Kriza e prodhimit bujqësor/ Sfidat dhe pasiguritë në sektorët kryesorë
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky prezantoi “planin e tij të fitores” sot në parlamentin e vendit. Planin prej pesë pikash parashikon ndër të tjera anëtarësimin e Ukrainës në NATO para përfundimit të luftës, që nuk është mbështetur nga aleatët e Kievit. Presidenti Zelensky, megjithatë, u zotua se nëse plani i tij pranohet, lufta do të përfundonte së shpejti.
“Nëse fillojmë të zbatojmë këtë plan të fitores tani, ne mund ta përfundojmë luftën jo më vonë se vitin e ardhshëm”, tha Presidenti i Ukrainës Volodmy Zelensky para parlamentit të vendit duke prezantuar idenë e tij se si mund t’i jepet fund luftës me Rusinë.
Fjalimi i tij në Parlament u ndoq edhe nga drejtuesit e lartë ushtarak, të kundër-zbulimit dhe drejtues të tjerë politik.
Ndërsa trupat ruse përparojnë në lindje dhe me paralajmërimet se vendi do të përballet me një dimër të rëndë për shkak të shkatërrimit të sistemit të energjisë elektrike, zoti Zelensky u tha ligjvënësve se plani i tij përmbante pesë pika kryesore.
Plani përfshin elementë ushtarakë, politikë, diplomatikë dhe ekonomikë. Ai vlerësohet nga shumë njerëz si përpjekja e fundit e Ukrainës për të forcuar pozitat e saj në negociatat që mund të mbahen në të ardhmen me Rusinë, për arritjen e një armëpushimi.
Megjithatë, deri më tani, asnjë vend nuk e ka përkrahur publikisht planin.
“Pika e parë është ftesa për t’u anëtarësuar në NATO tani. Pika e dytë është mbrojtja. Është realiste të mbrojmë pozicionet tona në fushën e betejës dhe në të njëjtën kohë është detyra jonë ta çojmë luftën në territorin e Rusisë”, tha Presidenti ukrainas.
Kërkesa e Kievit për të përdorur armatimet e siguruara nga shtetet kryesore evropiane dhe Uashingtoni, për të sulmuar objektivat thellë brenda Rusisë, nuk është pranuar deri më tani. Perëndimi gjithashtu nuk i ka ofruar Kievit ftesën të fillojë procesin e anëtarësimit në NATO, para përfundimit të luftës.
Pika e tretë e planit thekson nevojën që Ukraina të siguronte një kapacitet parandalues jo-bërthamor, që sipas zotit Zelensky do të ishte i mjaftueshëm për të shkatërruar fuqinë ushtarake ruse. Ai nuk dha detaje të mëtejshme për këtë.
Plani, tha zoti Zelensky, parashikonte gjithashtu një rol perëndimor në mbrojtjen e burimeve natyrore minerale të Ukrainës nga sulmet ruse si dhe zotimet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Kremlini tha se është ende herët të komentojë pëpr planin e Presidentit Zelensky, por shtoi se Kievi duhet “të zgjohet” dhe të kuptojë kotësinë e politikave të tilla.
Presidenti Zelensky u takua me Presidentin Joe Biden, aleatin e tij kryesor, në Uashington në fund të shtatorit, për të paraqitur planin e tij. Më pas ai udhëtoi në Evropë ku u takua me drejtuesit e Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.
Presidenti Zelensky tha se do të shkojë nesër në Bruksel për të prezantuar planin në takimin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian.
Presidenti i Ukrainës ka dëshirë të sigurojë mbështetje për “planin e fitores” përpara se të betohet presidenti i ri amerikan vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët ukrainas e pranojnë se asnjë nga kandidatët për president nuk do ta përmirësojë domosdoshmërisht pozicionin e Kievit në luftë.
Prezantimi i zotit Zelensky në parlament vjen gjatë një momenti të zymtë në Ukrainë.
Ushtria e vendit po pëson humbje përgjatë frontit lindor, ndërsa forcat ruse po afrohen drejt një fitoreje të rëndësishme strategjike pranë qendrës kryesore logjistike të Pokrovskut./ VOA
Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Izraelit ku i...
Është gjetur trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet...
Britania e Madhe dhe Franca e kanë thirrur një takim urgje...
Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kth...
Mesatarisht, gjermanët shpenzojnë 27 minuta në ditë du...
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italian...
Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 ...
Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Izraelin se i duh...
Eric Adams, kryebashkiaku në vështirësi i Nju Jorkut, mund...
Një shtetas sirian është arrestuar të martën në perëndim t...
Koreja e Veriut i ka shkatërruar pjesë të rrugëve dhe ...
Pentagoni ka konfirmuar se po dërgon në Izrael një sistem ...
Një vendim i qeverisë që është me ndikim të gjerë në disa ...
Politikania franceze Marine Le Pen ka reaguar kundër a...
Një sulm ajror izraelit goditi një ndërtesë banimi në pjes...
Një gjykatë në Moskë e ka dënuar të hënën hulumtuesin ...
Që nga fillimi i luftës me Hamasin një vit më parë, Izrael...
Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj zëvendësministrit...
Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...