Rusia konfirmon se do të aneksojë rajonet e Ukrainës ku u mbajt referendumi
Rusia konfirmoi të enjten se do të aneksojë zyrtarisht pje...

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, ka deklaruar të enjten se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi.
Sipas tij, dhjetëra persona janë arrestuar në Podgoricë dhe aksioni po vazhdon ende.
Ai ka thënë se marrë parasysh madhësinë e shtetit të Malit të Zi, ky është një nga aksionet më të mëdha të arrestimit në vendet e NATO-s.
Sipas informacioneve jozyrtare të radios "Evropa e Lirë", në aksionin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, si dhe Prokurorisë Speciale të shtetit, në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas malazezë, përfshirë edhe një zyrtar të administratës shtetërore, si dhe disa shtetas rusë.
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka mirëpritur veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”.
Sipas tij, ai po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka për qëllim “ruajtjen e interesave kombëtare”.
Më herët gjatë ditës është bërë e ditur se bastistjet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit.
Lajmi është konfirmuat për radion "Evropa e Lirë" nga prokurori special i këtij vendi, Vukas Radonjiç.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Deri më tash nuk është arrestuar askush”, ka thënë Radonjiç.
Kujtojmë se Agjencia për Siguri Kombëtare ka njoftuar më parë, jozyrtarisht, se shërbimet ruse kanë qenë mbrapa një sulmi të fuqishëm kibernetik që ka çaktivizuar infrastrukturën shtetërore të teknologjisë informative, në fund të gushtit të këtij viti.
Pasojat e sakta të këtij sulmi nuk dihen ende.
Kryeministri Abazoviç nuk e pati konfirmuar këtë informacion atëbotë.
Ekspertët nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) janë angazhuar për t’i ndihmuar Malit të Zi në hetimin e sulmeve kibernetike.
Marrëdhëniet diplomatike midis Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar nga viti 2014, kur Podgorica ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Europian, të vendosura ndaj Moskës për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.
Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës dhe për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt të këtij viti.
Rusia është kundërpërgjigjur, duke e shpallur Malin e Zi si “shtet jomiqësor”.
Në gjashtëmujorin e fundit, Podgorica zyrtare ka dëbuar gjashtë diplomatë rusë për, siç është thënë, aktivitete që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike./REL
Rusia konfirmoi të enjten se do të aneksojë zyrtarisht pje...
Kremlini i hedh poshtë me zemërim fajësimet, se Rusia mund...
Dëmet nga uragani Ian do të jenë katastrofike, ka para...
Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në...
Uragani Ian ka lënë pa rrymë më shumë se dy milionë konsum...
Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e kat...
Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë ...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryediplomatja e Ko...
Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj territoriale...
Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat ...
Samantha Cristoforetti nga Italia u bë të mërkurën gru...
Rrjedhjet e metanit po shfaqen si një kërcënim kryesor...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një telefon...
Në Bruksel tani, ku kryetarja e Komisionit Evropian, U...
Një ditë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të shpal...
Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa foli për pre...
Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i b...
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm Gjermani është keqësu...
Një studente është ulur në bankën e të akuzuarve, kjo pasi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...