PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është edhe vetëm pak muaj në post, ka ardhur koha për një tur lamtumire. Pasi iu desh ta shtyjë vizitën e planifikuar për shkak të uraganit Milton, Biden viziton Gjermaninë të premten.
Si i pari president i SHBA-së që pas George H. W. Bush, Biden do të nderohet nga presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me Kryqin e Madh të Urdhrit Federal të Meritës. "Me këtë medalje presidenti gjerman vlerëson meritat e presidentit Biden për miqësinë gjermano-amerikane dhe aleancën transatlantike, për të cilën Biden ka influencuar ndjeshëm në më shumë se pesë dekada dhe e ka forcuar atë", komunikoi presidenca në Berlin përpara vizitës së parashikuar për në fillim të tetorit.
Biden i ka pasur për zemër marrëdhëniet mes SHBA-së, Europës dhe SHBA-së e Gjermanisë në veçanti. Me mbylljen e presidencës së tij merr fund edhe një epokë.
"Unë mendoj, se atë mund ta cilësosh edhe si presidentin e fundit transatlantik", thotë për DW Michelle Egan, profesore në American University në Uashington dhe eksperte për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës. "Kjo ka të bëjë me punën e tij shumëvjeçare në NATO, në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme në senatin e SHBA-së, gjë që i ka bërë të mundur atij të njohë shumë krerë europianë shtetesh, përpara se ai të bëhej president.
Biden ka lindur më 1942. Ai u rrit në një vend, që ndihmoi Gjermaninë të rindërtohej pas Luftës së Dytë Botërore. Pas ndërtimit të Murit të Berlinit më 1961 ai mundi të shohë, se si Gjermania Perëndimore u bë një partnere e rëndësishme e SHBA-së gjatë Luftës së Ftohtë.
"Biden është që nga viti 1972 në politikë dhe ai fitoi përvojë në politikën e jashtme përmes përjetimeve nga Lufta e Ftohtë", thotë për DW Peter Sparding, zëvendëspresidenti i Center for the Study of the Presidency and Congress. "Gjermania praktikisht ishte në epiqendër të këtij konflikti."
Si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obama-s përvoja e Biden në politikën e jashtme kishte një rëndësi të madhe.
"Obama kishte përvojë shumë të kufizuar me politikën e jashtme" kur kandidoi për postin e presidentit, thotë Egan. "Kjo ishte arsyeja, që Biden mori detyrën e zëvendëspresidentit. Biden kishte lidhje dhe njohuritë e duhura."
Obama ka qenë mjaft i preferuar në Europë, sepse ai rindërtoi raportet transatlantike pas presidencës së George W. Bush, nënvizon më tej Egan – e ishte Biden ai, që kishte një lidhje emocionale me Europën, e jo Obama.
Edhe sot, gjatë presidencës së Bidenit, Gjermania vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme e SHBA-së. Të dy vendet janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Po ashtu si SHBA edhe Gjermania bëjnë pjesë në vendet, që në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme, theksojnë më me forcë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
Egan tërheq vëmendjen, se të dy vendet krahas pozicioneve të ngjashme në skenën ndërkombëtare i bashkojnë edhe sfidat e brendshme të ngjashme. "Si SHBA edhe Gjermania po përjetojnë aktualisht një përçarje politike", thotë ekspertja e çështjeve transatlantike, Michelle Egan.
Në SHBA demokratët dhe Republikanët përfaqësojnë dy kampe të ndara qartazi ideologjikisht, të cilët shpesh përballen ashpër e madje edhe e luftojnë njeri-tjetrin. Në Gjermani, thotë Egan, forcimi i populistëve të djathtë dhe i partisë pjesërisht ekstreme të djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) është një shenjë për përçarjen politike të popullsisë.
"Një paralele e dytë, sipas mendimit tim, është tema e kufijve dhe kontrolleve kufitare", vëren Egan. "Gjermania pavarësisht lirisë së lëvizjes brenda hapësirës Shengen dhe BE-së ka rihapur temën e kontrolleve në kufi."
Pasi një migrant në Solingen në gusht 2024 vrau me thikë tre vetë, Gjermania ashpërsoi politikën e saj të migracionit. Këtu bën pjesë edhe aplikimi i kontrolleve në të gjitha pikat kufitare gjermane – edhe në kufijtë me shtetet e tjera të BE-së. Ky hap ishte i diskutueshëm në Gjermani.
Edhe në SHBA kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris gjatë fushatës elektorale herë pas here ngec kur është fjala për politikën e migracionit dhe të sigurisë në kufijtë e SHBA-së me Meksikën. Biden këtë temë në fillim të presidencës së tij e kishte deklaruar si 'fushën e detyrave të Harris, tani kundërshtari Donald Trump kritikon, se imigranttët ilegalë janë përgjegjës për një pjesë të madhe të problemeve në SHBA.
SHBA po u drejtohet parnerëve të tjerë
Biden do të konsiderohet edhe si personalitet i fundit i madh transatlantik, sepse Gjermania në politikën e jashtme të SHBA-së do të luajë një rol më pak të rëndësishem se në të kaluarën. Po ashtu ajo nuk do të mund të mbështetet kaq fort si deri më sot tek SHBA-ja si një mbrojtëse e sigurisë europiane, thekson Peter Sparding.
"Marrëdhëniet gjermano-amerikane në të ardhmen do të jenë ndryshe, pavarësisht se kush do të drejtojë presidencën në të ardhmen", thotë Sparding. "SHBA po orientohen drejt hapësirës së Indo-Paqësorit dhe reagojnë edhe ndaj Kinës si një konkurrencë që duhet vlerësuar me seriozitet. Nga ana e SHBA-së pritet që vende si Gjermania të marrin më shumë përgjegjësi në Europë dhe përreth Europës."/ DW
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Nënpresidentja Kamala ...
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volk...
Izraeli konfirmoi se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar nda...
Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre n...
Ministri i Jashtëm i Izraelit ka konfirmuar se trupat ...
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompan...
Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë ...
Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raket...
Ushtria izraelite tha se po heton nëse Yahya Sinwar, udhëh...
Praga ka vendosur të kufizojë turistët problematikë që...
Kokaina po gjendet gjithnjë e më shumë në plazhet përgjatë...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e quajti të mërkurën “të t...
Zgjidhja për konfliktin rajonal që po zgjerohet me shpejtë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të ...
Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e...
Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur të mërkurën një komun...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky prezantoi “pla...
Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...