Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Melonin
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...

Florida, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia po përballen me pasojat e dy uraganeve të fuqishme që shkaktuan qindra viktima dhe dëme prej dhjetëra miliarda dollarësh. Në materialin në vazhdim, korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara i hedh një vështrim ndikimit të stuhive tek votimet e nëntorit në këto shtete.
Shtetet e goditura rëndë nga uragani Helene, në fund të shtatorit, dhe Milton në fillim të këtij muaji, po përpiqen t’i kthehen normalitetit. Energjia elektrike është rikthyer për shumicën e zonave ndërsa vazhdon puna për pastrimin e mbeturinave.
Presidenti Joe Biden vizitoi zonat e prekura në Florida në fillim të kësaj jave, duke inkurajuar unitetin mes amerikanëve.
“Jo si demokratë apo republikanë, por si amerikanë, amerikanë që kanë nevojë për ndihmë dhe amerikanë që do t'ju ndihmonin nëse do të ishit në të njëjtën situatë”, tha Presidenti Biden.
Por është e vështirë ndarja e reagimit ndaj stuhisë me politikën që e rrethon. Hulumtimet tregojnë se votuesit e vlerësojnë partinë e presidentit në pushtet kur qeveria federale i ndihmon njerëzit në raste fatkeqësie dhe e ndëshkon atë në të kundërt.
Kandidatja demokrate për president, Kamala Harris ka theksuar përpjekjet e administratës së Presidentit Biden.
“Kam folur me zyrtarë shtetërorë, lokalë, si republikanë ashtu edhe demokratë, për t'u bërë të ditur se ne do të jemi me ju në çdo hap të rrugës ndërsa rimëkëmbeni dhe rindërtoni”, tha zonja Harris.
Rivali republikan, Donald Trump, ka përhapur dezinformata në lidhje me reagimin e qeverisë federale, me pretendimet se ajo ka shmangur zonat republikane dhe ka përdorur fondet e ndihmave për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm.
“Qeveria federale, nga ana tjetër, nuk ka bërë atë që duhet, veçanërisht në lidhje me Karolinën e Veriut. Ata i kanë lënë njerëzit të vuajnë padrejtësisht”, tha zoti Trump.
Sezoni i uraganeve në Atlantik arrin kulmin në muajt para zgjedhjeve të nëntorit. Për dekada të tëra, zyrtarët kanë hartuar plane se si të përballen me fatkeqësitë gjatë periudhës zgjedhore. Por tani, ata duhet të përballen edhe me dezinformatat.
Zëri i Amerikës bisedoi me Kim Wyman, analiste në Qendrën për Politika Dypartiake.
“Kjo është sfida më e madhe me të cilën po përballen zyrtarët zgjedhorë, në veçanti pas uraganeve. Në mediat sociale po përhapen teori të çmendura se nuk mund të votohet pas uraganeve. Ndaj po u kërkojmë votuesve që të dëgjojnë burime të besueshme”.
Ndërsa disa rrugë janë ende të bllokuara, ndërtesat e dëmtuara dhe njerëzit të preokupuar me rindërtimin e jetëve të tyre, pjesëmarrja në votime mund të jetë më e ulët. Dëmet e shkaktuara nga stuhitë mund të ndikojnë gjithashtu tek planet për të votuar me postë në shtetet që lejohet kjo praktikë.
Pothuajse të gjitha shtetet ofrojnë një formë të votimit të hershëm. Zyrtarët dhe aktivistët i kanë inkurajuar votuesit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
“Kjo mundësi të ofron më shumë kohë për të votuar, në vend të një dite të caktuar votimi. Askush nuk mund ta parashikojë nëse zona jonë do të goditet përsëri nga një tjetër stuhi e fuqishme, ose një lloj tjetër krize mjedisore që mund të bëhet pengesë për votime këtu në Xhorxhia”, thotë Chassidy Malloy me organizatën “Georgia Conservation Voters Education Fund”.
Zyrtarët në shtetet fushëbetejë të Xhorxhias dhe Karolinës së Veriut, u kanë dhënë disa qarqeve më shumë fleksibilitet për të bërë të mundur që njerëzit të votojnë.
Qeveria në Podgoricë thotë se tenderi zhvillohet sipas rre...
Apple e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (RE:L) se e ka he...
Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëng...
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, është zotu...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë t...
Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagos...
Kur në vitin 1906 në Bruksel, në bulevardin "Générale Jac...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur ...
Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani...
Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëng...
Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit ...
Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, ka thën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Koreja e Jugut tha të premten se Pheniani nisi zhvendosjen...
Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejsh...
Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Ko...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se negocimi i...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...