Triumfoi ndaj Boçit në garën për nënkryetar/ Mesazhi i Këlliçit pas fitores
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD me 177 vota,...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD me 177 vota,...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur shqetësime për mungesën e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Operacionet e NATO-s në Kosovë, ishin temë diskutimi edhe në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
Angazhimi i NATO-s për siguri në Kosovë nuk ndryshon. Këtë e theksoi edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Anëtarët e NATO-s do të vazhdojnë të punojnë për sigurinë në rajon. "Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha sekretari Rutte.
Rutte: Jemi të ndërgjegjshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor
Siguria është njëra anë, kurse ecja përpara në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve është ana tjetër. Këtu ka vite që ngecja e situatës rrit tensionet. Rutte shprehet i vetëdijshëm për këtë. "Do të thotë se ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të dëshironim”, vazhdoi Rutte.
Aleanca Veriatlantike aktualisht ka në Kosovë mbi 4 mijë e 400 trupa të cilat kujdesen për sigurinë dhe mbrojtjen e kufijve të Kosovës. Rohde: Palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëra-tjetrën
Mungesën e progresit në dialogun Kosovë-Serbi e vuri në pah në Prishtinë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, pas një tryeze diskutimi lidhur me Procesin e Berlinit që zhvilloi punimet gjatë javës. "Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëra-tjetrën, dhe kanë vullnet politik për të arritur progres, sepse, për momentin nuk ka shumë progres në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku. Për qytetarët e rajonit, dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje, që ne të ecim përpara”, tha Rohde, duke shprehur bindjen se strukturat e reja evropiane do të kërkojnë më shumë progres në dialogun Kosovë-Serbi.
"Jam i sigurt se emisari Lajçak dhe ekipi i ri në Komisionin Evropian duan progres dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Të dyja vendet dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm në BE”, tha ambasadori Jörn Rohde.
Takim i ri në Bruksel në nivel kryenegociatorësh
Javën e ardhshme më 24 tetor është konfirmuar se në Bruksel do të mbahet një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve, ndonëse, akoma nuk është e qartë nëse do të ketë një takim trepalësh, pas dështimit të herës së fundit për një të tillë.
Autoritetet ndërkombëtare muajt e fundit kanë adresuar kritika të ashpra ndaj Kosovës për ato që ata i kanë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Prishtina zyrtare tashmë ka mbyllur komunat paralele serbe në Kosovë dhe zyrat e Postës së Serbisë, veprimet këto që u kritikuan nga autoritetet ndërkombëtare./ DW
Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani...
Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëng...
Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit ...
Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, ka thën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Koreja e Jugut tha të premten se Pheniani nisi zhvendosjen...
Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejsh...
Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Ko...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se negocimi i...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit – grupit palest...
Khalil al-Hayya, udhëheqës i lartë politik i Hamasit – gru...
Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në Gaz...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është edhe vetëm pak muaj...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Nënpresidentja Kamala ...
Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volk...
Izraeli konfirmoi se udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar nda...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...