Ukraina lëshon dronë drejt Moskës
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh...

Moldavët po marrin pjesë në dy palë votime thelbësore të dielën që mund të përcaktojnë nëse vendi fqinj i Ukrainës, kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të vazhdojë rrugën pro-perëndimore, mes akuzave të vazhdueshme se Rusia po përpiqet të dëmtojë procesin zgjedhor.
Presidentja aktuale, Maia Sandu, është favorite për të siguruar një mandat tjetër në një garë presidenciale në të cilën konkurrojnë 11 kandidatë. Votuesit do të votojnë pro ose kundër në një referendum për të vendosur nëse do të përfshihet në kushtetutën e vendit rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Anketat e institutit WatchDog me seli në Kishinau tregojnë se një shumicë e qartë prej mbi 50 për qind e mbështesin rrugën drejt BE-së.
Qendrat e votimit që u hapën në orën 7 të mëngjesit do të qëndrojë të hapura deri në orën 21, sipas kohës lokale.
Nëse zonja Sandu nuk arrin të fitojë një shumicë të mjaftueshme të dielën, një balotazh do të mbahet më 3 nëntor, i cili mund ta vendosë atë përballë kandidatit Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i përgjithshëm që ka prirje drejt Rusisë.
Votimet mbahen mes pretendimeve të vazhdueshme të autoriteteve moldave se Moska ka intensifikuar një fushatë të "luftës hibride" për të destabilizuar vendin dhe për të dëmtuar rrugën e tij drejt BE-së. Akuzat përfshijnë financimin e grupeve opozitare pro-Moskës, përhapjen e dezinformatave, ndërhyrjen në zgjedhjet lokale dhe mbështetjen e një skeme të madhe të blerjes së votave.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u bëri jehonë këtyre shqetësimeve këtë javë, duke thënë në një deklaratë se "Rusia po punon në mënyrë aktive për të dëmtuar zgjedhjet në Moldavi dhe integrimin e saj evropian". Moska ka mohuar vazhdimisht se po ndërhyn në Moldavi.
“Në muajt e fundit, Moska ka ndarë miliona dollarë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë”, tha zoti Kirby. “Ne vlerësojmë se këto para kanë shkuar për financimin e partive të saj të preferuara dhe përhapjen e dezinformatave në mediat sociale në favor të fushatave të tyre”.
Në fillim të tetorit, policia moldave tha se kishte zbuluar një skemë masive të blerjes së votave të organizuar nga Ilan Shor, një oligark pro-rus në mërgim që aktualisht banon në Rusi, i cili pagoi 15 milionë euro për 130,000 individë, për të dëmtuar fletët e votimit.
Ilan Shor, i cili u dënua në mungesë vitin e kaluar për rolin e tij në vjedhjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave në vitin 2014, mohoi akuzat, duke thënë se "pagesat janë të ligjshme" dhe iu referua “lirisë së shprehjes”. Partia e tij populiste, miqësore me Rusinë, u shpall jokushtetuese vitin e kaluar dhe u ndalua.
Të enjten, autoritetet moldave zbuluan një tjetër komplot në të cilin më shumë se 100 të rinj moldavë u trajnuan në Moskë nga grupe ushtarake private se si të krijonin trazira civile rreth votimeve. Disa morën pjesë gjithashtu në "trajnime më të avancuara në kampet guerile" në Serbi dhe Bosnje, tha policia dhe katër persona u ndaluan për 30 ditë.
Një qeveri properëndimore është në pushtet në Moldavi që nga viti 2021, një vit pasi zonja Sandu fitoi zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen vitin e ardhshëm.
Moldavia, një ish-republikë sovjetike me një popullsi prej rreth 2.5 milionë banorësh, paraqiti kërkesën për t'u anëtarësuar në BE pas agresionit të Rusisë në Ukrainë me 24 shkurt të vitit 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit atë verë, së bashku me Ukrainën. Brukseli ra dakord në muajin qershor për të nisur negociatat e anëtarësimit./ VOA
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën se e kanë arrestua...
Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për ...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Uzra Zeya, u zotua gjat...
Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjeti...
Florida, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia po përballen m...
Qeveria në Podgoricë thotë se tenderi zhvillohet sipas rre...
Apple e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (RE:L) se e ka he...
Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëng...
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, është zotu...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë t...
Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagos...
Kur në vitin 1906 në Bruksel, në bulevardin "Générale Jac...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur ...
Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani...
Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëng...
Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit ...
Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, ka thën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Koreja e Jugut tha të premten se Pheniani nisi zhvendosjen...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...