Kush është emri që do të drejtojë Policinë e Durrësit
Edvin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Edvin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja synon të pezullojë pagesat për Izraelin dhe propozoi edhe sanksione ndaj ministrave "ekstremistë" izraelitë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit vjetor "Gjendja e Bashkimit Europian" që mbajti para Parlamentit Europian në Strasburg pezullimin e mbështetjes financiare për Izraelin dhe sanksionimin e ministrave "ekstremistë" izraelitë dhe të kolonëve të dhunshëm.
"Ajo që po ndodh në Gazë ka tronditur ndërgjegjen e botës. Njerëz të vrarë ndërsa lypin ushqim. Nëna që mbajnë në krahë foshnje të pajetë. Këto pamje janë vërtet katastrofike." - tha Von der Leyen, duke shtuar "Ne do ta pezullojmë mbështetjen tonë për Izraelin."
Sa u përket sanksioneve ndaj anëtarë të qeverisë izraelite, fjala është ndër të tjerë për ministrin e Financave, Bezalel Smotrih dhe ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, të cilët janë vetë kolonë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe avokatë të fortë të vazhdimit dhe të zgjerimit të ngulimeve të paligjshme izraelite në rajon.
Gjithësesi Presidentja e Komisionit Evropian tha se jo të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të jenë në të njëjtën linjë me propozimet e saj.
Reagime nga anëtarë të Parlamentit Europian
Gjatë fjalimit vjetor të Von der Leyen mbështetja për Gazën në Parlamentin Europian ishte e qartë në radhët e shumë partive politike. Një numër i madh anëtarësh ishin veshur me xhaketa apo bluza të kuqe për të simbolizuar një "vijë demarkacioni për Gazën".
Anëtarët e Parlamentit Europian në Strasburg i thanë DW se janë të lehtësuar që Presidentja von der Leyen tani po mban një qëndrim më të vendosur ndaj Izraelit. "Më në fund, diçka po lëviz", tha Sandro Gozi, eurodeputet liberal, ish-ministër i Italisë për Çështjet Europiane.
Bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër Europiane, eurodeputetja holandeze Bas Eickhout, tha se propozimet e Presidentes von der Leyen janë "propozime modeste", "por nisur nga vendi prej nga vjen, ky është sigurisht një hap i madh".
Për pezullimin e marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, e cila mbështet marrëdhëniet tregtare, duhet të bien dakord të 27 vendet e BE-së. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë për shkak të Hungarisë, dhe ndoshta edhe të Gjermanisë, të cilat mund të vendosin veton.
Qëndrimi gjerman ndaj propozimeve
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se qeveria gjermane "është njoftuar" për propozimet e BE-së dhe do të angazhohet në "dialog" me shtetet e tjera anëtare.
"Presidentja e Komisionit e bëri të qartë se do të dialogojë me shtetet anëtare mbi detajet e propozimeve të saj", tha ai. "Ne po presim për këtë. Sigurisht që do të marrim pjesë në këtë dialog dhe tashmë jemi të angazhuar në një dialog të vazhdueshëm për masat e duhura brenda kornizës së BE-së."/ DW
11 shtatori i vitit 2001 do të mbetet gjatë në mendjen e n...
Autoritetet në Utah bënë një përditësim mbi kërkimet për p...
Aktivisti konservator Charlie Kirk ndërroi jetë pasi u qël...
Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se aktivisti konse...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje ...
Charlie Kirk , aktivisti konservator dhe themeluesi i "Tur...
Qëllohet me armë zjarri konservatori Charlie Kirk, në SHBA...
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ven...
Një ish-nxënës ka plagosur me thikë një mësues dhe një stu...
Mediat raportojnë se pesë të burgosur të mitur mbetën të v...
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në lis...
Rebelët jemenas Huthi thanë se Izraeli po kryen sulme të r...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se nuk kishte planifi...
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë të Ko...
Ushtarë të armatosur morën sot kontrollin e Katmandusë, kr...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, n...
Studiuesit paralajmërojnë se në sëmundje parazitare potenc...
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha në parlament se ...
Franca është zhytur në kaos, ndërsa një fushatë antiqeveri...
Zëvendësministri i mbrojtjes i Bjellorusisë, Pavel Muravye...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...