Memorandum politik/ Si ta rifitojë vetveten Partia Socialiste
*Drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, E...
*Drejtuar Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, E...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zgjatur licencën për punë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) deri më 23 janar, njoftoi ministrja e energjetikës së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.
“Kjo do të thotë që rafineria në Pançevë pas 36 ditësh do të mund të vazhdojë punën”, shkroi ajo në Instagram më 31 dhjetor 2025.
Që nga fillimi i tetorit, kompania më e madhe e naftës në Serbi, NIS, ndodhet nën sanksione të Zyrës për Kontrollin e Pasurisë së Huaj (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, për shkak të pronësisë shumicë ruse.
Për shkak të pamundësisë për të importuar naftë të papërpunuar, më 2 dhjetor u mbyll Rafineria e Pançevës, e vetmja në Serbi.
Për shkak të sanksioneve amerikane u ndërpre edhe transporti i naftës përmes naftësjellësit JANAF nga Omishlli deri në Pançevë, naftë e cila për në NIS dërgohet nga Kroacia me anije.
Më 31 dhjetor, JANAF njoftoi se administrata amerikane ka lëshuar licencën për vazhdimin e transportit të naftës për NIS-in, e cila do të vlejë deri më 23 janar 2026.
“JANAF në bashkëpunim me Qeverinë e Kroacisë, ka marrë licencën që lejon deri më 23 janar 2026 pjesëmarrjen në aktivitetet që janë të zakonshme dhe të nevojshme për transportin e naftës në përmbushje të marrëveshjes për transportin e naftës së papërpunuar me kompaninë NIS”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
JANAF e mirëpriti vendimin e OFAC-ut dhe theksoi se është “plotësisht i gatshëm menjëherë të sigurojë transportin e pandërprerë dhe furnizimin e rafinerisë në Pançevë me naftë të papërpunuar”.
“Gjithashtu shpresojmë në përfundimin e shpejtë të negociatave midis NIS dhe partnerëve potencialë për blerjen e pjesës ruse në këtë kompani, duke përmbushur kështu kushtet e përcaktuara nga regjimi i sanksioneve,” njoftoi JANAF.
SHBA-ja insiston që kompanitë ruse të dalin nga pronësia e NIS-it, pjesa e të cilit aktualisht është 56.2%.
Radiotelevizioni i Serbisë (RTS), duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, ka raportuar se deri më 23 janar mund të përfundojnë negociatat e aksionarëve rusë të NIS-it me kompaninë hungareze MOL.
Qeveritarë serbë kishin bërë më parë me dije se këto negociata janë në zhvillim e sipër.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi më 19 dhjetor se Rusia “ka ide” se si dhe në çfarë drejtimi mund të zgjidhet çështja e Industrisë së Naftës së Serbisë dhe se një dialog i tillë me Serbinë është në zhvillim.
Autoritetet amerikane në fund të dhjetorit i kanë zgjatur afatin Industrisë së Naftës së Serbisë për shitjen e pronësisë ruse. Megjithatë, ky vendim nuk e autorizon NIS-in të operojë gjatë negociatave për gjetjen e një pronari të ri kryesor potencial.
Qëllimi i sanksioneve ndaj NIS-it është të pengojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për të financuar pushtimin e Ukrainës./REL.
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe 115 janë plagos...
Vladimir Putin po gënjen se Ukraina nisi një sulm me dron ...
Papa Leo XIV ka dhënë mesazhin e tij për Vitin e Ri 2026 g...
Zvicra ka marrë sot kryesimin e Organizatës për Siguri dhe...
Zohran Mamdani është bërë kryebashkiaku i parë mysliman i ...
Bullgaria zyrtarisht miratoi euron si monedhën e saj më 1 ja...
Qiproja mori sot presidencën e Këshillit të BE-së nga Dani...
U nda nga jeta në moshën 82-vjeçare Nexhat Daci, politikan...
Viti 2025 shënoi një tjetër kapitull të errët në luftën me...
Greqia ka festuar Vitin e Ri me një spektakël të jashtëzak...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka uruar të gji...
Kryeministri Albin Kurti uroi qytetarët për Vitin e Ri 202...
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2026. Osmani de...
Nga thellësitë e oqeaneve te shkretëtirat, malet dhe Amazo...
Një film që është bërë traditë për t’u shikuar në festat e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendi...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson s...
Viti i Ri 2026 ka mbërritur edhe në Asutrali. Sydney ka pr...
Tajlanda ka liruar 18 ushtarë kamboxhianë të kapur rob në ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...