Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të martën se i ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Evropës (KiE) dhe vendet anëtare të bllokut për gjendjen e tanishme të dialogut mes dy vendeve fqinje.
“Gjatë qëndrimit në Strasburg, e shfrytëzova rastin gjithashtu të bashkëveproj me një numër të zyrtarëve të Këshillit të Evropës për dosjet tona përkatëse”, shkroi Lajçak në Facebook, duke shtuar se udhëtoi në Francë me ftesë të anëtarëve të KiE-së.
Nën Lajçakun, Kosova dhe Serbia më 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve. Më vonë ajo u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, por edhe ajo ka mbetur kryesisht e pazbatuar.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për më shumë se një dekadë, por shumë prej marrëveshjeve që kanë arritur, nuk i kanë zbatuar. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie. Kosova është nën trysni ndërkombëtare në veçanti për ta themeluar një Asociacion të komunave me shumicë serbe.
Mosbërja e hapave në këtë drejtim e ka penalizuar Kosovën me mosantarësim në Këshillin e Evropës – organizatën lidere për të drejta të njeriut – më herët gjatë këtij viti.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Të martën më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë që duhet tejkaluar vetëm me njohje reciproke dhe jo diçka më pak.
“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”, tha ai. Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe kandidatët potencialë për ta ndërmjetësuar atë. Lajçak është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, ku duhet të nisë mandatin më 1 shtator, blloku po mendon për ta gjetur pasardhësin e tij.
Në mesin e kandidatëve potencialë, nga burimet diplomatike në BE përmenden edhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, dhe diplomati danez, Peter Sorensen, të cilët kanë edhe përvojë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Burimet e BE-së thonë se, kushdo që të jetë në atë post dhe pa marrë parasysh se kush do të jetë përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, do të duhet të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur deri më tash në dialog./ Rel
Në Berlin filloi sot një konferencë dy ditore për rimëkëmb...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey ...
Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani ë...
Qeveria federale gjermane ka hezituar për një kohë të ...
Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Bid...
Dy vëllezër nga Kosova kanë falsifikuar të gjitha letr...
Një prokuror tha të hënën se “askush nuk është mbi lig...
Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe e...
"Ne kërkojmë një vote-besimi dhe zgjedhje të reja," u ...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beler...
Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende ...
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua të h...
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bul...
Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, libe...
Lufta e Kosovës përfundoi më 10 shtator 1999. Atë ditë...
Më 31 maj, trupat amerikane përfunduan stërvitjet e para t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se viti ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur zgj...
Ministri izraelit Benny Gantz njoftoi sot dorëheqjen n...
Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar r...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...