PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e vitit 2024. Por, nëse ata e kanë të pamundur të shkojnë në një qendër votimi më 5 nëntor, çfarë ndodh? Për fat të mirë, ka më shumë se një mënyrë për të votuar. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim alternativave që kanë votuesit:
Rreth 244 milionë amerikanë kanë të drejtë vote këtë vit zgjedhor, por jo të gjithë do ta hedhin votën në ditën e zgjedhjeve.
Për ata që janë të zënë me punë, ose nëse ndodhen jashtë vendit, mënyrat alternative të votimit u mundësojnë të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje.
Këtë vit qytetarët mund ta hedhin votën në ditën e zgjedhjeve, gjatë votimeve të hershme, ose me postë. Rregullat, megjithatë, ndryshojnë nga shteti në shtet.
Më 5 nëntor, miliona amerikanë do të votojnë në mënyrë tradicionale në një qendër votimi. Por, praktikat e votimit po ndryshojnë. Më 2020, pak më shumë se gjysma e amerikanëve votuan në një qendër votimi, por vetëm 27 për qind e tyre në ditën e zgjedhjeve.
Votimi i hershëm në një qendër votimi po bëhet metoda e preferuar e amerikanëve dhe pothuajse të gjitha shtetet e lejojnë atë. Në vitin 2000, 40 për qind e amerikanëve kishin mundësi të votonin para kohe, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti, këtë mundësi e kanë 97 për qind e tyre.
Ashtu si në ditën e zgjedhjeve, ata që duan të votojnë para datës 5 nëntor, duhet të shkojnë fizikisht në një qendër votimi.
Në shtete si Illinoi votuesit e kanë patur këtë mundësi që nga fundi i shtatorit, por në disa shtete tjera votimet e hershme nisin vetëm disa javë para zgjedhjeve.
Votimi në mungesë është një tjetër mundësi. Votuesit mund të kërkojnë një fletvotim me postë dhe, në disa shtete, ata duhet të japin një arsyetim. Në varësi të shtetit, ata që votojnë në mungesë, mund ta dorëzojnë votën e tyre personalisht, ose ta dërgojnë me postë.
“Votimi me postë” dhe “votimi në mungesë” përdoren ndonjëherë në mënyrë të ndërsjellë. Por, shtetet që lejojnë votimin me postë, si Kalifornia dhe Kolorado, zakonisht u dërgojnë fletëvotimet të gjithë votuesve të regjistruar, pa aplikimin e tyre.
Përdorimi i metodave alterantive të votimit po shtohet, ashtu si edhe tensionet politike.
Republikanët zakonisht e kundërshtojnë votimin me postë duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e fletëvotimeve të tilla - megjithëse ka pak prova për keqpërdorime.
Demokratët mbështesin metodat e ndryshme të votimit, duke thënë se është më demokratike që të gjithë të lejohen të thonë fjalën e tyre – jo vetëm ata që mund të shkojnë në një qendër votimi./VOA
Ministri i Jashtëm i Izraelit ka konfirmuar se trupat ...
Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompan...
Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë ...
Kërcënimi i Izraelit për t'u hakmarrë ndaj sulmit me raket...
Ushtria izraelite tha se po heton nëse Yahya Sinwar, udhëh...
Praga ka vendosur të kufizojë turistët problematikë që...
Kokaina po gjendet gjithnjë e më shumë në plazhet përgjatë...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e quajti të mërkurën “të t...
Zgjidhja për konfliktin rajonal që po zgjerohet me shpejtë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të ...
Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e...
Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur të mërkurën një komun...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky prezantoi “pla...
Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën ...
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Izraelit ku i...
Është gjetur trupi i viktimës së fundit nga përmbytjet...
Britania e Madhe dhe Franca e kanë thirrur një takim urgje...
Një ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë (REL), i cili u kth...
Mesatarisht, gjermanët shpenzojnë 27 minuta në ditë du...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...