Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...

Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të idektifikuar mënyrën se si janë marrë e publikuar në mënyrë të paautorizuar dy dokumente shumë sekrete, që bëjnë një vlerësim të planeve të Izraelit për të sulmuar Iranin. Lajmi u bë i ditur për agjencinë 'Associated Presst' nga tre zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti.
Dokumentet duket se i përkasin Agjencisë amerikane të Inteligjencës Gjeohapësinore dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Aty thuhej se Izraeli po lëvizte mjete ushtarake për të kryer një sulm si përgjigje ndaj sulmit me raketa balistike të Iranit më 1 tetor.
Dokumentet duhet se ishin ndarë me të ashtuquajturit "Five Eyes”, "Pesë Sytë", ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia.
Dokumentet, të shënuara si tejet sekrete, u postuan në aplikacionin e mesazheve Telegram dhe lajmi rreth tyre u njoftua fillimisht nga rrjeti televiziv CNN dhe agjencia e lajmeve Axios.
Hetimet janë përqëndruar tek mënyra se si janë marrë dokumentet – përfshirë nëse kjo ishte një rrjedhje e qëllimshme nga një anëtar i komunitetit të inteligjencës amerikane apo ishin siguruar falë një metode tjetër, si hakerimi. Po kështu po hetohet nëse ishte kompromentuar edhe ndonjë informacion tjetër i inteligjencës tha një nga zyrtarët.
Ai shtoi se po punohet për të përcaktuar se kush kishte qasje tek dokumentet para se ato të postoheshin.
Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të përfitojë nga eliminimi i udhëheqësit të Hamasit, Jahya Sinwar dhe të bëjë presion për një armëpushim në Gazë. Po kështu i ka kërkuar Izraelit që të mos zgjerojë më tej operacionet ushtarake në veri në Libanit duke rrezikuar një luftë më të gjerë rajonale. Megjithatë, udhëheqësit izraelit kanë theksuar vazhdimisht se nuk do ta lënë pa përgjigje sulmin me raketa të Iranit.
Në një deklaratë, Pentagoni tha se ishte në dijeni të njoftimeve rreth rrjedhjes së dokumenteve, por zyrtarët nuk bënë komente të mëtejshme.
Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment lidhur me këtë çështje.
Dokumentet u shfaqën fillimisht në internet të premten përmes një kanali në Telegram. Në postim pretendohej se ato ishin ofruar nga dikush brenda komunitetit amerikan të inteligjencës dhe më pas nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes. Kanali Telegram i përfshirë në rrjedhjen e dokumenteve vetëidentifikohet si me qendër në Teheran, kryeqyteti i Iranit.
Njëri nga dy dokumentet ngjan për nga stili me një material të Agjencisë Kombëtare amerikane të Inteligjencës Gjeohapësinore, që u mor dhe publikua në mënyrë të paligjshme nga Jack Teixeira, një ish-anëtar i Gardës Kombëtare. Ai u deklarua fajtor në mars për nxjerrjen e dokumenteve ushtarake shumë sekrete në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës si dhe dokumenteve të tjera sekrete që lidhen me sigurinë kombëtare./ VOA
Boris Rugge, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka ...
Moti i keq ka përfshirë Italinë. Alarmi i kuq është ngritu...
Moldavët po marrin pjesë në dy palë votime thelbësore të d...
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën se e kanë arrestua...
Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për ...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Uzra Zeya, u zotua gjat...
Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjeti...
Florida, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia po përballen m...
Qeveria në Podgoricë thotë se tenderi zhvillohet sipas rre...
Apple e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (RE:L) se e ka he...
Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëng...
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, është zotu...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë t...
Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagos...
Kur në vitin 1906 në Bruksel, në bulevardin "Générale Jac...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur ...
Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani...
Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëng...
Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...