Mulizimi apo Molëzimi i PD-së?!
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së p...
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së p...

Sipas OKB-së, në disa pjesë të Rripit të Gazës njerëzit vuajnë nga uria. Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha se uria në Gazë përbën një krim lufte. Kryeministri i Izraelit e quajti raportin "kryekëput gënjeshtër".
Volker Türk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se uria e konstatuar në disa pjesë të Gazës veriore është "rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të ndërmarra nga qeveria izraelite".
Ai shtoi se "përdorimi i urisë si metodë lufte përbën krim lufte".
Deklarata e Türk-ut për gazetarët erdhi pasi disa organizata ndërkombëtare, që përdorin për vlerësimet e tyre instrumentin Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore (Integrated Food Security Phase Classification - IPC), deklaruan se ka "prova të arsyeshme" se disa pjesë të Rripit të Gazës po vuajnë nga zia e bukës.
Instrumenti IPC
IPC është një nismë e përbashkët e disa organizatave ndërkombëtare që ofron një kornizë të standardizuar për vlerësimin dhe klasifikimin e shkallës së pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes akute.
Për të deklaruar zyrtarisht gjendjes e vuajtjes nga uria sipas klasifikimit IPC duhet të përmbushen tri kritere: të paktën 20% e familjeve përballen me një mungesë ekstreme ushqimi, të paktën 30% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja akute dhe që çdo ditë humbin jetën drejtpërdrejt për shkak të urisë dy persona për çdo 10,000 vetë.
Fletcher: Uria mund të parandalohej
Shefi i OKB-së për ndihmat humanitare, Tom Fletcher, tha se uria mund të parandalohej nëse OKB-së nuk do t'i ishte ndaluar që të dërgonte furnizime me ndihma ushqimore. "Nëse do të na ishte lejuar të vazhdonim dërgimin e ndihmave zia e bukës mund të parandalohej. Kurse tani ushqimet mbeten në kufi për shkak të pengesave sistematike nga Izraeli", tha Fletcher.
Guterres: Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pa u ndëshkuar
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i quajti kushtet në Rripin e Gazës si "katastrofë të shkaktuar nga njeriu", duke shtuar se Izraeli është i detyruar sipas ligjit ndërkombëtar që të sigurojë rrjedhën e ndihmave humanitare. "Nuk mund ta lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar", shtoi ai.
Netanyahu: Klasifikimi i IPC-së është gënjeshtër
Izraeli e hodhi poshtë vlerësimin e IPC-së për zinë e bukës në disa pjesë të Rripit të Gazës, duke thënë se raporti bazohet në "gabime metodologjike" dhe "burime jo të besueshme".
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti raportin e mbështetur nga OKB-ja "kryekëput gënjeshtër".
Netanyahu tha se raporti i IPC-së, sipas të cilit të paktën 514,000 vetë po përjetojnë aktualisht zi buke në Rripin e Gazës, injoron hapat humanitare të Izraelit gjatë javëve të fundit.
"Izraeli nuk ndjek një politikë urie, Izraeli ndjek një politikë për të parandaluar urinë", tha Netanyahu në një deklaratë./ DW
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka bërë thirrje për ...
Shtëpia e Bardhë tha të premten se mirëpret qëllimin e Kan...
Përpara 34-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht,...
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Çikago dhe Nju...
Sirenat u dëgjuan këtë mbrëmje në Izraelin qendror pas hed...
Danimarka njoftoi se do të heqë taksat mbi kafenë dhe çoko...
Muajt korrik dhe gusht në Portugali u shënuan nga disa p...
Zyrtarët e qeverisë kineze treguan atë që ata thonë se do ...
Kupa e Botës do të zhvillohet në Amerikën e Veriut verën e...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua këtë të pre...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot gjat...
FBI-ja bastisi sot shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltari...
Tailanda po planifikon të dhurojë fluturime vendase falas ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë të Rihterit, ...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e quajti një mision...
Diplomatja më e lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ë...
Presidenti rus Vladimir Putin po kërkon që Ukraina të brak...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur me një ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta duhet ...
Rusia nisi një nga sulmet e saj më të mëdha ajrore të viti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...