Britania dhe Kina, shenja pajtimi gjatë vizitës së kryediplomatit britanik në Pekin
Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejsh...

Koreja e Jugut tha të premten se Pheniani nisi zhvendosjen e forcave speciale në Rusi në fillim të këtij muaji, pak ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Korenë e Veriut se ka dërguar ushtarë dhe armë për ta ndihmuar Kremlinin në luftën e tij kundër Ukrainës.
Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare i Koresë së Jugut (NIS) tha në një komunikatë më 18 tetor se ka gjurmuar lëvizjet e ushtrisë së Veriut nga 8 deri më 13 tetor dhe se ka kapur imazhe të Koresë së Veriut duke dërguar forca speciale në territorin rus përmes një anije ruse.
Ajo tha se kjo është hera e parë që një anije e Marinës Ruse u zbulua duke hyrë në ujërat e Koresë së Veriut prej vitit 1990, "duke konfirmuar fillimin e pjesëmarrjes së ushtrisë koreanoveriore në luftë”.
"Ushtarët koreanoveriorë të dërguar në Rusi janë aktualisht të stacionuar në bazat ushtarake ruse në Lindjen e Largët, duke përfshirë Vladivostokun, Usuriskun, Habarovskin dhe Blagovesçenskun, dhe pritet të dërgohen në vijat e frontit sapo ta përfundojnë trajnimin e tyre të përshtatjes", thuhet në njoftimin e NIS-it.
"Ushtarët koreanoveriorë u pajisën me uniforma ushtarake ruse dhe armë të prodhuara në Rusi, dhe gjithashtu me karta identiteti të falsifikuara të banorëve të rajoneve të Siberisë, Jakutia dhe Buriatia, të cilët ngjanin me koreanoveriorët. Duket se ata janë maskuar si ushtarë rusë për të fshehur faktin që janë dërguar në fushën e betejës", thuhet tutje.
Deklarata përfshin harta dhe fotografi që pretendojnë se mbështesin këto pohime, të cilat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Thashethemet mbi rolin e Koresë së Veriut në konflikt janë shtuar pas forcimit të marrëdhënieve midis Moskës dhe vendeve si Koreja e Veriut dhe Irani, gati 32 muaj pasi Moska e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës.
Instituti për Studimin e Luftës, një organizatë ushtarake amerikane me seli në Uashington, gjithashtu raportoi rishtazi se disa mijëra trupa koreanoveriore kishin mbërritur në Rusi dhe po përgatiteshin për t’u zhvendosur në Ukrainë.
Kremlini i ka mohuar më parë pretendimet e Koresë së Jugut se Pheniani e ka furnizuar Moskën me predha artilerie dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi, por nuk ka komentuar për pretendimet më të fundit nga Seuli apo nga Zelensky, i cili më 14 tetor tha se "nuk bëhet fjalë më vetëm për transferimin e armëve. Në fakt, bëhet fjalë për transferimin e njerëzve nga Koreja e Veriut te forcat pushtuese ushtarake".
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, duke folur në Bruksel më 18 tetor, tha se aleanca ushtarake nuk mund të konfirmojë raportimet se trupat koreanoveriore janë "angazhuar aktivisht" në konfliktin në Ukrainë.
Ministrat e Mbrojtjes nga 32 vendet anëtare të NATO-s janë takuar për të diskutuar rreth zhvillimeve në Ukrainë, si dhe çështje të tjera./ Rel
Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejsh...
Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Ko...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se negocimi i...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit – grupit palest...
Khalil al-Hayya, udhëheqës i lartë politik i Hamasit – gru...
Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në Gaz...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është edhe vetëm pak muaj...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Nënpresidentja Kamala ...
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volk...
Izraeli konfirmoi se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar nda...
Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre n...
Ministri i Jashtëm i Izraelit ka konfirmuar se trupat ...
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompan...
Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë ...
Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raket...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...