Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Melonin
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, është zotuar se vendi i tij do ta mbështesë planin e Ukrainës për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare e gjysmë me Rusinë, duke thënë në Kiev të shtunën se do të punojë me zyrtarë ukrainas për të siguruar mbështetjen e vendeve të tjera për këtë plan.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e shpalosi këtë javë para liderëve perëndimorë “planin e fitores” së Kievit, përmes të cilit shpreson se do ta detyrojë Rusinë t’i japë fund pushtimit të Ukrainës përmes bisedimeve.
Ky plan është duke u shqyrtuar nga partnerët perëndimorë të Ukrainës, mbështetja nga të cilët ka qenë jetik në përpjekjet e Kievit për t’i bërë ballë fqinjit të vet të madh.
Një pikë kyçe në plan është kërkesa për ftesë formale për Ukrainën për t’u bërë anëtare e NATO-s, të cilët mbështetësit perëndimorë kanë ngurruar ta shqyrtojnë pa përfunduar lufta.
“Një fitore e Rusisë do të ishte përulje para ligjit të të fortit dhe do ta shtynte rendin ndërkombëtar drejt kaosit”, tha Barrot në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha.
“Kjo është arsyeja pse shkëmbimet tona duhet të na mundësojnë të shënojmë përparim në planin e fitores së presidentit Zelensky dhe t’i bindim sa shumë vende ta mbështesim atë”, shtoi ai.
Prej kur nisi pushtimi më 2022, Franca ka qenë një nga mbështetëset më të fuqishme ushtarake, diplomatike dhe ekonomike të Ukrainës në Evropë.
Ajo është duke e stërvitur pajisur një brigadë të re të ushtarëve ukrainas për dislokim në vijën e parë të frontit.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjithashtu ka bërë thirrje më parë për një ndryshim të politikës nga aleatët perëndimorë të Ukrainës, që mund të ndryshojë natyrën e luftës – duke e lejuar Kievin të godasë bazat ushtarake brenda Rusisë me armë të sofistikuara me rreze të gjatë veprimi të siguruara nga partnerët perëndimorë, që përfshijnë edhe raketat nga Franca.
Armët me rreze të gjatë veprimi janë pjesë kyçe e planit të Zelenskyt me pesë pika, por deri tani aleatët e Kievit kanë ngurruar t’ia japin atij dritën jeshile.
Barrot gjithashtu njoftoi se Franca do ta kryejë dërgesën e parë të avionëve luftarakë Mirage 2000 në Ukrainë në tre muajt e parë të vitit 2025. Pilotët dhe mekanikët ukrainas janë stërvitur për t'i drejtuar dhe mirëmbajtur ata.
“Duke i bërë ballë pushtuesit me guxim të jashtëzakonshëm, ju nuk po luftoni vetëm për integritetin territorial të Ukrainës, por gjithashtu po mbani një vijë të frontit që ndan Evropën nga Rusia e Vladimir Putinit, që ndan lirinë nga shtypja”, tha ministri francez në Kiev./ Rel
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë t...
Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagos...
Kur në vitin 1906 në Bruksel, në bulevardin "Générale Jac...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur ...
Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani...
Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëng...
Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit ...
Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, ka thën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Koreja e Jugut tha të premten se Pheniani nisi zhvendosjen...
Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejsh...
Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Ko...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se negocimi i...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të ...
Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit – grupit palest...
Khalil al-Hayya, udhëheqës i lartë politik i Hamasit – gru...
Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në Gaz...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është edhe vetëm pak muaj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...