një nga kërkesat kryesore të zyrtarëve ukrainas ishte për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore. Një zyrtar ukrainas vlerësoi se vendimi i Presidentit Joe Biden për të lejuar përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë ndikoi në ngadalësimin e ofensivës ruse pranë Kharkivit. Aleatët perëndimorë janë zotuar për të vazhduar ndihmat ushtarake për Kievin, ndërsa thanë se duhet planfikuar edhe rimëkëmbja e vendit në luftë. Kancelari Olaf Scholz tha se për këtë, brenda një dekade, mund të duhen 500 miliardë dollarë. Ndërkaq Presidenti ukrainas tha se çështja më urgjente është sistemi energjetik ukrainas, gjysma e kapaciteteve të të cilës është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.
Konferenca dy-ditore për rimëkëmbjen e Ukrainës, pason një takim të ngjashëm që u mbajt në Londër një vit më parë.
Mikpritësit gjermanë thonë se kanë ftuar 2,000 njerëz nga politika, biznesi dhe fusha të tjera. Berlini thotë se detyrimi për të mbështetur rimëkëmbjen e Ukrainës nuk mund të kryhet vetëm nga qeveritë.
Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës në javët e fundit, kanë detyruar kompanitë e energjisë të ndërpresin shpesh furnizimin në mbarë vendin.
“Një nga objektivat kryesore të Putinit në Ukrainë është energjia. Që në vitet e para të sundimit të tij, ai i ka parë burimet, prodhimin dhe konsumin e energjisë si një mjet për të ndikuar dhe nënshtruar kombet. Evropa e ka përjetuar këtë shumë herë. Tani, Ukraina po vuan nga forma më shkatërruese e vizionit të Rusisë duke e përdorur energjinë si armë", tha Presidenti Zelenskyy gjatë konferencës.
Ai sqaroi se sulmet ruse kanë shkatërruar gjysmën e kapacitetit të prodhimit të energjisë së Ukrainës.
Konferenca në Berlin u organizua nga Kancelari gjerman Olaf Scholz i cili duke përmendur vlerësimet e Bankës Botërore tha se Ukrainës mund t'i duhen 500 miliardë dollarë gjatë një dekade për rimëkëmbje.
“Rindërtimi dhe modernizimi i vendit do të kërkojë investime masive. Pasnesër, Presidenti Zelenskyy dhe unë do të jemi së bashku sërish në takimin e G7-ës në Itali. Atje, unë do të loboj për angazhime afatgjata për Ukrainën”, tha Kancelari Scholz.
Para takimit të G7-ës, shefi i politikës së jashtme të Italisë, njoftoi për një pako të re ndihmash për Ukrainën.
“Italia është gati jo vetëm për një ndihmë ushtarake, por edhe për të ndihmuar të gjithë sektorët e ndryshëm. Lajmi i dytë që kam është një ndihmë e re prej 140 milionë eurosh për infrastrukturën, hekurudhat shëndetësinë dhe sektorë të tjerë duke përfshirë edhe minierat", tha në Berlin kryediplomati italian, Antonio Tajani.
Përfaqësuesja e Posaçme e Uashingtonit për Rimëkëmbjen Ekonomike të Ukrainës, Penny Pritzker, gjithashtu njoftoi për më shumë ndihma për infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Ajo megjithatë theksoi nevojën që Ukraina të ecë përpara me proceset e reformës. Kievi shpreson se konferenca e rimëkëmbjes do të forcojë edhe mundësitë e saj për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian në të ardhmen.
"Udhëheqja e Ukrainës duhet të vazhdojë të pasqyrojë integritetin dhe vlerat demokratike. Këto duhet të tregojnë një shkëputje nga epoka sovjetike, në epokën evropiane dhe perëndimore që populli ukrainas e dëshiron kaq shumë", tha e dërguara e posaçme amerikane për Ukrainën, Penny Pritzker.
Përtej diskutimeve për rimkëkëmbjen e Ukrainës, zyrtarët ukrainas përsëritën kërkesën e tyre për më shumë sistemeve të mbrojtjes ajrore. Që kur Rusia nisi një ofensivë pranverore, Presidenti Zelenskyy ka këmbëngulur që Ukraina ka nevojë urgjente për shtatë sisteme të tjera amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot.
Presidenti Joe Biden në fund të majit miratoi përdorimin e armëve amerikane për të goditur objektivat brenda Rusisë që po përdoreshin për të sulmuar Kharkivin, qytetin e dytë të Ukrainës që ndodhet afër kufirit rus.
Ky vendim sipas kryebashkiakut të Kharkivit ka ndihmuar për të siguruar një "qetësi relative" duke zvogëluar numrin e sulmeve në këtë qytet.
“Situata mund të përshkruhet në mënyra të ndryshme, por në krahasim me muajin maj, kemi përjetuar një javë pak a shumë të qetë deri të dielën", tha zoti Terekhov.
Presidenti Zelenskyy tha se "përparësia më e madhe strategjike që Rusia ka ndaj Ukrainës është avantazhi i saj në qiell".
Pas dy ditësh zoti Zelenskyy u bashkohet udhëheqësve të shtatë vendeve më të zhvilluara to botës në Pulia të Italisë. Në fundjavë ai merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Zvicër, ku do të bëhen përpjekje për paqe në Ukrainë. Kina nuk ka pranuar të marrë pjesë. Moska, e cila nuk është ftuar, e ka quajtur konferencën 'një humbje kohe'./ VOA
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani ë...
Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të ...
Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Bid...
Dy vëllezër nga Kosova kanë falsifikuar të gjitha letr...
Një prokuror tha të hënën se “askush nuk është mbi lig...
Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe e...
"Ne kërkojmë një vote-besimi dhe zgjedhje të reja," u ...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beler...
Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende ...
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të h...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bul...
Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, libe...
Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë...
Më 31 maj, trupat amerikane përfunduan stërvitjet e para t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur zgj...
Ministri izraelit Benny Gantz njoftoi sot dorëheqjen n...
Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar r...
Migrimi dhe rënia e shkallës së lindshmërisë në Kosovë vle...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...