“E shite apo s’e shite vilën në Itali?”/ Balla shënjestron Shehajn: Mos e nxjerr Kadastra italiane që e ke ende
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...

Rusia ka gjuajtur dhjetëra dronë drejt Ukrainës gjatë natës, në serinë e fundit të sulmeve që po zbehin shpresat për ndaljen e luftës pas samitit të mbajtur javën e kaluar në Alaskë mes udhëheqësve amerikanë dhe rusë.
Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar apo penguar dhjetëra dronë, teksa Rusia ka sulmuar me më shumë se 50 shtetin fqinj mëngjesin e 23 gushtit.
Është e paqartë nëse nga këto sulme ka viktima.
Numri i përgjithshëm i dronëve dhe raketave ishte më i vogël krahasuar me sulmet që Rusia kreu gjatë kësaj jave.
Më 21 gusht, gjatë një sulmi rus më 21 gusht u godit edhe një fabrikë në pronësi amerikane, në perëndim të Ukrainës. Kompania njoftoi se disa punëtorë u plagosën gjatë sulmit.
Zyrtarët e emergjencës ukrainase thanë më 23 gusht se zjarrfikësit kishin arritur të fiknin zjarrin në fabrikë.
Ndërkohë, Rusia tha se Ukraina kishte nisur dhjetëra dronë kundër objektivave rusë gjatë natës, duke pretenduar se shumica prej tyre ishin rrëzuar.
Zemërimi me mungesën e përparimit që nga samiti mes presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putin, në Alaskë, u pa më 22 gusht në Shtëpinë e Bardhë, kur Trump sinjalizoi mundësinë e goditjes së Rusisë me sanksione të reja, nëse nuk pranon të ulet në tavolinën e negociatave.
Më herët, Trump ka thënë se ka mundësi të mbahet një takim mes Putin-it dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Por ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili më herët i kishte përshkruar bisedimet me liderët europianë si një “rrugë pa krye”, tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim.
“Putini është i gatshëm të takohet me Zelensky-n kur të jetë gati agjenda për një samit”, tha Lavrov për "NBC News", në një intervistë të transmetuar më 22 gusht. “Dhe kjo agjendë nuk është gati”.
Ndërkohë, Putin-i lavdëroi Trump-in, duke e përshkruar atë si “dritën në fund të tunelit” për marrëdhëniet SHBA-Rusi.
“Raportet tona me Shtetet e Bashkuara janë në njërin prej niveleve më të ulëta që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Putin-i gjatë një vizite në Sarov, më 22 gusht. “Por, me ardhjen e presidentit Trump, unë mendoj se më në fund është shfaqur një dritë në fund të tunelit”.
Ndërkaq, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ai dëshiron të shohë nëse Putin-i dhe Zelensky do të takohen, para se të marrë vendim për sanksionet e reja. Ai vendosi një afat prej dy javësh për të marrë këtë vendim.
“Do të marr vendim se çfarë do të bëjmë dhe do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm”, tha ai. “Ose do të jenë sanksione masive, tarifa masive ose të dyja. Ose nuk do të bëj asgjë dhe do t’u them: ‘Kjo është lufta juaj’”.
Zelensky, ndërkaq, e ka akuzuar Rusinë – që nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në 2022 – se po bën gjithçka për të shmangur një takim ballë për ballë mes tij dhe Putin-it./REL
Ka disa faktorë që lidhen me gjeografinë dhe sistemet e mo...
Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë t...
Sipas OKB-së, në disa pjesë të Rripit të Gazës njerëzit vu...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka bërë thirrje për ...
Shtëpia e Bardhë tha të premten se mirëpret qëllimin e Kan...
Përpara 34-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht,...
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Çikago dhe Nju...
Sirenat u dëgjuan këtë mbrëmje në Izraelin qendror pas hed...
Danimarka njoftoi se do të heqë taksat mbi kafenë dhe çoko...
Muajt korrik dhe gusht në Portugali u shënuan nga disa p...
Zyrtarët e qeverisë kineze treguan atë që ata thonë se do ...
Kupa e Botës do të zhvillohet në Amerikën e Veriut verën e...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua këtë të pre...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot gjat...
FBI-ja bastisi sot shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltari...
Tailanda po planifikon të dhurojë fluturime vendase falas ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë të Rihterit, ...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e quajti një mision...
Diplomatja më e lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ë...
Presidenti rus Vladimir Putin po kërkon që Ukraina të brak...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...