Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar gjykatës më të lartë të vendit ta shpallë të papranueshme kërkesën e partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila u ankua kundër votimit ndaras për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës, tha të mërkurën zyrtarja e kësaj partie, Albulena Haxhiu.
Haxhiu njoftoi në një konferencë për shtyp në Prishtinë se LVV-ja i kërkoi Gjykatës Kushtetuese ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe, “sepse ajo nuk përputhet me kërkesat themelore” të Kushtetutës së Kosovës.
“Kontrolli kushtetues është i mundur vetëm mbi aktet e miratuara nga Kuvendi, në këtë rast nuk e kemi një akt të tillë, por vetëm një procedurë të ndërprerë pa ndonjë procedurë juridike”, tha Haxhiu – e cila është njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo shtoi se “neni 113, paragrafi 5 i Kushtetutës është i qartë, pra vetëm aktet e Kuvendit janë objekt i kontrollit kushtetues, dhe ky është kusht thelbësor për pranueshmërinë e çdo kërkese që parashtrohet në Gjykatën Kushtetuese”.
Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re, pas kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Ankesa e Listës Serbe - që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.
Gjykata theksoi se - pa u vlerësuar dyshimet e ngritura nga Lista Serbe për shkelje kushtetuese në seancat e 26 dhe 28 gushtit - "është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejme drejt zgjedhjes së qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit".
Masa e saj do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.
Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte vetëm Sllavko Simiqin edhe pasi ai dështoi t’i merrte 61 votat e nevojshme pas tri rundeve të lejuara të votimit.
Kur ajo nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, Basha vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.
Përveç të gjithë deputetëve të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili është edhe ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme.
Bashka e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e Kuvendit, pavarësisht moszgjidhjes së nënkryetarit të pestë nga komuniteti joshumicë serb.
LVV-ja i dërgoi komentet e saj në Kushtetuese një ditë pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e bëri të njëjtën gjë.
Osmani tha për gazetarë të martën se funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës nuk duhet të bllokohet nga mungesa e një nënkryetari, si dhe e kritikoi Listën Serbe se po “synon” ta bllokojë formimin e institucioneve të vendit.
Ajo shtoi se në komentet e saj, i ka kërkuar Kushtetueses të mos lejojë që kushdo të ketë të drejtën e vetos mbi proceset e rëndësishme të vendit dhe tha se shpreson se vendi do të mundë të vazhdojë me formimin e institucioneve pas 30 shtatorit, kur përfundon masa.
Kurti dhe partia e tij e kanë kritikuar masën e vendosur nga gjykata dhe Haxhiu i përsëriti kritikat edhe të mërkurën.
Qëkurse Basha e shpalli të konstituuar Kuvendin në fund të muajit të kaluar, Vetëvendosje nisi përpjekjet për formimin e qeverisë së re.
Vetëvendosje, e cila e ka të drejtën e mandatarit e para për kryeministër, e propozoi sërish Albin Kurtin për një takim të partisë në fundjavë.
“Ne e kemi votuar tashmë Kurtin për mandatar dhe ne kemi pasur në plan të vazhdojmë menjëherë me procedurën e formimit të qeverisë. Për ne është absurde që Gjykata e ka vendosur masën pezulluese”, tha Haxhiu.
Vetëvendosje, me 48 ulëse në Kuvend, nuk e ka shumicën dhe do t’i duhej të arrijë marrëveshje për koalicion qeverisës për ta formuar qeverinë në rast se gjykata e jep dritën jeshile pas 30 shtatorit.
Haxhiu tha se partia mund t’i vazhdojë bisedimet me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, e cila ka tre deputetë në Kuvend, apo me ndonjë deputet “të interesuar”.
“Me PDK-në assesi, me LDK kemi bërë përpjekje, por jemi refuzuar. Bisedimet mund të vazhdojnë me Nismën apo ndonjë deputet që është i interesuar. Ne duhet të vazhdojmë përpara, qoftë me qeveri të re apo zgjedhje të reja”, theksoi Haxhiu.
Presidentja, e cila e ka për detyrë ta caktojë mandatarin për kryeministër, tha të martën se do ta bëjë këtë menjëherë pas 30 shtatorit, nëse vendimi i Kushtetueses është pozitiv.
“Menjëherë pas 30 shtatorit... me shpresën që do të ketë vendim në frymën pozitive të konstituimit, po atë ditë do ta thërras partinë e parë dhe menjëherë do të procedojë edhe me caktimin e mandatarit. E pastaj punët e tjera janë në duar të partive, kush e krijon shumicën, si e krijojnë shumicën, si votohet qeveria, ato pastaj janë jashtë këtij institucioni”, tha Osmani./REL
Ushtarë të armatosur morën sot kontrollin e Katmandusë, kr...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, n...
Studiuesit paralajmërojnë se në sëmundje parazitare potenc...
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha në parlament se ...
Franca është zhytur në kaos, ndërsa një fushatë antiqeveri...
Zëvendësministri i mbrojtjes i Bjellorusisë, Pavel Muravye...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, t...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka reaguar në ...
Rajoni i Atikës në Greqi ndodhet në ditën e dytë të munges...
Sipas informacioneve të drejtuesit të organit mbikëqyrës t...
Kombet e Bashkuara po bëjnë një thirrje emergjente për gat...
Qeveria spanjolle do të propozojë një ndalim të plotë të p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar BE-së të ...
Kryeministri polak, Donald Tusk, njoftoi se një operacion ...
Rajyalaxmi Chitrakar, gruaja e ish-kryeministrit të Nepali...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka emëruar kryeminist...
Izraeli ka kryer një sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në k...
Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt thotë se sulmi i Izr...
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...