Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
"Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka që çmimet të bien", tha kancelari Olaf Scholz.
Ai njoftoi se paketa përfshin vendosjen e një çmimi tavan për gazin dhe një plan për të hequr fitimet e papritura të kompanive të energjisë, të cilat janë goditur pak nga rritja e çmimeve të gazit.
Fondi prej 200 miliardë eurosh, sipas Scholzit, është krijuar për t'u siguruar që Gjermania mund të përballet me pasojat e rritjes së çmimeve "këtë vit, vitin e ardhshëm dhe atë pas tij".
Gjermania, e cila ka qenë shumë e varur nga importet e lëndëve fosile djegëse nga Rusia për të plotësuar nevojat e saj energjetike, është vënë nën stres pasi furnizimet nga Moska po pakësohen.
Njoftimi i së enjtes u bë pasi inflacioni u rrit në nivelin më të lartë në 70 vjetët e fundit, në 10 për qind në shtator, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë.
"Ne e gjejmë veten në një luftë energjetike mbi mirëqenien dhe lirinë", tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.
Vendosja e kufirit për çmimin e gazit duhet të mbulojë "të paktën një pjesë" të gazit të përdorur nga familjet dhe bizneset, duke "ruajtur thirrjen për të reduktuar përdorimin e gazit" gjatë dimrit, pasi furnizimet janë të kufizuara, tha qeveria në një deklaratë.
Në të njëjtën kohë, qeveria do të punojë për të kufizuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët, duke hequr fitimet e marra nga kompanitë energjetike që kanë përfituar nga rritja e çmimeve të gazit, por që nuk përdorin burimin e energjisë për të prodhuar energji.
Njoftimi pasoi vendimin e Qeverisë gjermane për ta shtetëzuar kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper.
Gjermania ka thënë gjithashtu se ka në plan të mbajë në funksion dy centralet bërthamore edhe në çerekun e parë të vitit 2023, për të mbështetur rrjetin elektrik.
Gjermania pati planifikuar që t'i ndalë të gjitha centralet bërthamore në fund të këtij viti, mirëpo lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimet se shtetit do t’i duhet të shfrytëzojë të gjitha burimet e energjisë për të kaluar dimrin.
Perëndimi e ka ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.
Për pasojë, Rusia e ka zvogëluar sasinë e gazit që çon në Evropë, duke rritur shqetësimet për dimër të vështirë.
Para shpërthimit të luftës, Bashkimi Evropian ka siguruar nga Rusia 40 për qind të gazit që përdor brenda një viti./ REL
Një nënë australiane ka ndarë gjendjen e saj me një audien...
Rekordi Kombëtar i Skocisë publikoi një ekstrakt zyrtar ng...
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokap...
Rusia konfirmoi të enjten se do të aneksojë zyrtarisht pje...
Kremlini i hedh poshtë me zemërim fajësimet, se Rusia mund...
Dëmet nga uragani Ian do të jenë katastrofike, ka para...
Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në...
Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë konsum...
Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e kat...
Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë ...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryediplomatja e Ko...
Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj territoriale...
Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat ...
Samantha Cristoforetti nga Italia u bë të mërkurën gru...
Rrjedhjet e metanit po shfaqen si një kërcënim kryesor...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një telefon...
Në Bruksel tani, ku kryetarja e Komisionit Evropian, U...
Një ditë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të shpal...
Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa foli për pre...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...