Zgjedhjet, nga do shkojë Gjeorgjia me Rusinë apo Perëndimin?
Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjeti...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Uzra Zeya, u zotua gjatë një vizite në Kiev se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj për ta luftuar korrupsionin dhe nënvizoi “përkrahjen e palëkundur amerikane” për Kievin kundër luftës agresore të Rusisë.
"Mesazhi ynë, pas vizitave nga administratorja Power dhe sekretari Blinken në javët e fundit, është i thjeshtë: mbështetja e SHBA-së është e palëkundur përballë luftës së paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës", tha ajo në një intervistë për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë më 18 tetor, duke iu referuar drejtueses së USAID-it, Samantha Power, dhe sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
Zeya, nënsekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, theksoi se "ofrimi i mbështetjes që i nevojitet Ukrainës për të fituar është prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara". Ajo tha se ndër pikat kryesore që theksoi gjatë takimeve të saj me liderët në Kiev ishte mbështetja e SHBA-së për të ndihmuar "Ukrainën ta fitojë luftën, ta fitojë paqen dhe ta fitojë të ardhmen duke forcuar qëndrueshmërinë e saj demokratike".
Para vizitës së saj, Departamenti i Shtetit deklaroi se Zeya do të theksonte "vazhdimin e partneritetit për reformat kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit".
Presidenti Volodymyr Zelensky dhe liderët e tjerë ukrainas kanë kërkuar ndihmë shtesë ushtarake nga aleatët e Ukrainës dhe gjithashtu leje për t’i përdorur armët perëndimore për t’i sulmuar bazat brenda territorit të Rusisë. Uashingtoni dhe vende të tjera ngurrojnë t’ia japin një leje të tillë Ukrainës, për shkak të frikës së përshkallëzimit të konfliktit.
Derisa e ndihmojnë Ukrainën, partnerët perëndimorë gjithashtu kanë kërkuar nga Kievi të bëjë përparime në luftën kundër korrupsionit të përhapur në vend, për të — siç theksoi Zeya gjatë vizitës — ndihmuar në "sigurimin e një integrimi të plotë të Ukrainës në Evropë".
"Shtetet e Bashkuara mbështesin me krenari përparimet e jashtëzakonshme të Ukrainës në luftën kundër korrupsionit, nga reformimi i mbikëqyrjes së krimeve financiare dhe rritja e numrit të gjyqtarëve kundër korrupsionit, deri te dyfishimi i aktakuzave dhe dënimeve gjatë 16 muajve të fundit", tha ajo.
Transparency International e renditi Ukrainën në vendin e 104-të nga 180 vende në indeksin e saj më të fundit.
Në raportin e saj për vitin 2023, kjo organizatë theksoi se "në të gjithë rajonin, shumë qeveri kontrollojnë gjyqësorin dhe institucionet e zbatimit të ligjit për të ruajtur pandëshkueshmërinë për korrupsionin brenda rrethit të tyre të privilegjuar".
"Për vendet në Ballkanin Perëndimor, këto praktika të vazhdueshme pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. E njëjta gjë vlen edhe për Moldavinë e Ukrainën, edhe pse këto vende po bëjnë reforma të mëdha në sistemet e tyre të drejtësisë", tha Transparency International.
Zeya gjithashtu u zotua se Uashingtoni do ta vazhdojë mbështetjen për "miliona ukrainas të zhvendosur, përfshirë ata brenda Ukrainës dhe në rajon", të cilët janë goditur rëndë nga pushtimi rus.
Diplomatja amerikane ka planifikuar të vizitojë Poloninë dhe Britaninë pas Ukrainës./ Rel
Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjeti...
Florida, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia po përballen m...
Qeveria në Podgoricë thotë se tenderi zhvillohet sipas rre...
Apple e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (RE:L) se e ka he...
Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëng...
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, është zotu...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë t...
Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagos...
Kur në vitin 1906 në Bruksel, në bulevardin "Générale Jac...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur ...
Vizita zyrtare e Presidentit të SHBA Joe Biden në Gjermani...
Rrjeti elektrik i Kubës dështoi përsëri të shtunën në mëng...
Një dron u lëshua në drejtim të shtëpisë së kryeministrit ...
Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani, ka thën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Koreja e Jugut tha të premten se Pheniani nisi zhvendosjen...
Kina dhe Britania ndërmorën hapa drejt pajtimit të mëtejsh...
Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Ko...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se negocimi i...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se vdekja...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...