“Berisha nuk do njeri”/ Spaho degjeneron Mulin: Arrogant, nepotist, filli na ndau nga përplasja fizike
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës – duke e cilësuar mbylljen e kufirit si destruktive dhe duke paralajmëruar pasoja.
Kryeministri polak, Donald Tusk, një ditë më parë njoftoi për mbylljen e kufirit me Bjellorusinë nga ora 00:00 e 12 shtatorit, në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Moskës me Minskun.
“Ne i bëjmë thirrje Varshavës të shqyrtojë pasojat e këtyre hapave destruktivë dhe të rimendojë vendimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova përmes një deklarate më 11 shtator.
Mbyllja e kufirit po bëhet “për të justifikuar politikën e përshkallëzimit të mëtejmë të tensioneve në Evropën qendrore”, shtoi ajo.
Anëtaret e krahut lindor të NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia janë në gatishmëri të lartë për shkak të stërvitjeve masive ushtarake që pritet të mbahen. Tusk ka thënë se këto stërvitje janë të dizajnuara që të simulojnë pushtimin e korridorit Suvalki – një zonë me rëndësi strategjike në Poloni.
Stërvitja Zapad mbahet zakonisht çdo katër vjet. Por, sivjet kjo stërvitje do të mbahet për herë të parë që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës mbi tre vjet më parë. Stërvitja do të zhvillohet deri më 16 shtator.
Bjellorusia kishte thënë në janar se 13.000 trupa do të përfshiheshin në stërvitje, por në maj njoftoi se numri do të përgjysmohej.
Zakharova tha se Varshava i kishte “injoruar demonstrativisht” gjestet e “vullnetit të mirë” nga Moska dhe Minsku për ta zhvendosur stërvitjen larg kufirit polak dhe për të reduktuar numrin e personelit ushtarak që do të marrin pjesë në të.
Po ashtu, këto stërvitje vijnë pasi Polonia tha të mërkurën se rrëzoi deri në katër dronë nga 19 dronë rusë që shkelën në hapësirën e saj ajrore.
Moska më pas tha se ishte duke kryer një sulm të madh në perëndim të Ukrainës dhe se nuk kishte planifikuar të sulmonte ndonjë objektiv brenda Polonisë./REL
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar për ate...
Polonia ka vendosur kufizime në trafikun ajror përgjatë ku...
Charlie Kirk po mbante një fjalim në stilin e tij "më vërt...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe një grup i zyrtarëv...
Kryeministri i Belgjikës, që është kryeqendër e trafikimit...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, t...
11 shtatori i vitit 2001 do të mbetet gjatë në mendjen e n...
Autoritetet në Utah bënë një përditësim mbi kërkimet për p...
Aktivisti konservator Charlie Kirk ndërroi jetë pasi u qël...
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se aktivisti konse...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje ...
Charlie Kirk , aktivisti konservator dhe themeluesi i "Tur...
Qëllohet me armë zjarri konservatori Charlie Kirk, në SHBA...
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ven...
Një ish-nxënës ka plagosur me thikë një mësues dhe një stu...
Mediat raportojnë se pesë të burgosur të mitur mbetën të v...
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në lis...
Rebelët jemenas Huthi thanë se Izraeli po kryen sulme të r...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se nuk kishte planifi...
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë të Ko...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...